Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog

Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog Faqja zyrtare e Gjimnazit ,,Haxhi Zeka” Istog

28/08/2026

28.08.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" -Istog

📢 NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2026/2027 fillon më 1 shtator 2026 (e martë). 📚🎓

Mësimi në Gjimnazin “Haxhi Zeka” do të zhvillohet në dy ndërrime:

🌞 NDËRRIMI I PARË 🔹 Të gjitha paralelet/klasat e XII-ta 🔹 Klasat e XI-ta – Shkenca Shoqërore
🌙 NDËRRIMI I DYTË 🔹 Të gjitha klasat e X-ta 🔹 Klasat e XI-ta – Shkenca Natyrore

📌 Nxënësit luten të paraqiten me kohë në shkollë dhe të respektojnë orarin e përcaktuar.

✨ Ju urojmë një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm, me shumë dije, arritje dhe rezultate të mira!

Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026/2027! 💙📖

28/08/2026

28.08.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog

📢 NJOFTIM PËR NXËNËSIT MATURANTË

Të nderuar nxënës maturantë,

Ju njoftojmë se Testi i Maturës Shtetërore – afati i gushtit do të mbahet në:

📍 Qendrën e Testimit Nr. 1 në "Mithat Frashër"-Gjurakovc.
🕙 Fillimi i testit: ora 10:00
⏰ Nxënësit duhet të jenë në qendrën e testimit para orës 09:00.

📌 Nxënësit duhet të kenë me vete: ✏️ Laps të thjeshtë
📱 Kodin e testimit nga eKosova
🪪 Dokument identifikimi

🚫 Nuk lejohet të kenë me vete telefona apo pajisje të tjera elektronike gjatë testimit.

Ju lutemi të respektoni orarin dhe rregullat e testimit dhe të paraqiteni me kohë në qendrën e testimit.

🍀 Suksese të gjithë maturantëve! 💙

25.08.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" - Istog 🌟 STORIE SUKSESI – ELSA SHALA, KRENARIA E SHKOLLËS SONË! 🇽🇰🏆Gjimnazi “Haxhi Zek...
25/08/2026

25.08.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" - Istog

🌟 STORIE SUKSESI – ELSA SHALA, KRENARIA E SHKOLLËS SONË! 🇽🇰🏆

Gjimnazi “Haxhi Zeka” është krenar për nxënësen tonë, Elsa Shala, e cila po përfaqëson Republikën e Kosovës 🇽🇰 në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në Itali. 🇮🇹

Përzgjedhja e Elsës në përfaqësuesen e Kosovës është dëshmi e talentit, përkushtimit, punës së palodhur dhe vullnetit për të arritur majat në sport. 💪👏

Për ne, Elsa është më shumë se një sportiste – ajo është një shembull frymëzues për të gjithë nxënësit tanë, duke dëshmuar se me punë, disiplinë dhe këmbëngulje, ëndrrat bëhen realitet. ✨

I urojmë Elsës shumë suksese në këtë përvojë të veçantë dhe jemi të bindur se do ta përfaqësojë me dinjitet shkollën dhe Kosovën! 🇽🇰❤️

Suksese Elsa! Jemi krenarë me ty! 🏆👏🇽🇰

17/08/2026

17.08.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog

📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIM

🏫 Gjimnazi “Haxhi Zeka” – Istog
Njoftohen të gjithë nxënësit e interesuar se është hapur afati i dytë plotësues për regjistrimin në klasat e 10-ta.

📅 Pranimi i dokumenteve: 17, 18 dhe 19 gusht 2026
🕗 Orari: 08:00 – 14:00

📌 Publikimi i rezultateve: 20 gusht 2026

Të gjithë nxënësit e interesuar ftohen që brenda afatit të përcaktuar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim
🎓 Suksese të gjithë nxënësve dhe mirë se vini në Gjimnazin “Haxhi Zeka”!

07.08.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" Hapen aplikimet për projektin 'Youth Makers Exchange: Advancing STEAM Skills and Region...
07/08/2026

07.08.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka"

Hapen aplikimet për projektin 'Youth Makers Exchange: Advancing STEAM Skills and Regional Cooperation in the Western Balkans'
Inbox

Youth Makers Exchange: Advancing STEAM Skills and Regional Cooperation in the Western Balkans

UDHËTIME RAJONALE, PUNËTORI PRAKTIKE DHE PËRVOJË UNIKE!


Me kënaqësi të veçantë po ju shkruajmë për t'ju njoftuar mbi iniciativën tonë më të re rajonale. Përgjatë viteve, bashkëpunimi jonë me shkollat dhe nxënësit ka qenë shtylla kryesore e suksesit tonë në edukimin jo-formal STEAM. Ndaj, jemi të lumtur të ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij kapitulli të ri.

Kosova Makers League, në bashkëpunim të ngushtë me BONEVET Prishtina, ALBICT dhe Center for Balkan Cooperation LOJA, zyrtarisht po fillon projektin:

"Youth Makers Exchange: Advancing STEAM Skills and Regional Cooperation in the Western Balkans"
Për çka bëhet fjalë?
Ky projekt ka në fokus krijimin dhe forcimin e lidhjeve regjionale mes të rinjve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Nëpërmjet këtij programi, ne do të bëjmë bashkë 24 të rinj të grupmoshës 15 - 24 vjeç (8 të rinj nga Kosova) nga të tri shtetet për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi, miqësie dhe shkëmbimi kulturor.

Në vend që të mësojnë vetëm teorikisht, të rinjtë do të jenë pjesëmarrës në trajnime dhe punëtori praktike, sesione ndërvepruese, si dhe aktivitete argëtuese që forcojnë punën në ekip.

Çka do të krijojnë të rinjtë?
Përmes zhvillimit të njohurive të tyre në tre fusha kyçe: robotikë, inteligjencë artificiale dhe elektronikë, pjesëmarrësit do të bashkëpunojnë në ekipe për të konceptuar dhe zhvilluar prototipe funksionale për zgjidhje konkrete teknologjike për probleme reale të jetës së përditshme.


The Grant for Grassroot Initiatives is co-funded by the Western Balkans Fund and European Union, as part of the WBF-EU Joint Action.


Ftojmë të gjithë të rinjtë e moshës 15-24 vjeç të lexojnë kushtet dhe kriteret e aplikimit, si dhe të aplikojnë përmes linkut.


Linku për aplikim

'Youth Makers Exchange: Advancing STEAM Skills and Regional Cooperation in the Western Balkans' është projekt ndërkulturor, i përqëndruar në zhvillimin e shkathtësive praktike në fushat STEAM për të rinjtë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Projekti do të realizohet përmes s...

20.07.2026  Gjimnazi "Haxhi Zeka" -Istog 📚 Trajnimi i dytë për Modulin e Tretë – Programi "Trajnimi Profesional mbi Diza...
21/07/2026

20.07.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" -Istog

📚 Trajnimi i dytë për Modulin e Tretë – Programi "Trajnimi Profesional mbi Dizajnin UI/UX"

Sot u zhvillua me sukses, përmes platformës Google Meet, trajnimi i dytë për modulin e tretë të programit "Trajnimi Profesional mbi Dizajnin UI/UX".

Në këtë trajnim morën pjesë 5 nxënës të grupit të Robotikës të shkollës sonë, të shoqëruar nga mentorja e Lindita Kaliqanaj. Gjatë sesionit, pjesëmarrësit mësuan se si të krijojnë prezantime në mënyrë më të lehtë, më kreative dhe më profesionale duke përdorur platformën Canva. Ata u njohën me mjetet dhe funksionet kryesore të Canva-s për dizajnimin e prezantimeve moderne dhe tërheqëse.

Ky trajnim u mundësoi nxënësve të zhvillojnë aftësi praktike në fushën e dizajnit UI/UX dhe të përvetësojnë mjete digjitale që do t'u shërbejnë në projektet dhe prezantimet e tyre të ardhshme.

Falënderojmë organizatorët për këtë mundësi të vlefshme, si dhe nxënësit për përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë trajnimit. Urojmë suksese në vazhdimin e programit!

13.07.2026 Gjimnazi " Haxhi Zeka" - Istog📢 Trajnimi i parë për modulin e tretë – "Trajnimi Profesional mbi Dizajnin UI/U...
13/07/2026

13.07.2026 Gjimnazi " Haxhi Zeka" - Istog

📢 Trajnimi i parë për modulin e tretë – "Trajnimi Profesional mbi Dizajnin UI/UX"

Sot u mbajt me sukses trajnimi i parë i modulit të tretë të programit "Trajnimi Profesional mbi Dizajnin UI/UX", i realizuar në mënyrë online përmes platformës Google Meet, me pjesëmarrjen e nxënësve të grupit të Robotikës.

Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit u njohën me platformën Canva, një nga mjetet më të përdorura për dizajn grafik dhe krijimin e përmbajtjeve vizuale. Trajnimi u fokusua në prezantimin e funksioneve bazë të platformës, organizimin e elementeve grafike, përdorimin e shablloneve dhe krijimin e dizajneve tërheqëse, të cilat përbëjnë një bazë të rëndësishme në procesin e dizajnit UI/UX.

Ky trajnim shënon fillimin e modulit të tretë të programit, ku nxënësit do të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e dizajnit të ndërfaqeve dhe përvojës së përdoruesit, përmes aktiviteteve praktike dhe projekteve kreative.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesimin e treguar. Presim me padurim sesionet e ardhshme dhe projektet që do të realizohen gjatë këtij moduli.

11.07.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog Telegram ngushëllimi Me pikēllim të thellë sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen ...
11/07/2026

11.07.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog

Telegram ngushëllimi

Me pikēllim të thellë sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut dhe ish profesorit tonë të ndëruar Ferid Vuthaj.
Vepra dhe puna e tijj shumëvjeqare la gjurmë në shumë breza dhe gjenerata të tëra.
Lavdi të përjetshme për punën dhe kontributin e dhënë ..!
Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog në emër të të gjithë mësimdhmënësve dhe nxënësve shprehim ngushëllime familjës, miqëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur profesorin Ferid Vuthaj!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty profesor Ferid Vuthaj!

09.07.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog Samiti F’Oda 2026: Where Girls Lead (10–14 Gusht 2026)🌸Samiti F’Oda është një hap...
09/07/2026

09.07.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog

Samiti F’Oda 2026: Where Girls Lead (10–14 Gusht 2026)🌸
Samiti F’Oda është një hapësirë transformuese për vajzat e shkollave të mesme në Kosovë, e krijuar për të forcuar zërin, guximin, kujdesin, pavarësinë praktike dhe lidershipin kolektiv të vajzave.
Këtë vit, Samiti F’Oda do të fokusohet në temën:
“Where Girls Lead” — “Aty ku vajzat udhëheqin”

Ky nuk është thjesht një samit për “fuqizim.” Është një hapësirë ku vajzat do të mësojnë aftësi konkrete, do të ndërtojnë lidhje me vajza të tjera nga e gjithë Kosova, do të reflektojnë mbi historitë e grave para nesh dhe do të largohen me më shumë zë, vetëbesim, dije dhe përgjegjësi për atë që duan të ndërtojnë.

Samiti është plotësisht pa pagesë për pjesëmarrëset e përzgjedhura.
F’Oda do të mbulojë akomodimin, ushqimin, materialet e programit dhe aktivitetet e organizuara gjatë samitit.
Pjesëmarrëset do të marrin gjithashtu çantë dhuratë, certifikatë pjesëmarrjeje dhe mundësi për t’u bërë pjesë e rrjetit të F’Oda Collective.

Datat: 10–14 Gusht 2026
Vendi: Do të njoftohet pas përzgjedhjes së pjesëmarrëseve.
Aplikantet duhet të jenë 14-18 vjeç.
Afati per aplikim eshte deri me 17.07.2026
Këtu është linku për aplikim:

07/07/2026

07.07.2026 Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog

📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASAT E X-TA

Gjimnazi "Haxhi Zeka" njofton të gjithë nxënësit e interesuar se regjistrimi në klasat e X-ta për vitin e ri shkollor do të zhvillohet më:
🗓 7, 8 dhe 9 korrik 🕗 Nga ora 08:00 deri në ora 14:00

📚 Drejtimet:
Shkenca Natyrore
Shkenca Shoqërore

📌 Rezultatet e regjistrimit do të publikohen më 10 korrik.

Mirë se vini në Gjimnazin "Haxhi Zeka", ku dija, përkushtimi dhe suksesi ndërtojnë të ardhmen tuaj! 🌟

Address

Rruga "Rinia" Istog
Istog

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog:

Shortcuts

Share

Category