START Academy - Hani i Elezit

START Academy - Hani i Elezit

Share

1

10/03/2024

Urime Muaji i Shenjtë i RAMAZANIT ❤️

30/01/2024
18/10/2023

NJOFTIM:

Jemi duke i formuar grupet e nxënësve të cilët do të ndjekin kursin e gjuhës angleze.

Te interesuarit duhet të paraqiten në lokalet e akademisë sonë në mënyrë që të regjistrohen nxënësit sipas grup-moshave!

Ligjëruese do të jetë prof. Florentina Isufi

Me rrespekt,

Stafi START Academy - Hani i Elezit

Photos from START Academy - Hani i Elezit's post 15/08/2023

✅ Hapet aplikimi për kurs në START Academy - Hani i Elezit ☑️

🟥🟦GJUHA ANGLEZE 📚
✅ Ligjëuese: prof. Florentina Isufi

▪️ Kursi fillojnë në java e parë e muajit SHTATOR 2023

▪️Për të gjithë të interesuarit, regjistrimi është i obliguar.

▪️Ndarja në grupe do të bëhet në ditën e parë të takimit formal me nxënës

▪️Numri i nxënësve është i kufizuar, andaj regjistrimi sa më i hershëm do të thotë të sigurohet vendi dhe grupi i përcaktuar

▪️Për tu regjistruar mund të na kontaktoni përmes telefonit:

☎️ 044 472 033

☎️ 044 137 067

▪️Juve nxënës që tani jeni regjistruar dhe atyre që regjistrohen deri më 01.09.2023 për ditën e parë e përcaktuar të takimit formal do t'ju njoftojmë me kohë

Ju mirëpresim;

START Academy - Hani i Elezit

Adresa: Hani i Elezit, Rr. "Nuri Bushi", nr. 8

22/03/2023

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit!
Allahu na i pranoftë lutjet tona dhe çoftë një muaj i begatshëm për të gjithë!

"E kush prej jush e përjeton këtë muaj, le të agjërojë".
El-Bekare, 185
____________________________________
Sinqerisht,

Stafi i PAC Consulting - Hani i Elezit
START Academy - Hani i Elezit

27/02/2023

Vend i lirë pune:
📌Asistent/e administrativ

Informata rreth punës:

Kategoria:
Administratë dhe Kontabilitet
Lokacioni:
Rruga Nuri Bushi, nr. 8 Hani i Elezit
Orari i punës:
Full Time

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

1. Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme.

2. Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë, faturat, raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin.

3. Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj.

4. Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit.

5. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen endonjë problemi administrativ dhe teknik.

6. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Të interesuarit mund të na kontaktojnë duke na e dërguar CV-në në email: [email protected] apo përmes telefonit +383 44 137 067

PAC CONSULTING HE L.L.C
Njësia: START ACADEMY
Hani i Elezit

Me Rrespekt;

Selver Shkreta,
Drejtor General

31/01/2023

🔶 Me fillimin e vitit të ri shkollor dalin në pah vështirësitë e fëmijëve për tu përshtatur me rregullat e shkollës dhe bashkëmoshatarët !

✔️Disa nga vështirësitë më të shpeshta që vihen re në këto raste janë :

1- ADHD (hiperaktivitet dhe mungesë përqendrimi).
2- Vështirësi në të nxënë
(Disleksi, Diskalkuli dhe Disgrafi)
3 - Down Sindrome
4- Autizmi
5-Mutizmi selektiv


⬇️Po listojmë disa nga simptomat që fëmijët shfaqin gjatë procesit mësimor :

🔸Vështirësi për tu perqendruar
🔸Vështirësi në zgjidhjen e veprimeve matematikore
🔸Vështirësi në lexim
🔸Vështirësi në shkrim
🔸Probleme me memorien
🔸Nuk rrinë dot ulur për të mësuar
🔸Rezultate të dobëta në mësime

↪️Nëse shikoni që fëmija juaj shfaq probleme në ndonjërën nga elementet e mësipërme, kontaktoni me ndonjë specialist.

Duke e parë mungesën e një qendre që trajton këto probleme në vendin tonë, ne "START ACADEMY" me seli në Han të Elezit vendosëm të ofrojmë shërbime për fëmijë me nevoja të veçanta si:

👩‍🏫 Këshilla profesionale dhe vlerësim pedagogjik
🧩 Lojëra
🎨 Aktivitete edukative
✍️ Plan individual për fëmijë me nevoja të veçanta

📞Kontakti :
+383 45 80 88 41
+383 44 13 70 67

Për trajtimin e fëmijëve do të angazhohet:

Meldina Berisha Kuka,
Asistente e Edukimit Special & Absolvente e Logopedisë

START Academy - Hani i Elezit
⚠️ Adresa : Rruga "Nuri Bushi", nr. 8, Objekti Shtëpisë së Kulturës, Hani i Elezit

29/12/2022

Gjatë konferencës për shtyp për të njoftuar blerjen e NOKIA nga Microsoft, CEO i Nokia-s, Steve Ballmer e përfundoi fjalën e tij duke thënë:

"Ne nuk bëmë asgjë të keqe, por disi humbëm."

Duke thënë këtë, i gjithë ekipi drejtues, duke përfshirë edhe atë, qau. Nokia ishte një kompani e respektuar.

Ajo nuk bëri asgjë të keqe me biznesin e saj, por bota ndryshoi shumë shpejt. Ata humbën të mësonin, humbën ndryshimin dhe kështu humbën një mundësi të vlefshme për t'u bërë një kompani gjigante.

Jo vetëm që humbën shansin për të fituar para të mëdha, por humbën edhe mundësinë për të mbijetuar!

- Mesazhi i kësaj historie;

Nëse nuk ndryshoni, do të skualifikoheni nga konkursi.

Nëse nuk doni të mësoni gjëra të reja dhe mendimet dhe mendësia juaj nuk mund të arrijnë kohën, do të përfundoni me kohën!

Njeriu mbetet i suksesshëm përderisa mëson, ndaj nëse mendon se ka mësuar, e ka gjykuar veten se ka dështuar!!

31/10/2022

📌Orari i Mësimit:
Gjuhë Angleze 📚

🔹Grupi (11-16 vjeç)🔹

-E Martë : 15:30-16:30
-E Enjte : 15:30-16:30

🔹Grupi (6-10 vjeç)🔹

-E Martë : 17:00-18:00
-E Enjte : 17:00-18:00

Prof. Florentina (Raka) Isufi

🏁 START Academy 🏁
____________________
Telefon & Viber: +383 44 472 033
+383 44 137 067

Adresa:
Rruga "Nuri Bushi", nr. 8, afër Shtëpisë së Kulturës

Want your school to be the top-listed School/college in Han i Elezit?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Adem Jashari, 215
Han I Elezit
71510