Gjimnazi i Shkencave Natyrore " Xhavit Ahmeti " Gjilan- Faqja Zyrtare

  • Home
  • Kosovo
  • Gjilan
  • Gjimnazi i Shkencave Natyrore " Xhavit Ahmeti " Gjilan- Faqja Zyrtare

Gjimnazi i Shkencave Natyrore " Xhavit Ahmeti " Gjilan- Faqja Zyrtare Gjimnazi Natyror "Xhavit Ahmeti" - Gjilan

U FORMUA EKO-KLUBI I SHKOLLËS SONËLexo lajmin në koment:
21/09/2026

U FORMUA EKO-KLUBI I SHKOLLËS SONË

Lexo lajmin në koment:

NXËNËSI I YNË NART KLAIQI, KAMPION I KOSOVËS NË KARATE PËR GRUPMOSHËN U-18Lexo tekstin në koment
20/09/2026

NXËNËSI I YNË NART KLAIQI, KAMPION I KOSOVËS NË KARATE PËR GRUPMOSHËN U-18

Lexo tekstin në koment

Nga shkollat kërkohet të ndërmerren masa të shtuara parandaluese lidhur me Virusin e Nilit PerëndimorDuke pasur parasysh...
18/09/2026

Nga shkollat kërkohet të ndërmerren masa të shtuara parandaluese lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor

Duke pasur parasysh nevojën për rritjen e kujdesit dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe stafit arsimor, ju bëjmë thirrje që në institucionet tuaja shkollore të ndërmerren masa të shtuara parandaluese lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor.

Ju lutemi që të informoni nxënësit, prindërit dhe stafin për masat e nevojshme mbrojtëse, veçanërisht shmangien e ekspozimit ndaj mushkonjave, përdorimin e mjeteve mbrojtëse dhe kujdesin gjatë qëndrimit në ambiente të jashtme.

Gjithashtu, kërkohet që hapësirat e shkollave dhe oborret të mbahen të pastra, pa vende ku mund të grumbullohet ujë i ndenjur, si dhe të raportohet çdo situatë që mund të paraqesë rrezik për shëndetin e nxënësve dhe punonjësve.

Shëndeti dhe siguria e nxënësve tanë janë përgjegjësi e përbashkët. Për çdo masë të mëtejshme, ju lutemi të ndiqni udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore kompetente.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe përgjegjësinë tuaj.

Me respekt,
Artan Sermaxhaj
Shef i Sektorit të Arsimit

MUNDËSI TË MIRA PËR MBËSHTETJEN DHE FUQIZIMIN E NXËNËSVE TANËLexo lajmin në koment
17/09/2026

MUNDËSI TË MIRA PËR MBËSHTETJEN DHE FUQIZIMIN E NXËNËSVE TANË

Lexo lajmin në koment

Nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇKTë nderuar drejtues të shkollave!Të nderuar mësimdhënës!Nesër,...
15/09/2026

Nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇK

Të nderuar drejtues të shkollave!

Të nderuar mësimdhënës!

Nesër, më 16.09.2026 pritet të jepet vendimi nga Gjykata Speciale në Hagë për krerët e UÇK, dhe të gjithë ne besojmë në aktvendimin lirues; besojmë se drejtësia do të triumfojë dhe krerët e U Ç K do të kthehen në atdheun e tyre. Ne, të gjithë kemi besuar në luftën e drejtë të UÇK, në pastërtinë e saj dhe heroizmin e saj. Ne kemi besuar në lirinë, drejtësinë e demokracinë, vlera këto europerëndimore, prandaj presim e besojmë në aktvendim lirues nesër; presim e besojmë drejtësinë, duke refuzuar padrejtësinë dhe barazimin e viktimës me agresorin.
UÇK ishte vlera më e madhe, më e shenjtë që lindi nga populli ynë, prandaj, të nderuar drejtor shkollash e mësimdhënës, kërkojmë që nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇK, lavdinë dhe rëndësinë e saj për të gjithë shqiptarët.

Me nderime;
Jeton Rexhepi, drejtor në DKA - Gjilan.

URIME PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLORTë dashur nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”,Nesër, e martë, më 1 shta...
31/08/2026

URIME PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

Të dashur nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”,

Nesër, e martë, më 1 shtator 2026 hapim së bashku një kapitull të ri të rrugëtimit tonë shkollor. Një vit i ri akademik sjell me vete mundësi të reja për të mësuar, për t’u zhvilluar, për të krijuar miqësi të reja për nxënësit që janë regjistruar në klasën e dhjetë.
Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese, dije, përkushtim, respekt dhe momente të paharrueshme. Besoni në veten tuaj, punoni me këmbëngulje dhe mos kini frikë nga sfidat, sepse çdo përpjekje e juaja është një hap më pranë suksesit.
Shkolla jonë është më e bukur dhe më e fortë falë energjisë, talentit dhe ëndrrave tuaja. Le ta fillojmë këtë vit me entuziazëm, pozitivitet dhe besimin se së bashku mund të arrijmë shumë.
Në emër të të gjithë stafit të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe në emrin tim, ju uroj një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm!

Mirë se vini dhe suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj!

Me respekt,
Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindërDuke ju uruar një fillim të mbarë të vitit të ri shkollore, ju njoftojmë se nga k...
31/08/2026

Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër

Duke ju uruar një fillim të mbarë të vitit të ri shkollore, ju njoftojmë se nga ky vit shkollor hyrja për nxënës në shkollë do të jetë nga ana kryesore e shkollës.
Ju dëshirojmë suksese në vitin e ri shkollor!

Me respekt,
Bekim Mustafa, drejtor

29/08/2026
GJIMNAZI NATYROR “XHAVIT AHMETI” PJESË E PROJEKTIT PËR RËNDËSINË, MBROJTJEN DHE MENAXHIMIN E QËNDRUESHËM TË RESURSEVE UJ...
28/08/2026

GJIMNAZI NATYROR “XHAVIT AHMETI” PJESË E PROJEKTIT PËR RËNDËSINË, MBROJTJEN DHE MENAXHIMIN E QËNDRUESHËM TË RESURSEVE UJORE

Për më tepër lexo lajmin në koment:

17/08/2026

Të nderuar,

Ju informojmë se ka filluar paraqitja e Maturës Shtetërore në platformën eKosova për nxënësit kandidatë.

Nxënësit mund ta paraqesin provimin e Maturës Shtetërore deri më 20 gusht 2026, ora 24:00.

Koordinatorët e shkollave, deri në afatin e lartcekur, mund t’i aprovojnë kërkesat e kandidatëve, në përputhje me kriteret e përcaktuara.

Ju faleminderit!

Address

Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi i Shkencave Natyrore " Xhavit Ahmeti " Gjilan- Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi i Shkencave Natyrore " Xhavit Ahmeti " Gjilan- Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share

Category