SHFMU "Rexhep Gjeli" Likoshan

SHFMU "Rexhep Gjeli" Likoshan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Rexhep Gjeli" Likoshan, Elementary School, Bajram e Selim Zuka 36, Glogovac.

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE 📚🏫 SHFMU “Rexhep Gjeli”  në Likoshan, shpall konkurs për pranimin dhe regjistrimin...
14/05/2026

📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE 📚

🏫 SHFMU “Rexhep Gjeli” në Likoshan, shpall konkurs për pranimin dhe regjistrimin e fëmijëve në:

✅ Klasën përgatitore / parafillore
✅ Klasën e parë

🗓️ Afati i regjistrimit:
📅 18.05.2026 – 18.06.2026

👧🧒 Kushtet e moshës:
• Për klasën përgatitore/parafillore: fëmijët 5–6 vjeç
• Për klasën e parë: fëmijët me moshë 6 vjeç

📌 Dokumentet e nevojshme:
1️⃣ Ekstrakti i lindjes (origjinale)
2️⃣ Vërtetimi i vaksinimit (kopje)

👨‍👩‍👧 Prindi ose kujdestari familjar duhet të jetë i pranishëm gjatë regjistrimit.

🕘 Regjistrimi bëhet çdo ditë pune.

NJOFTIM!
04/04/2026

NJOFTIM!

Të nderuar mësimdhënës, të dashur nxënës,Sipas njoftimit të MASHTI, mësimi gjysmëvjetorit të dytë ishte paraparë të fill...
11/01/2026

Të nderuar mësimdhënës, të dashur nxënës,

Sipas njoftimit të MASHTI, mësimi gjysmëvjetorit të dytë ishte paraparë të fillonte më datë 12.01.2026.
Mirëpo, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë, si dhe bazuar në njoftimin e DKA-se, mësimi do të fillojë më datë 14.01.2026.

Ky njoftim është plotësues dhe zëvendëson njoftimin paraprak.

Faleminderit për mirëkuptimin.

06/01/2026

NJOFTIM

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, ka marrë vendim që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026.

Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim duke shkaktuar vërshime lokale, vështirësi në komunikacion, probleme në sistemet e kanalizimit dhe pengesa në trafik, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar.
Mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të hënën, më 12 janar 2026.

MAShTI është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur. Për këtë arsye, procesi mësimor do të fillojë gjatë javës së ardhshme, ndërkohë që orët e humbura mësimore gjatë këtyre dy ditëve do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ministria falënderon prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke ritheksuar se siguria e nxënësve dhe e stafit arsimor mbetet prioritet kryesor.

Sot, fytyrat e nxënësve të shkollës sonë ishin të mbushura me gëzim, pasi angazhimi i tyre gjatë gjithë gjysmëvjetorit u...
24/12/2025

Sot, fytyrat e nxënësve të shkollës sonë ishin të mbushura me gëzim, pasi angazhimi i tyre gjatë gjithë gjysmëvjetorit u përmbyll me sukses shumë të mirë. Ky rezultat u arrit falë përkushtimit të vazhdueshëm të nxënësve dhe mbështetjes së palodhshme të mësimdhënësve, të cilët ishin pranë tyre në çdo hap të rrugëtimit arsimor.

Me këtë rast, u mbajtën dy mbledhje të rëndësishme: mbledhja me Këshillin e Prindërve dhe mbledhja me Këshillin e Arsimtarëve. Gjatë këtyre takimeve, të gjithë arsimtarët raportuan për sukseset e arritura, si dhe për sfidat e hasura gjatë kësaj periudhe mësimore.

Po ashtu, prindërit u njoftuan në mënyrë të detajuar për arritjet dhe përparimin e fëmijëve të tyre. Në përfundim, nxënësve iu kumtua zyrtarisht suksesi i arritur për gjysmëvjetorin, duke i inkurajuar ata për punë edhe më të mirë në vazhdim.

Edhe këtë vit, ashtu si çdo vit tjetër, nxënësit e shkollës sonë u gëzuan me nga një dhuratë për festat e fundvitit, të dhuruara nga barnatorja Alea në Drenas, duke sjellë edhe më shumë buzëqeshje dhe gëzim në mesin e tyre.

Ju urojmë pushime të këndshme dhe të qeta, si dhe festa të gëzuara të fundvitit për të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e shkollës!

Njoftim!
28/10/2025

Njoftim!

Shkolla jonë ka kënaqësinë të njoftojë se nxënësja Bonita Hasani është shpallur fituese e vendit të parë në garat e vrap...
16/10/2025

Shkolla jonë ka kënaqësinë të njoftojë se nxënësja Bonita Hasani është shpallur fituese e vendit të parë në garat e vrapimit, si në distancën 400 metra ashtu edhe në distancën 60 metra.
Me përkushtim, guxim dhe energji të jashtëzakonshme, Bonita ka arritur një sukses të madh, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Urime Bonitës për arritjen e merituar dhe suksese të tjera në të ardhmen!

28/08/2025

Të dashur nxënës,

Këto ditë hapet një kapitull i ri në jetën tuaj – një vit shkollor i mbushur me dije, me sfida që do t’ju rrisin dhe me miqësi të reja që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Secili prej jush është një botë më vete: me ëndrrat, talentet, pasionet dhe ndjenjat e veta. Dhe është pikërisht kjo shumëllojshmëri që e bën shkollën tonë një vend më të gjallë, më të bukur dhe më të dashur.

Ky vit le të mos jetë vetëm një udhëtim nëpër libra, por edhe një udhëtim drejt zemrës. Le të jetë një thirrje për mirësi, për respekt, për kujdes dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit. Në bankat e shkollës do të ulen fëmijë që mendojnë ndryshe, mësojnë me ritme të ndryshme, flasin apo ecin ndryshe. Disa janë të qeshur e të hareshëm, të tjerë më të heshtur e më të ndrojtur. Por në secilin rreh një zemër e madhe, e pasur, e vlefshme njësoj si e kujtdo tjetër.

Mos e lini kurrë që dallimet të bëhen pengesë, arsye për përqeshje apo përjashtim. Përkundrazi, mësoni të shihni në to një pasuri të madhe që na mëson durim, mirëkuptim dhe dashuri. Çdo buzëqeshje që jepni, çdo dorë që zgjatni, çdo fjalë e mirë që thoni, ka fuqinë të ndryshojë ditën e dikujt dhe të bëjë këtë shkollë një vend më të ngrohtë.

Mos harroni: të gjithë kemi nevojë për një dorë të shtrirë, për një shikim që thotë “Unë të pranoj”, për një fjalë që na bën të ndjehemi të rëndësishëm. Sepse askush nuk duhet të ndihet vetëm. Askush nuk duhet të ndjehet jashtë vendit. Ju jeni të gjithë pjesë e një mozaiku të madh, ku secili gur ka vlerën e tij të pazëvendësueshme.

Prandaj, le ta bëjmë këtë vit shkollor një vit të mbushur me gëzim, me kujtime të bukura, me miqësi të forta dhe me një frymë të vërtetë bashkimi. Le të jetë një vit ku çdo buzëqeshje ka vendin e saj dhe ku secili prej jush ndjehet i pranuar, i respektuar dhe i dashur.

NjoftimMinistria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga sot mund të aplikoni për subv...
15/08/2025

Njoftim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Për vitin shkollor 2025/2026, do të ndahen:

80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;

80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet shkollore për nivelin VI-IX , sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar, siç është praktikuar edhe vitin e kaluar.

Procesi i aplikimit këtë vit do të jetë shumë më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet paraprake. Ashtu si në dy vitet e kaluara, mjetet financiare do të transferohen në xhirollogaritë bankare të prindërve.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar me kohë dhe çdo aplikim do të verifikohet nga shkolla përkatëse përpara transferimit të mjeteve.

Linku për aplikim:

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

Address

Bajram E Selim Zuka 36
Glogovac
13000

Opening Hours

Monday 08:00 - 05:30
Tuesday 08:00 - 17:30
Wednesday 08:00 - 17:30
Thursday 08:00 - 17:30
Friday 08:00 - 17:30

Telephone

+38349929992

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Rexhep Gjeli" Likoshan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Rexhep Gjeli" Likoshan:

Share