SHFMU "Veli Ballazhi" - Gorancë

SHFMU "Veli Ballazhi" - Gorancë SHFMU “Veli Ballazhi” GORANCË
Managed by : Adis Lusnjani

Jemi të lumtur të ndajmë me ju “Mjetin për matjen e mbështetjes së projekteve të Vullnetarizmit Edukativ nga institucion...
25/09/2024

Jemi të lumtur të ndajmë me ju “Mjetin për matjen e mbështetjes së projekteve të Vullnetarizmit Edukativ nga institucionet lokale” të lansuar nga organizata TOKA në bashkëpunim me 4 partnerë nga Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Serbi!

Ky mjet është vendi juaj për të eksploruar dhe treguar projektet e udhëhequra nga të rinjtë, të mbështetura nga autoritetet lokale në keto vende. Ne po ju ftojmë të:

- Eksploroni projektet e Vullnetarizmit Edukativ me ndikim në komunitet,
- Zbuloni mbështetjen lokale për këto projekte,
- Ndani projektin tuaj dhe mbështetjen e marrë.

Nëse jeni pjesë e një klubi të të rinjve ose shkolle që merret me projekte të Vullnetarizmit Edukativ, plotësoni formularin për të treguar karakteristikat e projektit tuaj dhe mbështetjen që keni marrë nga institucionet lokale.

Për më shumë informata rreth mjetit vizitoni uebfaqen e TOKAs:

Në TOKA, ne ndihmojmë vajza dhe djem – veçanërisht ata që janë të pavlerësuar të bëhen qytetarë aktiv të motivuar të cilët kontribuojnë në ndryshime pozitive në komunitet dhe shoqëri. Programet tona edukative dhe fuqizuese kanë ndikuar pozivisht jetët e më shumë se 30,000 të...

09/12/2022

Njoftim:
Njoftohen nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit se ditën e shtunë me datë: 10.12.2022 do të mbahet mësim me orar të ditës së enjte.
Ditët dhe orët e humbura gjatë grevës, do të kompenzohen sipas kalendarit të ri të hartuar nga MASHT-i.

28/10/2022

Njoftim:
Njoftohen nxënësit, prindët dhe mësimdhënësit se ditën e shtunë të datës 29.10.2022 do të mbahet mësim me orarë të ditës së Hënë. Ditët dhe orët e humbura gjatë muajit shtator për shkak të grevës, do të kompenzohen sipas kalendarit të ri të hartuar nga MASHT-i.

21/10/2022

Njoftim:
Njoftohen nxënësit, prindët dhe mësimdhënësit se ditën e shtunë të datës 22.10.2022 do të mbahet mësim me orarë të ditës së premte. Ditët dhe orët e humbura gjatë muajit shtator për shkak të grevës, do të kompenzohen sipas kalendarit të ri të hartuar nga MASHT-i.

14/10/2022

Njoftim:
Njoftohen nxënësit, prindët dhe mësimdhënësit se ditën e shtunë të datës 15.10.2022 do të mbahet mësim me orarë të ditës së enjte. Ditët dhe orët e humbura gjatë muajit shtator për shkak të grevës, do të kompenzohen sipas kalendarit të ri të hartuar nga MASHT-i.

01/10/2022

E shtunë
01.10.2022

Të nderuar prindër, të dashur nxënës, ju njoftojmë së procesi mësimor dhe viti shkollor 2022/2023 fillon të hënën me datë:03.10.2022.
Ju njoftoj, për nxënësit parafillor procesi mësimor fillon në ora: 8:00.
Mirë se vini në shkollë!

Kalendari i vitit shkollor 2022/2023
19/08/2022

Kalendari i vitit shkollor 2022/2023

Shfmu " Veli Ballazhi" përfituese e grandit 4000 Dollarë.Furnizimi i Kabinetit dhe Sallës Sportive me inventar.Nxënësit ...
07/07/2022

Shfmu " Veli Ballazhi" përfituese e grandit 4000 Dollarë.
Furnizimi i Kabinetit dhe Sallës Sportive me inventar.
Nxënësit Emirit me grupin e tij i urojmë suksese në realizimin e projektit.
Të gjithë ato që kontribuan i faliminderoj.

13/06/2022

NJOFTIM

Nga : MAShTI

Nesër mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nesër, më 14 qeshor 2022, organizon pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë, të cilit do ti nënshtohen mbi 24 mijë nxënës të klasëve të nënta, në 176 Qendra të Testimit, ku të angazhuar për mbarëvajtje procesit janë rreth 1600 administrues.

Në pjesën e dytë, nxënësit do t’iu nënshtrohen pyetjeve nga Matematika, Informatika, Fizika, Kimia dhe Biologjia.

Ndërsa, sa i përket pjesës së parë të testimit, e cila është mbajtur më 4 qershor 2022, MAShTI ka nxjerrë një raport në të cilin janë evidentuar problemet që e kanë përcjellë procesin e mbajtjes së testimit, të cilat janë: mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e Qendrave të Testimit dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit.

Lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, MAShTI ka marrë të gjitha informatat nga terreni dhe ka marrë masat adekuate në mënyrë që në pjesën e dytë të testimit të eliminohen të gjitha papërgjegjësitë që janë evidentuar në pjesën e parë.

MAShTI njofton se, bazuar në legjislacionin në fuqi janë ndërmarrë masa ndaj 6 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin nuk do t’u lejohet të përsërisin pjesën e parë të testimit, pra atyre do t’u llogariten pikët vetëm nga lëndët në pjesën e dytë të Testit.

Ndër të tjera, MAShTI kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të marrin të gjitha masat e nevojshme, të cilat do të sigurojnë që pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë të organizohet sipas standardeve dhe rregullave të përcaktuara.

Në mënyrë që pjesa së dytë e testimit të shkojë mirë, MAShTI ka krijuar një Grup Punues i cili do të bëjë monitorimin e procesit, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë nga krimet kibernetike, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe DKA-ve.

MAShTI, gjithashtu kërkon nga DKA-të që në pjesën e dytë të Testit të sigirohen që: administruesit të arrijnë më kohë në Qendrën e Testimit, të kenë me vete Udhëzuesin me rregullat për administrimin e Testit, të respektojnë rregullat e administrimit të Testit sipas udhëzuesve të shpërndarë nga DVSM-MAShTI, të njoftojnë nxënësit për rregullat që duhet të respektojnë gjatë procesit të testimit, të mos lejojnë nxënësit që të hyjnë me telefon në Qendër të Testimit, të njoftojnë administruesit se do të përjashtohen nga procesi në rast të mos respektimit të përgjegjësive dhe se ndaj tyre do të ndërmerren masa sipas legjislacionit në fuqi.

Address

Gorancë
Han I Elezit
71510

Telephone

+37745256141

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Veli Ballazhi" - Gorancë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Veli Ballazhi" - Gorancë:

Shortcuts

Share