Deshiron te jet dikush admin te postoj?
Selam Alejkum (Paqja,bekimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju).
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Selam Alejkum (Paqja,bekimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju)., Education, Han i Elezit.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha:
“Nëse dëshiron zbutjen e zemrës tënde, atëherë ushqe të varfrin dhe ledhato kokën e jetimit.”
⚪️ Tek shfeton rrjetet sociale ndeshesh me postime që fatkeqësisht janë nga muslimanet, të cilët ska dyshim kanë rënë pre e mashtrimit të këtyre postimeve se ska si të jetë ndryshe...
⛔️Futu ketu dhe shihe sesi do te vdesësh...
⛔️Emri qe fillon me kete shkronje do te kete këtë apo ate....
⛔️Shiko sesi do të jesh pas shume vitesh....etj qe me keqardhje shume muslimane futen vetem thjesht per te luajtur dhe nuk e kuptojne rrezikun e kesaj loje...!!
⁉️Cili eshte rreziku? Besimi yt eshte ne rrezik!
🔴 Nuk duhet aspak te harrosh se pjese e besimit tend eshte besimi se çdo gjë që ndodh nuk ndodh vetëm se Caktimin dhe Dijen e Allahut dhe se Gajbin (te fshehten, te panjohuren) nuk e di askush përveç Allahut.
❗️Njohja e së fshehtës, që fshihet pas këtyre postimeve, edhe pse mund tju duket lojë, është karakteristikë vetëm e Allahut, ashtu siç e dëshmon këtë në Kuran duke thënë:
عَالِمُ الْغَيْبِ فَلا يُظْهِرُ عَلَى غَيْبِهِ أَحَدًا
"(Ai i Vetëm është) i Gjithëdituri i Gajbit (i të panjohurës) dhe askujt nuk ia shpall Gajbin fshehtësinë) e Tij" [Xhin: 26]
🔘 Saadi -Allahu e mëshiroftë- thotë në lidhje me këtë:
(Allahu i Plotfuqishëm është i Vetmi që e njeh Gajbin (të fshehtën). Kushdo që pretendon pjesëmarrjen me Allahun në këtë njohuri qoftë me fall ose me magji apo të tjera te ngjashme me to; apo beson në këto pretendime, i ka bërë shok Allahut në atë që është prej karakteristikave të Tij, dhe ka përgënjështruar me këtë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ... )
🚫 Fallxhorë janë ata që pretendojnë njohjes e së fshehtës dhe u tregojnë njerëzve për atë që do tju ndodh. Dhe sot në kohërat tona këta fallxhorë kanë marrë forma të ndryshme: lojra, web site, klikime...etj, sepse në të gjitha këto forma pretendohet njohja e Gajbit (e së fshehtës, e së panjohurês).
Dhe vetem klikimi ne keto postime qofte edhe me justifikimin se ti nuk u beson, por vetem thjesht per te luajtur, ke përgënjeshtruar me kete besimin tend qe duhet te jete i patundur: qe te fshehten nuk e di askush perveç Allahut.
🔴 Veprimi yt e dashur moter është kundërshtim i Fjalës së Allahut ku thotë:
قُل لاَّ يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ الْغَيْبَ إِلاَّ اللَّهُ
"Thuaj: Askush në qiej e në tokë nuk e di Gajbin (të fshehtën, të panjohurës) përveç Allahut" [Neml: 65]
🔴 Është gjithashtu mohim i Fjalës së Allahut:
وَعِندَهُ مَفَاتِحُ الْغَيْبِ لاَ يَعْلَمُهَا إِلاَّ هُوَ
"Dhe vetëm me Të (Allahun) janë çelësat e Gajbit (gjithçka të fshehtë e të panjohur) askush nuk i di përveç Atij" [Enam: 59]
📍Prandaj kujdes: Ruaje besimin tënd!
✅Këshilloj, jo se dua të të hedh poshte e dashur moter, perkundrazi, por sepse te dua te miren ashtu siç e dua ate per veten time. Dhe a ka ndonje me te mire sesa ruajtja e besimit nga çdo gje e godet ate??!!
✅ Këshilloj, sepse e kam detyre këshillën, sidomos kur këto gjera që e godasin besimin dhe akiden e besimtarit behen kaq hapur dhe bien pre kaq shume muslimane pa e kuptuar rrezikun qe i kanos....
Dhe a ka detyre me madhe sesa ruajtja e besimit dhe akides nga shirku??!!
✅Kêshilloj sërish edhe nga frika se mos na perfshin denimi i Allahut, sepse ashtu siç ka ardhur ne hadithin e Profetit -salAllahu alejhi ue selam-:
(إن الناس إذا رأوا المنكر ولم يغيروه أوشك أن يعمهم الله بعقاب منه)
"Me të vertetë nëse njerëzit shikojnë një të keqe dhe nuk e ndryshojnë atë do ti përfshijë ata dënimi nga Allahu" [Hadithin e ka saktësuar shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- në "Sahih Ibn Maxheh"]
Allahu na ruajte ne dhe ju nga Denimi i Tij!
Allahu na ruajte ne dhe ju besimin nga çdo gje qe e pakeson ate dhe na shtofte dije te dobishme dhe tê vepruarit me të!
✯✩LeNa✩✯:
Para perëndimit të diellit, hyn në Xhennet, dhe nëse e thua në mbrëmje dhe vdes atë natë, para agimit, hyn në Xhennet”.
Shkak për pastrimin e zemrës.
Çdo rob i Zotit ka një pikë të bardhë në zemër. Kur kryen një mëkat, një pikë e zezë shfaqet brenda kësaj pike. Nëse vazhdon me mëkate, e zeza rritet gjithë kohës dhe e mbulon të bardhën. Kur e bardha të jetë mbuluar krejtësisht, i zoti i kësaj zemre kurrë më nuk kthehet drejt të mirës. Këtë e thotë Zoti edhe në Kur’an: ۞ “Por jo, bëmat e tyre u janë bërë ndryshk mbi zemra…”
[Mutafifinë: 14].
Në fund, thanë për istigfarin
“Kur’ani u tregon për sëmundjen dhe shërimin. Sëmundje janë mëkatet, ndërsa shërimi është istigfari”.
(Katade.)
“Iblisi ka thënë i kam shkatërruar bijtë e Ademit me mëkate, ata më shkatërruan me istigfar dhe La ilahe il-lAllah.”
(Ibn Xheuzij)
26/08/2017
“O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar. Hyn në turmën e robërve të Mi. Dhe hyn në xhenetin Tim.” (89:27-30)
Sikur ta kishim zbritur kete Kur'an mbi nje mal, Sigurisht do ta kishe pare ate(malin) te perulur e te therrmuar nga frika e Allahut.Te tille jane shembujt te cilet Ne ua sjellim njerezve , me qellim se mbase mund te mendojne.Allahu eshte Ai vec te Cilit nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte, por vetem Ai, I Gjithedituri I cdo te panjohure (gajbit) dhe te njohure.Ai eshte I Gjithemeshirshmi , Meshireploti.
Allahu eshte Ai , pervec te Cilit nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte, por vetem Ai, Mbizoteruesi , I Shenjti, I Gjithepersosuri I sigurise, Gjithevezhguesi mbi krijesat e Tij, I Gjithefuqishmi, Urdheruesi I Paperballueshem, me I Larti Suprem.Lavdi I qofte Atij! I Larte eshte Ai nga cfare I mveshin dhe I bashkojne!
[Hashr 21-23]
24/08/2017
Jeta është e shkurtër që atë ta shkatërrosh me njerëz që para tyre gjatë gjithë kohës duhet t'i arsyetosh veprat e tua; ai që të do ka për me pa mirësi në ty, kurse ai që të urren s’do mund ta kënaqësh asnjëherë!
Hoxhe Irfan Jahiu
20/08/2017
Kushtuar Nënës
O Zot tregohu i dhembshur me një trup i cili na mbajti nëntë muaj, duke iu dobësuar eshtrat, duke iu çarë lëkura. Shpërbleje o Zot atë trup të cilin e privuam nga rehatia dhe gjumi, jepi mirësi atij trupi nga i cili morëm shëndetin duke e sëmurë, e që na nxori në dritë pas vuajtjeve të shumta!
Hoxhe Jusuf Hajrullah
20/08/2017
Kam dashur të ngrihem
mbi të gjitha plagët e fshehura e dhimbjet e heshtura
Se plagët e thella gjithnjë të fshehura janë
Se dhimbjet e mëdha jetojnë por zë nuk kanë
Me fjalët e gjalla të qenies në çdo gjë kam trokitur
Për t’i bërë takimet e bukura, kam pasur durim për të pritur
Frutat bëhen veç në stinën e tyre, sado pemën ta kesh ujitur
Kam guxuar të bëj gjëra për të cilat mendja ka thënë se s’i bën dot
Kam guxuar të fal gabime edhe nëse kanë qenë më të mëdhatë në botë
Kam guxuar të qesh edhe atëherë kur është pritur të derdh lotë
Me ngjyrat e dhimbjeve e gëzimeve jetën e kam bërë pikturë
Kur kam dashur t’i pikturoj ndjenjat, bota më është bërë pëlhurë
Sikur brenda njeriut të mos kishte asgjë, prej tij s’do buronte diçka kurrë
Këtu brenda është uji e toka, ajri e zjarri dhe Universi i tërë
Jam rritur mes dhimbjesh e plagësh, prandaj kaq i lumtur jam bërë.
F.M
Dhjetë ditët e Dhul Hixhes, dobitë dhe punët e pëlqyera në to
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Me çfarë i presim dhjetë ditët e dhul hixhes?
1. Pendim i sinqertë.
Muslimani i pret kohët e bindjes në tërësi me pendim të sinqertë dhe me një vendosmëri të sigurt për kthimin tek Allahu.
Pendimi për robin e Allahut është shpëtim si në dynja ashtu dhe në ahiret. Thotë Allahu:
"وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ"
"…Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." En Nur, 31.
2. Vendosmëria serioze në përfitimin e këtyre ditëve.
Muslimani duhet të tregojë kujdes të madh në ndërtimin e këtyre ditëve me vepra dhe fjalë të mira. Ai i cili tregon vendosmëri në diçka ndihmohet prej Allahut dhe i përgatit atij shkaqet, të cilat e ndihmojnë në plotësimin e veprës. Kush është i sinqertë me Allahun Allahu ia vërteton atij atë dhe thotë:
"وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا"
"E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne" El Ankebut, 69.
3. Largimi prej gjynaheve.
Dihet se bindja është shkak për afrim tek Allahu ndërsa gjynahet janë shkak për largimin ndaj Allahut dhe përzënie prej mëshirës së Allahut. Njeriut i ndalohet mëshira e Allahut për shkak të gjynaheve që vepron. Nëse shpreson në fshirjen e gjynaheve dhe lirimin prej zjarrit të xhehenemit parandaloje veten në mos rënien në gjynahe gjatë këtyre ditëve dhe të tjera veç saj. Kur e koncepton atë që kërkon, lehtësohet çdo përpjekje e bërë.
Përkushtohu vëlla musliman në përfitimin e këtyre ditëve, përmirëso pritjen e tyre para se të largohen ato dhe më pas të pendohesh.
Dobia e dhjetë ditëve të dhul hixhes
1. Allahu është betuar për to
Kur Allahu betohet në diçka tregon për madhështinë e vendit që zë dhe për dobinë e tij. I lartësuari betohet vetëm për atë që është e madhe. Thotë:
"وَالْفَجْرِ وَلَيَالٍ عَشْرٍ"
" Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!" El Fexhër, 1-2.
Dhjetë netët bëhet fjalë për ato në dhul hixhes. Kështu kanë thënë xhumhurët, komentuesit dhe pasuesit, ka thënë Ibn Kethiri në komentimin e tij se ai është i saktë.
2. Ato janë ditë të njohura te të cilat lejohet dhikri
Thotë Allahu:
"وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ عَلَى مَا رَزَقَهُمْ مِنْ بَهِيمَةِ الْأَنْعَامِ"
"…dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për atë që i ka furnizuar me kafshë…" El Haxh, 28.
Xhumhurët thonë se ditët e caktuara janë dhjetë ditët dhul hixhes. Prej tyre është Ibn Umeri, Ibn Abazi.
3. Profeti ka dëshmuar për to se ato janë më të mira se ditët e dynjasë.
Transmetohet nga Xhabiri – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë:
وعن جابر رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: "أفضل أيام الدنيا العشر يعني عشر ذي الحجة قيل ولا مثلهن في سبيل الله قال ولا مثلهن في سبيل الله ..."رواه البزار وابن حبان وصححه الألباني
"Ditët më të mira të dynjasë janë dhjetë. D.m.th.: dhjetë ditët e dhul hixhes. Thuhet: "Nuk ka të ngjashme si to në rrugën e Allahut." Tha: "Nuk ka të ngjashme si to në rrugën e Allahut me përjashtim të një personi" Transmeton El Bezari, e saktësoi Albani.
4. Në këto ditë është dita e Arafatit.
Dita e Arafatit është dita e haxhit të madh, dita e faljes së gjynaheve, dita e lirimit prej zjarrit të xhehenemit.
5. Në këto ditë është dita e kurbanit.
Për disa dijetarë kjo është më e mira ditë e vitit.
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ قُرْطٍ عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "إِنَّ أَعْظَمَ الْأَيَّامِ عِنْدَ اللَّهِ تَبَارَكَ وَتَعَالَى يَوْمُ النَّحْرِ ثُمَّ يَوْمُ الْقَرِّ " أبو داود والنسائي وصححه الألباني
Transmetohet nga Abdullah bin Kurtin se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Me të vërtetë dita më e madhe tek Allahu është dita e kurbanit, më pas dita që pason" Ebu Daudi, Nesai e saktëson Albani.
6. Në to përmblidhen nënat e adhurimit.
El Hafidh Ibn Haxher ka thënë: "Ajo që nxjerrë në pah shkakun e dallimit të dhjetë ditëve të dhul hixhes është për vendin e përfshirjes në të të nënave të adhurimit, si: namazi, agjërimi, sadakaja dhe haxhi.
Punët e mira në dhjetëditëshin e dhul hixhes
عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: "مَا مِنْ أَيَّامٍ الْعَمَلُ الصَّالِحُ فِيهَا أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ مِنْ هَذِهِ الْأَيَّامِ يَعْنِي أَيَّامَ الْعَشْرِ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ قَالَ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ إِلَّا رَجُلٌ خَرَجَ بِنَفْسِهِ وَمَالِهِ فَلَمْ يَرْجِعْ مِنْ ذَلِكَ بِشَيْءٍ"
Ibn Abazi – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë se ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–: "Nuk ka ditë ku puna e mirë në të të jetë më e dashur tek Allahu se në këto ditë." D.m.th.: dhjetë ditët. Thanë: "O i Dërguari i Allahut, as xhihadi në rrugë të Allahut?" U tha: "As xhihadi në rrugë të Allahut, me përjashtim të atij personi, i cili del me veten e tij, me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjë gjë." Buhari.
وعن عبد الله بن عمر رضي الله عنهما قال: كنت عند رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: فذكرت له الأعمال فقال: "ما من أيام العمل فيهن أفضل من هذه العشر" قالوا: يا رسول الله، الجهاد في سبيل الله؟ فأكبره. فقال: "ولا الجهاد إلا أن يخرج رجل بنفسه وماله في سبيل الله، ثم تكون مهجة نفسه فيه" رواه أحمد وحسن إسناده الألباني.
Abdullah bin Umer – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë: Kam qenë te Profeti dhe i kam përmendur veprat. Tha: "Nuk ka ditë që puna në to të jetë më e mirë se e dhjetë ditëve të dhul hixhes. Thanë: "O i dërguar i Allahut, është xhihadi në rrugë të Allahut? E çmoj atë dhe tha: "As xhihadi, me përjashtim të personit që del në rrugën e Allahut me veten e tij, me pasurinë e tij dhe më pas kurajon veten e tij në të." Imam Ahmed, e përmirësoi senedin e tij Albani.
Të dy këto hadithe tregojnë se çdo vepër e mirë që kryhet në dhjetë ditët e dhul hixhes janë më të dashura tek Allahu se çdo ditë tjetër. Gjithashtu, hadithet tregojnë se vepruesi në dhjetë ditët e dhul hixhes është më i mirë se ai që lufton në rrugë të Allahut dhe kthehet me pasurinë e tij.
Vëlla mysliman!
Kur ty të bëhet e ditur mirësia e veprës në dhjetë ditët e dhul hixhes prej ditëve të tjera tregon mirësinë e Allahu për robërit e Tij. Ky është një moment i madh që duhet shfrytëzuar me një përkushtim të madh në të gjitha llojet e bindjes ndaj Allahut. Kjo ka qenë dhe gjendja e të parëve tanë punëmirë.
Ebu Theman En Nehdi ka thënë: "Kanë qenë të parët tanë që lartësonin tri dhjetëditësh. Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, dhjetë ditët e para të Dhul hixhes dhe dhjetë ditët e para në Muharrem.
Veprat e pëlqyera për muslimanin, të cilat kërkojnë përkushtim dhe shtim në këto ditë janë:
1. Kryerja e haxhit dhe e umrës.
Të dyja janë prej veprave më të mira që kryen në dhjetë ditët e dhul hixhes e kush i kryen ato në këto ditë shpërblimi i tij është xheneti.
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "الْعُمْرَةُ إِلَى الْعُمْرَةِ كَفَّارَةٌ لِمَا بَيْنَهُمَا وَالْحَجُّ الْمَبْرُورُ لَيْسَ لَهُ جَزَاءٌ إِلَّا الْجَنَّةُ" متفق عليه
Transmetohet prej Ebu Hurejrës – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Umra deri te Umra tjetër është fshirëse të gjynaheve midis tyre dhe haxhi i pranuar ka si shpërblim xhenetin." Buhari dhe Muslim.
Haxhi i pranuar është ai që përputhet me udhëzimin e Profetit alejhi selam dhe që nuk përzihet me gjynahe si: syefaqësia, fama, vepra të turpshme, kundërshtimi i ligjeve. Por duhet të jenë të mbushura me vepra të mira.
2. Agjërimi.
Nuk ka dyshim se agjërimi, lloji e punëve të mira, është edhe më i mirë, të cilin Allahu e zgjodhi për Veten Tij.
هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ: "قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ كُلُّ عَمَلِ ابْنِ آدَمَ لَهُ إِلَّا الصِّيَامَ هُوَ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ" متفق عليه
Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë: Kam dëgjuar Profetin – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të – të thotë: "Ka thënë Allahu: 'Çdo punë e birit të Ademit është e tij, ndërsa agjërimi është i Imi dhe shpërblej me të'. " Buhari dhe Muslim.
Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – e veçoj agjërimin ditën e Arafatit midis dhjetë ditëve të dhul hixhes për të shtuar kujdesin dhe qartësoi dobinë e agjërimit të asaj ditë.
عَنْ أَبِي قَتَادَةَ أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "صِيَامُ يَوْمِ عَرَفَةَ أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ وَالسَّنَةَ الَّتِي بَعْدَهُ" مسلم
Transmetohet prej Ebu Katades se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Agjërimi ditën e Arafatit llogaritet tek Allahu si fshirës i gjynaheve të vitit para tij dhe pas tij." Muslimi. Imam Neueui ka thënë: "Agjërimi i Arafatit është i pëlqyer."
3. 💎💫Namazi.
Është prej veprave të mëdha dhe më së shumti mirësi dhe për këtë muslimani e ka për detyrë të përkushtohet në të në kohën e vetë dhe me xhemat. Në këto ditë të shtojë namazet vullnetare, pasi janë mënyra më e mirë për t'u afruar tek Allahu.
💎
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: "إِنَّ اللَّهَ قَالَ وَمَا يَزَالُ عَبْدِي يَتَقَرَّبُ إِلَيَّ بِالنَّوَافِلِ حَتَّى أُحِبَّهُ" البخاري
Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë: Ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –: "Allahu ka thënë: 'Vazhdon robi im të më afrohet Mua me nafilet, derisa ta Dua atë'." Buhari.
4. 💎Tekbiri, falënderimi, tahlili dhe dhikri.
عَنِ ابْنِ عُمَرَ عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "مَا مِنْ أَيَّامٍ أَعْظَمُ عِنْدَ اللَّهِ وَلَا أَحَبُّ إِلَيْهِ مِنْ الْعَمَلِ فِيهِنَّ مِنْ هَذِهِ الْأَيَّامِ الْعَشْرِ فَأَكْثِرُوا فِيهِنَّ مِنْ التَّهْلِيلِ وَالتَّكْبِيرِ وَالتَّحْمِيدِ" أحمد
Transmetohet nga Ibn Umeri – kënaqësia e Allahut qoftë me të dy! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Nuk ka ditë më të mëdha dhe të dashura tek Allahu dhe të punuarit në to se në dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Shtoni në këto ditë tahlilin, tekbirin dhe falënderimin." Imam Ahmed.
Buhariu ka përmendur se Ibn Umerit dhe Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të dy! –, të cilët kanë dalë në treg në këto dhjetë ditë bënin tekbiret dhe njerëzit bënin të njëjtën gjë. Ka thënë: "Ka qenë Umeri në kubën e tij në Mina dhe bënin tekbiret që ta dëgjonin njerëzit në xhami dhe ata bënin të njëjtën gjë. Dhe tregtarët bënin tekbiret sa që Mina dridhej nga tekbiret. Ka qënë Ibn Umeri që bënte tekbiret në Mina gjatë atyre ditëve pas namazeve, në vendin e fjetjes, në tendë, mexhlis dhe ecje në të gjitha ditët."
Është e pëlqyer që tekbiret në këto ditë të bëhen me zë të ngritur dhe duhet të tregojnë kujdes prej tekbireve kolektive gjë e cila nuk është përcjellë prej Profetit dhe nga asnjë prej të parëve. Prej sunetit është që çdo njeri ta bëjë më vete.
💫💫
ابن عمر رضي الله عنهما : " أن رسول الله كان يخرج في العيدين .. رافعاً صوته بالتهليل والتكبير .. ." البيهقي صححه الألباني
Transmetohet prej Ibn Umerit – kënaqësia e Allahut qoftë me të dy!- se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Në festat e Bajramit Profeti dilte duke ngritur zërin me tekbire dhe tahlile…" Bejhaki, e saktëson Albani.
💫
Ibn Tejmija ka thënë: "Thënia më e saktë për tekbirin është ajo e xhumhurëve dhe dijetarëve prej sahabëve dhe imamëve se tekbiri fillon prej sabahut të ditës së Arafatit, deri në ditën e fundit të 💫teshrikut, pas çdo namazi."
Ka thënë Ibn Haxher: "Më e sakta që përmendet tek sahabët është thënia e Aliut dhe e Ibn Mes'udit, të cilët thonë: "Tekbiri fillon prej sabahut të ditës së Arafatit, deri në ditën e fundit të qëndruarit në Mina." E ka nxjerrë këtë Ibn Mundhiri dhe të tjerë veç tij. Allahu është i dijshëm.
Për formën e tekbireve pohohet prej sahabëve më shumë se një formë:💫💫
عن ابن مسعود رضى الله عنه : " أنه كان يكبر أيام التشريق : الله أكبر الله أكبر لا إله إلا الله والله أكبر الله اكبر ولله الحمد " . أخرجه ابن أبي شيبة صححه الألباني
💦
Transmetohet prej Ibn Mes'udit – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – "Ai ka bërë tekbirin ditët e teshrikut: Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il Allahu uAllahu ekber, Allahu ekber ue lilahil hamd.
💎💎
الله أكبر الله أكبر لا إله إلا الله والله أكبر الله اكبر ولله الحمد
Ibn ebi Shejbe, e ka saktësuar Albani.
💎5. Sadakaja.
Kjo është prej veprave të mira dhe për muslimanin është e pëlqyer që t'i shtojë sa më shumë ato këto dhjetë ditë të para të dhul hixhes. Allahu ka nxitur për këtë duke thënë:
💦💦
" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا أَنْفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خُلَّةٌ وَلَا شَفَاعَةٌ وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ"
💎💎
"O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as sh*tblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Jobesimtarët janë mizorë." El Bekare, 254.
💎💎
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "مَا نَقَصَتْ صَدَقَةٌ مِنْ مَالٍ" مسلم, الترميذي, أحمد
💎💎
Transmetohet nga Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "💎💎Nuk pakësohet pasuria prej sadakasë…" Muslim, Termidhi, Imam Ahmed.💫
18/08/2017
"Sot njerèzit janè ndal tek pamja e femrès, e kanè harruar karakterin e saj."
Autor: Fikri Mehmeti
Perla nga Pejgamberi (alejhi selam)
Muadh ibën Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton, se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “
A t’ju njoftoj për punët tuaja më të mira dhe më të pastra tek Sunduesi juaj, që ju ngrenë më lartë në grada, që janë më mirë për ju se shpenzimi i të hollave dhe argjendit dhe nga takimi me armikun tuaj, ku do godasin qafët tuaja dhe do godisni qafët e tyre?” I thanë: Po, patjetër o i Dërguar i Allahut! Tha
: ”Dhikri i Allahut të Lartmadhëruar.”
E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe ibën Maxheh me zinxhir transmetimi të saktë.)
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Han I Elezit