Drita Isufi Ahmeti

Drita Isufi Ahmeti

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drita Isufi Ahmeti, Tutor/Teacher, Gjilan.

24/09/2025

Të nderuar bashkëqytetar, miq, familjar,

Së bashku me ju po filloj një rrugëtim të ri me Lidhjën Demokratike të Kosovës, me mbështetjen e Kryetarit Z.Arbër Ismajli, kandidate për Asamblen Komunale,me numër 18 ✅

Prej më shumë se një dekade jam pjesë aktive e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përkushtim të pandërprerë në strukturën lokale dhe angazhim të vazhdueshëm. Ky aktivizëm i pandalshëm më ka forcuar bindjen se përfaqësimi i ndershëm dhe i afërt me qytetarët është themeli i një politike që sjell ndryshim të vërtetë.

Më motivon besimi i ndërtuar në familje, besim që është bartur me përkushtim në familjen bashkëshortore, e ky besim ka shtrirë rrënjët në shumë familje të tjera.

Është privilegj për mua që përcolla breza të rinjësh, mbi 15- të vite kontribut si profesoreshë e lëndës: Letërsi dhe Gjuhë Shqipe,drejt profesionit dhe jetës së tyre, ku kam ndërtuar besimin që nuk blihet, atë që është dhënë nga fëmijët dhe prindërit, jo për një ditë por për një jetë.
Sot ndjej krenari kur shoh se kam qenë një hallkë e vogël në rrugëtimin e tyre: mjek, inxhinier, polic, edukatore, apo profesionistë të tjerë që sot kontribojnë në shoqërinë tonë.

Numri 18 është simbol i rinisë që flet, vendos dhe ka vend në tryezën e vendimmarrjes çdo herë.
Për bashkëqytetarët, për mërgatën tonë, për gjithë ju që besoni në drejtësi, numri 18 ✅ do të jetë përfaqësim me shumë krenari e përgjegjësi mbi supet e mia sepse qëllimet e mia janë të qarta, të ndërtuara mbi nevojat reale të çdo qytetari.

Me ju së bashku drejt fitores!

Me respekt,
Drita Isufi Ahmeti - 18 ✅
LDK 113 - Arbër R. Ismajli ✅

Want your school to be the top-listed School/college in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Gjilan
60000