SHFMU."Ndre Mjeda" - Rakosh

SHFMU."Ndre Mjeda" - Rakosh School

📌31 gusht 2026/Rakosh📚🏫🔷️📒📢📚 NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/27Të nderuar prindër, të dashur nxënës,të ...
31/08/2026

📌31 gusht 2026/Rakosh📚🏫🔷️📒

📢📚 NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/27

Të nderuar prindër, të dashur nxënës,të nderuar mësimdhënës.

Nesër fillon vitin e ri shkollor 2026/27,për klasat 1-9 mësimi do të fillon në ora 8.00/h, ndërsa për klasën parafillore fëmijet do të fillojn në ora 9.00/h. të gjithë nxënësit janë të obliguar 20 minuta pa filluar procesi mësimor në oborrin e shkollës.

Në këtë fillim të vitit të ri shkollor, ju urojmë të gjithë nxënësve shëndet, suksese dhe shumë arritje në rrugën e dijës.

Suksese të gjithëve në vitin e ri shkollor 2026/27! 📖✏️🎓

Me respekt,
Drejtoria e shkollës Rakosh!

📌31 gusht 2026/Rakosh📚📒🔷️Është mbajtur mbledhja e I-rë për vitin shkollor 2026/2027.                                   R...
31/08/2026

📌31 gusht 2026/Rakosh📚📒🔷️

Është mbajtur mbledhja e I-rë për vitin shkollor 2026/2027.

RENDI I PUNËS

🔷️Përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/27.
🔷️Sistematizimi i orëve,fuqzimin i aktiveve profesionale,dhe këshillave të klasave.
🔷️Njoftimi i prinderve për blerje të tekstëve,furnizmi i nxënësve me uniforma.
🔷️Të ndryshme!

➡️Drejtori z.Haxhiu e hapi takimin duke i lexuar pikat e rendit të ditës,të cilat u aprovuan njëzeri nga të pranishmit.

🏫 Shkolla i ka bërë përgaditjet eventuale si gelçerosja,larje,pastrim etj...!
Pastaj janë njoftuar mësimdhënësit për ndarjen e orëve,fuqzimi i këshillave të kalsëve,dha aktiveve profesionale.

Takimi mbaroj me suksese !

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e kl...
27/08/2026

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

📌18 gusht 2026/RakoshTë dashur nxënës të nderuar prinder,jemi afer fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27,tani duhet f...
18/08/2026

📌18 gusht 2026/Rakosh

Të dashur nxënës të nderuar prinder,jemi afer fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27,tani duhet filloni që të paiseni me tekste shkollore.

Aktivet profesionale nga shkolla jonë kanë bërë këtë përzgjedhje,kerkojm nga ju që t'a përcjelleni këtë katalog,dhe që me 1 shtator të jeni të gjithë të paisur me tekste shkollore!

Suksese shendet e mbarësi!

📌11 gusht 2026/Rakosh/ Arkiv📸Fotografi e shkrepur në vitin shkollor 1974/75Klasa: e IV-2.Mësuesit ana e majtë Sejdi Shal...
11/08/2026

📌11 gusht 2026/Rakosh/ Arkiv

📸Fotografi e shkrepur në vitin shkollor 1974/75
Klasa: e IV-2.

Mësuesit ana e majtë Sejdi Shala,Ibrahim Alidemaj,Hajriz Tahiraj.

Falenderojm për ruajtjen dhe kujdesin e kësaj fotografije Hylë Mehmetaj Hajdini e cila ishte nxënëse në atë kohë tashme jeton dhe vepron në Suedi.

Ju,faleminderit Hylë Mehmetaj Hajdini🙋‍♂️!

📌30 korrik 2026/Rakosh 📸Kujtesë📸Fotografi e shkrepur në vitin shkollor 1973/74,Klasa: e III-2.Mësuesit në këmbë: Hajdin ...
30/07/2026

📌30 korrik 2026/Rakosh 📸Kujtesë

📸Fotografi e shkrepur në vitin shkollor 1973/74,
Klasa: e III-2.

Mësuesit në këmbë: Hajdin Idrizaj, Ibish Hasnaj, Hajriz Tahiraj, Ali Idrizaj i ulur ne mesin e nxënësve mësuesi Ibrahim Alidemaj.

Falenderojm për ruajtjen dhe kujdesin e kësaj fotografije Hylë Mehmetaj Hajdini e cila ishte nxënëse në atë kohë tashme jeton dhe vepron në Suedi.

Ju,faleminderit Hylë Mehmetaj Hajdini🙋‍♂️!

29 korrik 2026/Rakosh📸 KujtesëGjenerata e vitit shkollor 1971/72 në gjysëmvjetorin e dytë,  klasa e I-2, Kujdestar i kës...
29/07/2026

29 korrik 2026/Rakosh📸 Kujtesë

Gjenerata e vitit shkollor 1971/72 në gjysëmvjetorin e dytë, klasa e I-2,
Kujdestar i kësaj klase ishte Ibrahim Alidemaj e në foto është edhe mësuesi Hajdin Idrizaj!

Falenderojm për ruajtjen dhe kujdesin e kësaj fotografije Hylë Mehmetaj Hajdini e cila ishte nxënëse në atë kohë tashme jeton dhe vepron në Suedi.

Ju,faleminderit Hylë Mehmetaj Hajdini🙋‍♂️!

📸Fotografi e shkrepur në vitin shkollor 1961/62Mësimdhënësit Musa Qurani dhe Nexhdet Morina,falenderojm Ali Jahaj për kë...
28/07/2026

📸Fotografi e shkrepur në vitin shkollor 1961/62
Mësimdhënësit Musa Qurani dhe Nexhdet Morina,falenderojm Ali Jahaj për këtë fotografi.

Nxënësit kush mundet të i identifikoi?

📌 15 korrik 2026/Rakosh🌱⚘️🌲🌿☘️🍀Mirëmbajtja e hapsirave gjelbëruese edhe në muajin korrik vazhdon në shkollën tonë!Rekoma...
15/07/2026

📌 15 korrik 2026/Rakosh🌱⚘️🌲🌿☘️🍀

Mirëmbajtja e hapsirave gjelbëruese edhe në muajin korrik vazhdon në shkollën tonë!

Rekomandim

Kerkojm nga banoret e fshatit Rakosh me rrethinë që gjatë këtyre ditëve me vapë🌅,ata që e shfrytzojn parkun 🌲🌲e shkollës për tu fresuar,si dhe kendin 🛝e lodrave për t'i argetuar fëmijët,ju lutem që t'i shfrytzoni koshat🗑 e mbeturinave për hedhjen e tyre në vende të caktuara!

Me respekt nga dretoria e shkollës.

📌24.VI.2026/Rakosh🔹️Të dashur semimaturantëJu njoftojmë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 26.06.2026 ditë e premt...
24/06/2026

📌24.VI.2026/Rakosh

🔹️Të dashur semimaturantë

Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 26.06.2026 ditë e premte në IAAP"Mithat Frasheri"Gurrakoc.

Luten kujdestarët e klasave që të jenë patjetër së bashku me nxënësit gjatë kësaj dite të rëndësishme.

Të dashur nxënës, para jush është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj arsimor. Pas shumë vitesh pune, përkushtimi, sakrifice dhe përpjekjesh, tani është koha të tregoni dijen, aftësitë dhe vlerat që keni fituar gjatë shkollimit tuaj.

Ju urojmë nga zemra shëndet, qetësi, vetëbesim dhe shumë suksese në këtë test dhe në çdo sfidë që ju pret në të ardhmen.
Besoni në veten tuaj, jepni më të mirën dhe mos harroni se çdo sukses fillon me një hap të guximshëm.

Drejtoria e shkollë ju uron shëndet e suksese!

Address

Istog

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU."Ndre Mjeda" - Rakosh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category