SH.M.L "DARDANIA" Hani i Elezit

SH.M.L "DARDANIA" Hani i Elezit Shkolla e mesme e lartë "Dardania" Hani i Elezit

Drejtori i SHML “Dardania” , z. Ziber Xhoni, priti në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi d...
08/09/2026

Drejtori i SHML “Dardania” , z. Ziber Xhoni, priti në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi dhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit z.Hisni Luri.

Gjatë vizitës u diskutua për investimet e realizuara në infrastrukturën shkollore.
Në kuadër të vizitës u panë nga afër edhe kabinetet mësimore të pajisura, të cilat tashmë ofrojnë një mjedis më bashkëkohor për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Po ashtu është mbështetur edhe puna e organizatës Creative Hub Kosovo, ku dhe përfaqësuesit e organizatës ishin prezent.

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin institucional.

MBLEDHJA E KËSHILLIT TË ARSIMTARËVESot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve, në të cilën u diskutuan çështj...
02/09/2026

MBLEDHJA E KËSHILLIT TË ARSIMTARËVE

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve, në të cilën u diskutuan çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e procesit mësimor për vitin shkollor 2026–2027 me këtë rend dite:
1. Fillimi i vitit shkollor 2026-2027;
2. Fondi i orëve për vitin shkollor 2026-2027;
3. Të ndryshme

Gjatë mbledhjes u shkëmbyen mendime dhe sugjerime, si dhe u përcaktuan detyrat dhe përgjegjësitë për një organizim sa më të mirë të fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027.

31/08/2026

NJOFTIM

Njoftohen nxënësit, mësimdhënësit se procesi mësimor për vitin e ri shkollor 2026/2027 do të fillojë më 01.09.2026.

Mësimi do të fillojë në ora 08:30.

Të gjithë nxënësve dhe stafit të shkollës u urojmë suksese dhe një vit shkollor të mbarë!

18/08/2026

NJOFTIM

Njoftohen nxënësit që dëshirojnë të aplikojnë për regjistrim në klasën e X-të në SHML “Dardania”, se nesër, më 19.08.2026, është dita e fundit për aplikim.

Për aplikim nevojiten këto dokumente:

* Certifikata e lindjes;
* Dëftesat origjinale të shkollës për klasat VI–IX;
* Fletëkonkurimi (merret në shkollë).

Dokumentet pranohen nga ora 09:00 deri në 16:00, në objektin e SHML “Dardania”.

12/08/2026

Njoftim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026, ndërsa të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.

MASh u bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore që të sigurojnë informimin me kohë të maturantëve dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit.

Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit mbahet më 29 gusht, në ora 10:00.
Informatat e detajuara rreth procesit të aplikimit i gjeni linkun:

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/

KONKURS PËR PRANIM E NXËNËSVE NË KLASËN E X-të Të gjitha informatat lidhur me kriteret e pranimit, dokumentet e nevojshm...
07/07/2026

KONKURS PËR PRANIM E NXËNËSVE NË KLASËN E X-të

Të gjitha informatat lidhur me kriteret e pranimit, dokumentet e nevojshme, afatet dhe procedurat për aplikim në SHML “Dardania”, gjenden në fotografinë e mëposhtme.
Suksese për të gjithë nxënësit!

Koordinatori për Cilësi në shkollë priti në një takim pune znj. Ardita Kalisi, me të cilën u diskutua për organizimin dh...
26/06/2026

Koordinatori për Cilësi në shkollë priti në një takim pune znj. Ardita Kalisi, me të cilën u diskutua për organizimin dhe mbajtjen e një workshop-i me nxënësit gjatë javës së ardhshme.
Gjatë takimit u shqyrtuan detajet e aktivitetit dhe mënyrat e bashkëpunimit për realizimin e tij me sukses. Shkolla jonë vlerëson partnerët dhe kontribuesit e jashtëm, të cilët me bashkëpunimin e tyre japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kompetencave të nxënësve.

Është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të SHML “Dardania”, me këtë rend dite:1. Miratimi i Planit Zhvillimor të Shk...
22/06/2026

Është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të SHML “Dardania”, me këtë rend dite:

1. Miratimi i Planit Zhvillimor të Shkollës 2026–2028;
2. Raportimi i përfundimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025–2026;
3. Mësimi zgjedhor;
4. Pranimi i nxënësve në klasën e X-të për vitin shkollor 2026–2027;
5. Të ndryshme.

Mbledhja u monitorua nga drejtori i SHML “Dardania”, z. Ziber Xhoni, ndërsa u udhëhoq nga kryetari i Këshillit Drejtues, Ekrem Xhoni.
Gjatë mbledhjes u diskutuan dhe u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës nga anëtarët e pranishëm. Në fund të mbledhjes u miratuan propozimet dhe rekomandimet e paraqitura, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së punës dhe realizimit sa më të suksesshëm të aktiviteteve dhe proceseve shkollore.

Intervista e plotë në emisionin “Studio A” në ATVJu ftojmë të ndiqni intervistën e drejtorit të SHML “Dardania”, z. Zibe...
19/06/2026

Intervista e plotë në emisionin “Studio A” në ATV

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e drejtorit të SHML “Dardania”, z. Ziber Xhoni, së bashku me nxënësit Miran Kuka dhe Ruvejda Kalisi.

Në këtë intervistë prezantohen aktivitetet, sukseset dhe arritjet e shkollës sonë, si dhe angazhimi i vazhdueshëm i nxënësve dhe stafit arsimor.

Ju dëshirojmë shikim të këndshëm!

Ndiqeni intervistën e plotë në videon më poshtë.

✔️ Did you subscribe to ATV's Official channel? 👇🏼 ► https://www....

Drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë “Dardania”, z. Ziber Xhoni, mbajti mbledhje me Këshillin e Mësimdhënësve me këtë r...
19/06/2026

Drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë “Dardania”, z. Ziber Xhoni, mbajti mbledhje me Këshillin e Mësimdhënësve me këtë rend dite:

1. Raporti i përfundimit të gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2025/2026.
2. Riprovimet dhe provimet e klasës për muajin gusht.
3. Mësimi zgjedhor.
4. Pranimi i nxënësve të klasave të 10-ta për vitin shkollor 2026/2027.
5. Dorëzimi i ditarëve të klasës.
6. Të ndryshme.

U diskutuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ku mësimdhënësit dhanë mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me çështjet e paraqitura. Pas shqyrtimit të secilës pikë, u morën vendimet përkatëse për realizimin e obligimeve dhe aktiviteteve të parapara.

Address

Han I Elezit
71510

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SH.M.L "DARDANIA" Hani i Elezit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SH.M.L "DARDANIA" Hani i Elezit:

Shortcuts

Share

Category