Gjimnazi"Zenel Hajdini" Faqja Zyrtare

Gjimnazi"Zenel Hajdini" Faqja Zyrtare Faqja zyrtare e Gjimnazit "Zenel Hajdini"

Lajm shumë i mirë për shkollën tonë! Sot, shkolla jonë u pajis me 10 klima të reja, donacion nga GNTC GROUP – Gorenje.Ky...
17/09/2026

Lajm shumë i mirë për shkollën tonë!

Sot, shkolla jonë u pajis me 10 klima të reja, donacion nga GNTC GROUP – Gorenje.

Ky donacion është një mbështetje shumë e rëndësishme në përpjekjet tona të vazhdueshme për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe për një ambient më të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Si shkollë, jemi të përkushtuar të bëjmë maksimumin që çdo klasë dhe kabinet të ketë kushtet sa më të mira për mësim dhe punë cilësore. Në këtë drejtim, ftojmë edhe donatorë të tjerë t’i bashkohen përpjekjeve tona për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve në shkollë.

Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë kushtet sa më të mira të mundshme për nxënësit dhe të mundësojmë që secili prej tyre të zhvillojë dhe të shfrytëzojë sa më mirë potencialin e tij.

Një falënderim i veçantë për GNTC GROUP – Gorenje për këtë donacion dhe për kontributin në përmirësimin e kushteve në shkollën tonë, si dhe për Drejtorinë Komunale të Arsimit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇKTë nderuar drejtues të shkollave!Të nderuar mësimdhënës!Të das...
15/09/2026

Nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇK

Të nderuar drejtues të shkollave!

Të nderuar mësimdhënës!
Të dashur nxënës!

Nesër, më 16.09.2026 pritet të jepet vendimi nga Gjykata Speciale në Hagë për krerët e UÇK, dhe të gjithë ne besojmë në aktvendimin lirues; besojmë se drejtësia do të triumfojë dhe krerët e U Ç K do të kthehen në atdheun e tyre. Ne, të gjithë kemi besuar në luftën e drejtë të UÇK, në pastërtinë e saj dhe heroizmin e saj. Ne kemi besuar në lirinë, drejtësinë e demokracinë, vlera këto europerëndimore, prandaj presim e besojmë në aktvendim lirues nesër; presim e besojmë drejtësinë, duke refuzuar padrejtësinë dhe barazimin e viktimës me agresorin.
UÇK ishte vlera më e madhe, më e shenjtë që lindi nga populli ynë, prandaj, të nderuar drejtor shkollash e mësimdhënës, kërkojmë që nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇK, lavdinë dhe rëndësinë e saj për të gjithë shqiptarët.

Me nderime;
Jeton Rexhepi, drejtor në DKA - Gjilan.

31/08/2026

Të dashur nxënës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju urojmë mirëseardhje në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe një fillim të mbarë, të suksesshëm e plot rezultate të mira.

Urojmë që ky vit shkollor të jetë për secilin prej jush një vit i dijes, përkushtimit, respektit, miqësisë dhe arritjeve të reja. Besojmë se me punë, vullnet dhe bashkëpunim do të arrijmë rezultate edhe më të mira.

🕐 Orari i mësimit

Nga ora 08:00:

* Klasat XII-1 deri XII-9
* Klasat XI-1 deri XI-5

Nga ora 13:10:

* Klasat XI-6 deri XI-9
* Klasat X-1 deri X-9

Ju dëshirojmë një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!

Me respekt,
Drejtoria e Gjimnazit “Zenel Hajdini”

14/08/2026

“Afati i dytë i regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë”

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sipas planit dinamik të punës për mbarëvajtjen e përfundimit të vitit shkollor dhe përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor 2026/2027, ju njofton që konkursi për regjistrimin e nxënësve për afatin e dytë për klasën e dhjetë në arsimin e mesëm të lartë për vitin shkollor 2026/2027 fillon më datë 17,18,19 gusht 2026 nga ora 09:00 - 16:00

1.Dokumentet e nevojshme për konkurrim

Nënësit për të konkurruar për regjistrim ne klasën e 10-të në gjimnaze dhe IAAP, duhet të
dorezohen këto dokumente:

• Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)
• Dëftesën originale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
• Certifikatën e lindjes

Rezultatet për pranimin e nxenësve shpallen në shkollat përkatese me datën 19.08.2026

13/08/2026

HAPET APLIKIMI I PARAQITJES SË TESTIT TË MATURËS -

AFATI I GUSHTIT 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026, ndërsa të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.
MASh u bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore që të sigurojnë informimin me kohë të maturantëve dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit.
Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit mbahet më 29 gusht, në ora 10:00.

Suksese për të gjithë maturantët!

FALËNDERIM Për z. Isuf BehluliGjimnazi „Zenel Hajdini“ – Gjilan shpreh falënderimin e sinqertë për z. Isuf Behluli, për ...
12/08/2026

FALËNDERIM

Për z. Isuf Behluli

Gjimnazi „Zenel Hajdini“ – Gjilan shpreh falënderimin e sinqertë për z. Isuf Behluli, për kontributin e tij të çmuar dhe të vazhdueshëm ndër vite në mbështetje të Shkollës së Mesme të Lartë Gjimnazi ,,Zenel Hajdini“ në Gjilan.

Më 12.08.2026, z. Isuf Behluli kontribuoi me mikroskopë për Aktivin e Shkencave, konkretisht për nevojat e lëndës së Biologjisë. Ky kontribut i rëndësishëm do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë më shumë punë praktike, hulumtim dhe shkathtësi shkencore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies.

Në takimin e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm drejtori i Gjimnazit „Zenel Hajdini“, z. Ilir Vokshi, dhe kryetari i Aktivit të Shkencave, Prof. Ali Kryeziu.

Ky takim shënon jo vetëm një moment falënderimi për kontributin e dhënë, por edhe një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të mëtejshëm. Me kënaqësi presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të pasurimit dhe përmirësimit të inventarit shkollor, krijimit të kushteve sa më të mira për punë dhe ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollën tonë.

Kontributet e tilla janë dëshmi e përkushtimit ndaj arsimit dhe një investim i vlefshëm në të ardhmen e nxënësve tanë.

Faleminderit që së bashku kontribuojmë për një shkollë më të pasur, më moderne dhe më cilësore!

Gjimnazi „Zenel Hajdini“ Gjilan
12.08.2026

Katër dekada kujtime, një miqësi që vazhdonNë vitin 1986, këta maturantë përfunduan një nga kapitujt më të bukur të jetë...
02/08/2026

Katër dekada kujtime, një miqësi që vazhdon

Në vitin 1986, këta maturantë përfunduan një nga kapitujt më të bukur të jetës së tyre, mbrëmjen e maturës. Sot, 40 vite më vonë, ata u takuan përsëri për të rikujtuar vitet e rinisë, për të ndarë kujtime të paharruara dhe për të dëshmuar se miqësia e krijuar në bankat e shkollës i qëndron kohës.

Sa bukur është të shohësh se, edhe pas katër dekadash, ata vazhdojnë të jenë bashkë. Vitet kanë kaluar, jeta ka sjellë rrugë të ndryshme, por lidhja dhe kujtimet e krijuara në bankat e shkollës kanë mbetur të gjalla.

Kjo është edhe bukuria e një shkolle me traditë. Gjimnazi “Zenel Hajdini”, shkolla që lidh brezat.

Këtë vit, shkolla jonë përcolli me krenari gjeneratën e 77-të të maturantëve. 77 gjenerata, mijëra nxënës, kujtime të panumërta dhe histori që vazhdojnë të shkruhen edhe shumë vite pas përfundimit të shkollës.

Sepse gjeneratat kalojnë, vitet rrjedhin, por kujtimet e krijuara në Gjimnazin “Zenel Hajdini” mbeten pjesë e jetës së secilit.

Njëherë maturant, gjithmonë pjesë e historisë së shkollës.

Urime për këtë takim të veçantë dhe për 40 vite miqësi!

Tradita vazhdon, gjeneratat kalojnë, por kujtimet mbeten.

Sot, në shkollën tonë, patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim disa personalitete të shquara, ish-nxënës të gjimnazit ...
14/07/2026

Sot, në shkollën tonë, patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim disa personalitete të shquara, ish-nxënës të gjimnazit tonë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare: Z. Sami Hoxha, ish-nxënës dhe ish-drejtor i shkollës, Z. Hydajet Hyseni, ish-nxënës i gjimnazit dhe ish-i burgosur politik, Akademik Zymer Neziri, i burgosur politik dhe veprimtar i çështjes kombëtare, që nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, si dhe ish-i burgosuri politik Agim Sylejmani.
Gjatë këtij takimi të veçantë, patëm mundësinë të bisedojmë për sfidat, rrugëtimin dhe rëndësinë e veprimtarisë së tyre në periudha të ndryshme të historisë sonë. Përvojat dhe kujtimet e ndara nga mysafirët tanë ishin frymëzuese dhe me vlerë të veçantë për nxënësit dhe stafin e shkollës.
Në këtë rast kujtuam me respekt edhe veprimtarinë e Meriman Brahës, ish i burgosur politik dhe mësimdhënës në Gjimnazin “Zenel Hajdini” gjatë viteve ’70-ta, duke vlerësuar kontributin e tij në edukimin dhe formimin e brezave, si dhe përkushtimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare.
Po ashtu, me këtë rast, shkolla jonë pranoi dhuratë një libër që pasqyron veprimtarinë dhe sakrificën e të burgosurve politikë, një botim me vlerë të veçantë historike që do të shërbejë si burim njohurie dhe frymëzimi për brezat e rinj.
Falënderojmë mysafirët tanë për vizitën, kohën dhe mesazhet e vlefshme që ndanë me ne, si dhe për dhuratën e çmuar. Takime të tilla janë frymëzim për brezat e rinj dhe dëshmi e rëndësisë së ruajtjes së kujtesës historike.

KËSHILLI INICIUES I ORGANIZIMIT "MATURA '86" – GJIMNAZI "ZENEL HAJDINI" – GJILAN40-VJETORI I MATURËS 1986 – Kujtime, Miq...
16/06/2026

KËSHILLI INICIUES I ORGANIZIMIT "MATURA '86" – GJIMNAZI "ZENEL HAJDINI" – GJILAN
40-VJETORI I MATURËS 1986 – Kujtime, Miqësi, Përjetësisht!
Të dashur maturantë të gjeneratës 1986,
Ju njoftojmë se 40-vjetori jubilar i Maturës 1986 do të mbahet:
📅 E diel, 2 gusht 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Vali Ranch Resort, Gjilan
Në këtë jubile të veçantë ftohen të gjithë maturantët e 14 paraleleve, profesorët e të gjitha drejtimeve dhe drejtuesit aktualë të shkollës, për të ndarë së bashku kujtime të paharruara dhe për të ripërtërirë miqësitë e krijuara në bankat e shkollës.
Mbrëmja do të shoqërohet me program artistik, muzikor dhe skenik, në një atmosferë festive, të mbushur me emocione dhe surpriza.
Për pjesëmarrje, ju lutemi kontaktoni sa më parë përfaqësuesin e paraleles suaj.
Me respekt,
Këshilli Iniciues i Organizimit "Matura '86"

Gjimnazi “Zenel Hajdini” – Zëri i nxënësve, rruga drejt një të ardhmeje të sigurtë.
02/06/2026

Gjimnazi “Zenel Hajdini” – Zëri i nxënësve, rruga drejt një të ardhmeje të sigurtë.

✔️ Did you subscribe to ATV's Official channel? 👇🏼 ► https://www....

Address

Gjilan
60000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi"Zenel Hajdini" Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category