Shfmu "Vehbi Ibrahimi" Uglar

Shfmu "Vehbi Ibrahimi" Uglar

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu "Vehbi Ibrahimi" Uglar, School, Gjilan.

18/06/2026

Nje pjesë nga programi sot! 👩‍🎓👨‍🎓

Photos from Shfmu "Vehbi Ibrahimi" Uglar's post 18/06/2026

Sot në shkollën tonë u mbajt minimatura e nxënësve të klasës së pestë, e organizuar me shumë përkushtim nga mësuesja Fatime Aliu Hyseni. Ky aktivitet i veçantë solli emocione, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme për nxënësit, prindërit dhe stafin e shkollës.

Përmes një programi argëtues e emocionues, nxënësit shfaqën talentet, kreativitetin dhe përvojat e tyre të fituara gjatë viteve të arsimit fillor. Këngët, vallet, recitimet dhe mesazhet plot mirënjohje krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Kjo minimaturë shënoi përmbylljen e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre shkollor dhe fillimin e një kapitulli të ri. Urojmë që nxënësit tanë të vazhdojnë të shkëlqejnë me sukses, dije dhe ëndrra të realizuara në rrugën e tyre drejt së ardhmes.

11/06/2026

Një pjesë nga programi i sotëm! 👩‍🎓👨‍🎓

Photos from Shfmu "Vehbi Ibrahimi" Uglar's post 11/06/2026

📚🎓 Sot në shkollën tonë u mbajt Programi Lamtumirës i Parashkollorëve.

Me shumë emocion, gëzim dhe krenari, më të vegjlit e shkollës sonë dhuruan një program të mrekullueshëm. Ata kënduan, vallëzuan dhe recituan me shumë dashuri e përkushtim, duke krijuar momente të paharrueshme për prindërit, mësuesit dhe të gjithë të pranishmit.

Ky aktivitet shënoi përfundimin e një etape të bukur dhe fillimin e një rrugëtimi të ri për fëmijët tanë. U urojmë suksese të pafundme në hapat e ardhshëm të jetës dhe shkollimit!

11/06/2026

Në një atmosferë sportive dhe miqësore, u zhvillua një ndeshje futbolli ndërmjet nxënësve të klasave III, IV dhe V të shkollës sonë dhe nxënësve të shkollës “Liria”. Përmes lojës, nxënësit bashkëpunuan, u argëtuan dhe u sfiduan në mënyrë të shëndetshme, duke treguar frymë sportive, respekt dhe miqësi. Kjo veprimtari ishte një mundësi e mirë për socializim, zhvillim të aftësive sportive dhe krijim të kujtimeve të bukura së bashku.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin e shkollës “Liria” për mikpritjen e ngrohtë, bashkëpunimin dhe organizimin e shkëlqyer. Presim me kënaqësi aktivitete të tjera të përbashkëta që forcojnë lidhjet dhe miqësinë mes nxënësve dhe shkollave tona.

06/06/2026

Mësimi bëhet më i bukur kur nxënësit mësojnë duke vepruar!

Në lëndën e Matematikës, nxënësit e klasës së dytë zhvilluan një aktivitet praktik dhe argëtues në temën “Gjysma dhe Çereku”. Duke përdorur fruta, perime dhe ushqime të ndryshme, ata mësuan të dallojnë dhe të ndajnë gjysmën dhe çerekun në mënyrë konkrete dhe kreative.

05/06/2026

Në orën e biologjisë, nxënësit vëzhguan me mikroskop pjesë të ndryshme të luleve dhe studiuan ndërtimin e tyre të brendshëm. Ata identifikuan strukturat kryesore të lules dhe diskutuan funksionet e secilës pjesë. Ky aktivitet praktik i ndihmoi të kuptojnë më mirë organizimin dhe rëndësinë e organeve të shumimit te bimët.

Photos from Shfmu "Vehbi Ibrahimi" Uglar's post 03/06/2026
Photos from Shfmu "Vehbi Ibrahimi" Uglar's post 03/06/2026

Gara e Spelling Bee në shkollën tonë.

Me shumë entuziazëm dhe përkushtim u mbajt gara e Spelling Bee me nxënësit e klasave 2, 3, 4 dhe 5, ku nxënësit patën mundësinë të tregojnë njohuritë e tyre në drejtshkrimin e gjuhës angleze, si dhe të zhvillojnë aftësitë e komunikimit dhe vetëbesimit.

Ky aktivitet u organizua nga mësuesja e gjuhës angleze Linda Alidemaj Rexhepi, në bashkëpunim me mësueset Rejhane Sadiku, Zymrije Hyseni, Fllanza Zubaku Latifi, Arta Saqipi, Altina Halimi dhe Fatime Hyseni.

Kontribut të çmuar në realizimin e aktivitetit dhanë edhe nxënësit e Këshillit të Shkollës: Loresa Selimi, Fatlinda Avdyli, Leonard Zymeri, Aulon Selimi dhe Amir Jetishi bashkë me punëtorët Fatmir Xhemaili dhe Xhelal Hyseni të cilët ndihmuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e garës.

Falënderojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës për angazhimin dhe guximin e treguar, si dhe stafin mësimor e nxënësit ndihmës për bashkëpunimin e shkëlqyer. Suksese të gjithëve në sfidat e ardhshme!

Photos from Shfmu "Vehbi Ibrahimi" Uglar's post 02/06/2026

Sot nxënësit e klasës së parë festuan me shumë gëzim dhe emocion Festën e Abetares, një moment i veçantë që shënon përfundimin e hapit të parë në rrugëtimin e tyre drejt dijes.

Përmes recitimeve, këngëve dhe aktiviteteve të ndryshme, ata treguan njohuritë e fituara gjatë këtij viti shkollor dhe na bënë të gjithëve krenarë me përkushtimin dhe sukseset e tyre.

I përgëzojmë të gjithë nxënësit për punën dhe angazhimin e tyre, mësuesen për përkushtimin e vazhdueshëm, si dhe prindërit për mbështetjen e pakursyer. Urojmë që dashuria për librin dhe dijen t’i shoqërojë gjithmonë në rrugën e tyre drejt suksesit!

Want your school to be the top-listed School/college in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Gjilan