26/11/2023
Me 23.11.2023 në shkollën "SHFMU" ,,Zija Shemsiu,, në Gjilan, nën udhëheqjen e Moderatorit- Koordinatorit te Cilesise z. Fadil Agaj u mbajte orë e madhe letrare,
me ç'rast u recituan shume poezi, ese, pyetje të interesuara nga nxenesit drejtuar shkrimtareve te trojeve shqiptare.
Në kët event shume madhështor morën pjesë:
Hajrush Redenica shkrimtar,
Soc. Dr. Zenel Hajrizi,
Nijazi Kastrati shkrimtar,
Xhemkadri Kastrati,
Rexhep Abazi shkrimtar nga Topalla.
Në kete pjesmarrje u furnizua biblioteka e shkollës me 33 libra, 23 të Hajrush Redenicës, 10 me autor të ndryshëm, si Dede Deda, Safet Sadiku, Ymrije Beqiri, Fadil Curri e disa të tjerë. Në emer te shkolles i pershendeti drejtori i shkolles z. Fatmir Shabani.
14/11/2023
Sot me 14.11.2023 EKIPI ZHVILLIMOR I SHKOLLES SHFMU ''Zija Shemsiu'' Gjilan ", pas nje pune disamujore hartoi dhe ne mbledhjen e Keshillit te Arsimtareve i dorezoi drejtorit te shkolles z. Fatmir Shabanit dhe Keshillit Drejtues te Shkolles ( KDSH-se) "VLERESIMIN E BRENDSHEM TE SHKOLLES" te perzgjedhura ne dy fusha te cilesise:
1. Performanca e nxenesve
2. Mesimdhenia dhe nxenia
Urojme qe rekomandimet e dalura te behen realitet ne kete vit shkollor si prioritete te realizuara te shkolles sone. Suksese tutje kolegë...!
16/10/2023
Dita Ndërkombëtare e Ushqimit festohet çdo vit më 16 tetor për të theksuar rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe për të nxitur veprimet globale për të luftuar urinë dhe mungesën e ushqimit. Kjo dite na rikujton se ushqimi është një nevojë bazë e të gjithë njerëzve dhe se duhet të punojmë së bashku për të siguruar që të gjithë të kenë qasje në ushqim të shëndetshëm dhe të mjaftueshëm. 🌍🍽️
12/10/2023
DITA E KATËRT
SHMU ZIJA SHEMSIU
EU Code Week 2023
CODE WEEK 4 ALL CODE
cw23-Zo7DY
27/06/2023
22.06.2023
Nxënësit e klasëve të Vlll-ta organizuan një kuiz nga lënda e gjuhës shqipe. Nxënësit garuan mes veti.
Klasa Vlll/2 mori vendin e parë
Klasa Vlll/3 mori vendin e dytë
Klasa Vlll/1 mori vendin e tretë
Kjo ishte një iniciativë e nxënësve, por edhe kësaj radhe bashkëpunimi nuk mungoi.
06/06/2023
Sot shkolla jone ShFMU "Zija Shemsiu"-Gjilan, klasa e 8/1, i'u nenshtrua nje testi nderkombetar ICILS te fushes se TIK-ut.
05/06/2023
Te premten me 2 qershor 2023 shfmu"Zija Shemsiu"-Gjilan, organizoi nje ekskursion me klaset e IX me karakter te njohjes me vlerat natyrore qe posedon Kosova, dhe ato historike.
31/05/2023
Sot për nder të "Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve", shkolla jonë me iniciativën e nxënësve të klasëve të IX-ta dhe me përkrahje të mësimdhënësve në bashkëpunim me drejtorin e shkolles, derguam dhurata fëmijëve të cilët janë të strehuar në "Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Femijëva nga dhuna" në Gjilan.
05/05/2023
Gëzuar Ditën e shkollës 05.05.2023
Sot për nder të kësaj dite, nxënësit tanë kishin përgaditur disa pika muzikore si dhe recitimin e poezive të ndryshme kushtuar kesaj dite.
29/03/2023
Në palestrën e sporteve "Bashkim Selishta-Petriti" sot u zhvilluan garat në sportin e Volejbollit për kategoritë e djemëve dhe vajzave. Ekipet tona arritën në vendet e treta në të dy kategorit në këto gara. Një faliminderim të veqant për mesimdhënesit për punën e bërë dhe nxënësit për lojen e treguar.
Urime suksese në të ardhmen...
20/03/2023
"Voleyball për Sindromën Down"
Aktiviteti ndërgjegjësues ku kontribuan me pjesmarrje edhe nxënësit dhe disa profesorë të SHFMU "Zija Shemsiu".
Fondi monetar i mbledhur do dhurohet për Qendrën e Sindromës Down në Gjilan!