Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti''

Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti''

Share

Faqja zyrtare e Klubit të Karrierës të Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti''-Gjilan.

Photos from Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti'''s post 09/06/2026

Prezantuam dy zgjidhje digjitale, platformën “Syri kibernetik” dhe “Sistemi i automatizuar i ziles së shkollës”

Në Hotel International Prishtina në Prishtinë është mbajtur ngjarja përmbyllëse e komponentës Techstitution, e cila erdhi pas një periudhe intenzive pune dhe angazhimi të të rinjve në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për shkollat dhe komunitetet e tyre. Gjatë aktivitetit janë prezantuar rezultatet e arritura, përvojat e pjesëmarrësve dhe ndikimi i iniciativave të realizuara në kuadër të programit.
Në këtë prezantim kanë marrë pjesë katër gjimnaze të ndryshme të Kosovës me nxënësit të cilët kanë qenë të angazhuar drejtpërdrejt në krijimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për shkollën dhe komunitetin e tyre.
Hapjen e konferencës e ka bërë Granit Brajshori, Menaxheri i projektit nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), derisa në fjalën hyrëse janë paraqitur Rita Glavitza, shefe e zyrës Austriake për Zhvillim dhe Veronika Vashchenko, Shefe e Zyrës së UNICEF në Kosovë si dhe Petrit Tahiri, Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC).
Rita Glavitza, Shefe e Agjencisë Austriake për Zhvillim në Kosovë, e cilësoi këtë sukses si: ” Një demonstrim i fuqishëm të asaj që ndodh kur investojmë te mendjet e reja, duke shtuar se të rinjtë tanimë janë vetë ndryshimi”.
Veronika Vashchenko, Shefe e Zyrës së UNICEF në Kosovë, përgëzoi bashkëpunimin e ngushtë me shkollat për institucionalizimin e këtyre zgjidhjeve, duke potencuar se: ” Përmes këtij programi kemi dashur që nxënësit të kenë aftësi praktike që të sjellin më të mirën në shoqëri dhe komunitet. Nxënësit janë inspirimi im më i madh dhe ju them: vazhdoni ëndërroni”.
Petrit Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i KEC, vuri në dukje se: “Ky program dëshmoi se si teknologjia, kur përdoret me qëllim të mirë, kthehet në një mjet të fuqishëm për bashkëpunim dhe ndryshim pozitiv shoqëror.”
Granit Brajshori, Menaxher i projektit, përmbylli duke theksuar se: “Techstitution nuk ka qenë vetëm një program për teknologjinë, por ka qenë një mundësi për t’i fuqizuar të rinjtë që të mendojnë ndryshe, të besojnë në aftësitë e tyre dhe ta shohin veten si krijues e kontribues të ndryshimit në komunitetet e tyre”.
Me projektet e tyre, prezantimin e zgjidhjeve digjitale janë paraqitur Gjimnazi “Ulpiana” – Lipjan Gjimnazi “Hajdar Dushi” – Gjakovë, Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” – Gjilan dhe Gjimnazi “Remzi Ademaj” – Prizren.

Nxënësit tanë nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Laidë Ismajli, Anisa Muji, Diora Salihu, Diar Salihu, Aril Haliti, Malvina Bllaca dhe Anuar Shaqiri, të shoqëruar nga drejtori i shkollës Bekim Mustafa, koordinatori i cilësisë, Sami Selishta dhe Enver Sadiku, këshilltar për karrierë janë paraqitur me dy zgjidhje digjitale, platformën “Syri kibernetik” dhe “Sistemi i automatizuar i ziles së shkollës”.
Derisa platforma e parë ka të bëjë me sigurinë kibernetike tek të rinjtë, të cilët çdo ditë përdorin internetin, rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme, sfida e dytë kishte të bëjë me menaxhimin e ziles së shkollës, e cila tash e tutje do të jetë automatike, duke shmangur kështu angazhimin e vazhdueshëm dhe gabimet në respektimin e orarit.
Shkollat pjesëmarrëse u nderuan me mirënjohje nga organizatori

Më 08.06.2026

Photos from Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti'''s post 16/05/2026

GJIMNAZI NATYROR “XHAVIT AHMETI” ËSHTË NJËRA NGA SHKOLLAT PËRFITUESE E PROJEKTIT RAJONAL “INICIATIVA PËR ZHVILLIMIN E LIDERËVE TË RINJ TË BALLKANIT PERËNDIMOR”

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” është njëra nga shkollat përfituese e projektit rajonal “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor” (BELI) në kuadër të programit Erasmus+ “Ndërtimi i Kapaciteteve në fushën e Rinisë”.
Marrëveshja është nënshkruar nga Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe Granit Brajshori, menaxher i projektit nga Qendra për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, prej këtu e tutje “Shkolla përfituese”.
Qëllimi i këtij memorandumi të mirëkuptimit është të formalizojë zotimin dhe përkushtimin e palëve nënshkruese për të hyrë në një marrëdhënie bashkëpunimi në kuadër të së cilës do të shkëmbehen informata, do të koordinohen aktivitetet dhe do të zbatohen veprimet e dakorduara në përputhje me këtë MiM.

Projekti synon të fuqizojë rolin e të rinjve në proceset e vendimmarrjes, të forcojë funksionalizimin e Këshillave të Nxënësve, si dhe të promovojë kulturën demokratike në shkolla dhe komunitete. Përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe pjesëmarrjes aktive, projekti BELI synon të krijojë më shumë hapësirë dhe mundësi që të rinjtë të përfshihen në proceset demokratike dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në komunitetet e tyre.
Ky Memorandum ka për qëllim të formalizojë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjerë e të përbashkët ndërmjet palëve lidhur me zbatimin e aktiviteteve të projektit “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor (BELI)”.

KEC, përmes projektit :

 Do të organizojë një takim njoftues me shkollën për të prezantuar projektin dhe programin për ngritjen e kapaciteteve të Këshillit të Nxënësve;
 Do të zbatojë një program për ngritjen e kapaciteteve për anëtarët e Këshillit të Nxënësve;
 Do të ofrojë mbështetje përmes mentorimit për Këshillin e Nxënësve;
 Do të mbështesë planifikimin dhe zbatimin e një iniciativë në shkollë;
 Do të organizojë dy ngjarje të Rrjetit Rajonal të Liderëve të Rinj;
 Do të hartojë rekomandime që synojnë forcimin e pjesëmarrjes së të rinjve në nivel lokal dhe rajonal;
 Do të organizojë vizita monitoruese dhe mentoruese në shkollë;
 Do të organizojë konferencën përmbyllëse të projektit.

Shkolla përfituese siguron pjesëmarrjen aktive të komunitetit shkollor në zbatimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor (BELI)”.
Më konkretisht, obligimet e shkollës përfituese në raport me KEC janë si më poshtë:

 Të sigurojë pjesëmarrje aktive të stafit dhe të menaxhmentit për t’u përshirë në aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të projektit;
 Të ofrojë hapësirë dhe mbështetje për organizimin e aktiviteteve të projektit;
 Të ofrojë mbështetje për Këshillin e Nxënësve në zbatimin e Programit për Ngritje të Kapaciteteve për pjesëmarrjen demokratike, avokimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pa e cenuar procesin e rregullt mësimor;
 Të ofrojë përkrahje në hartimin e dokumentit përmbledhës të politikave bashkë me Këshillin e Nxënësve, që trajton mbështetjen e pjesëmarrjes së nxënësve, shkeljet më të shpeshta të të drejtave të të rinjve dhe pengesat në parandalimin e tyre;
 Të angazhohet dhe mbështesë Këshillin e Nxënësve në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave/iniciativave vetëdijësuese në nivel shkolle për komunitetin shkollor, me qëllim të nxitjes së një mjedisi shkollor më demokratik dhe paqësor, që promovon tolerancën, diversitetin, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë;
 Të ofrojë dhe shkëmbejë informata dhe praktika të mira me shkollat tjera, duke shfrytëzuar, sipas nevojës edhe mediat sociale;
 Të luajë rol këshillëdhënës dhe bashkëpunues në zbatimin e aktiviteteve të projektit.

Photos from Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti'''s post 08/05/2026

WESTERN BALKANS UNIVERSITY MUNDËSI E MIRË STUDIMI

Në kuadër të orientimit në karrierë për nxënësit maturantë, Western Balkans University ka prezantuar programet e veta para maturantëve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.
Profesori Kenan Tahiraga nga Western Balkans University me seli në Tiranë – Shqipëri ka theksuar se ky universitet, në të cilin mësimi zhvillohet në gjuhën angleze ofron programe të ndryshme në programet bachelor duke nisur nga programet mjekësore si Infermieri, Teknik laboratori, Fizioterapi, Teknik dentar, Biotekonologji, inxhinieri biomedikale, pastaj Biznes dhe Teknologji, Finanaca dhe Teknologji, Ekonomi, Cyber security, Shkenca Kompjuterike dhe IA, Inxhinieri softverike, Menaxhimi i kujdesit shëndetësor dhe shumë programe të tjera, kurse më pas studimet mund të vazhdohen edhe në studimet master.
Tahiraga ka theksuar se në këtë universitet mësimet zhvillohen në gjuhën angleze, në të punojnë profesorë eminentë dhe të kualifikuar, kurrikula e mësimit bazohet në përvojat ndërkombëtare, kurse mësimi zhvillohet në një kampus modern dhe me infrastrukturë moderne, ku ka laboratorë të panumërta, mundësi të mëdha mësimi dhe mbi të gjitha studime cilësore, pas të cilave garantohet punësimi.
Një ndër të mirat që ofron ky universitet janë edhe bursat që ofrohen, andaj Western Balkans University mirëpret të gjithë maturantët e interesuar për studime të mëtejme, duke garantuar cilësi të studimeve.

Photos from Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti'''s post 06/05/2026

SEMIMATURANTËT NGA SHFMU “SELAMI HALLAQI” NJOFTOHEN ME PROGRAMIN QË OFRON GJIMNAZI NATYROR “XHAVIT AHMETI”

Në kuadër të orientimit në karrierë, nxënës semimaturantë nga Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Selami Hallaqi”, të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre dhe këshilltarja për karrierë e kësa shkolle, Sadete Ramizi kanë vizituar Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku janë pritur nga zëvendësdrejtori Agim Asllani dhe këshilltarët për karrierë Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi.
Nxënësit semimaturantë fillimisht kanë vizituar Palestrën e Sporteve, bibliotekën e shkollës, sallën e madhe të konferencave e debateve, klubin e robotikës, kabienetet e informatikës, biologjisë, fizikës e kimisë, ku nga mësimdhënësit që ishin në proces mësimore Shqipe Bllaca dhe Islam Zuzaku si dhe këshilltarët për karrierë Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi janë njoftuar me punën që bëhet në këtë shkollë, programet që ofrohen dhe dijeninë që marrin nxënësit për të vazhduar tutje në studime.
Para tyre ka folur edhe zëvendësdrejtori Agim Asllani, i cili i ka njoftuar me mënyrën e organizimit të mësimit në këtë vatër të arsimit që mbanë emrin e shkencëtarit të shquar dr. Xhavit Ahmeti.
Nxënësit semimaturantë nga Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Selami Hallaqi” janë ndarë të kënaqur me prezantimet dhe shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar mësimet në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”.

04/05/2026

SEMIMATURANTËT NGA KOMUNA E NOVOBËRDËS VIZITOJNË SHKOLLËN TONË

Në kuadër të orinetimit në karrierë, nxënës semimaturantë nga komuna e Artanës (Novobërdës), të udhëhequr nga këshilltarja për karrierë e kësaj komune, Xhejlane Behluli, mësimdhënës të gjuhës angleze dhe të kulturës fizike dhe sportit kanë vizituar Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku janë pritur nga drejtori Bekim Mustafa, zëvëndësdrejtori Agim Asllani dhe këshilltarët për karrierë Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi.
Nxënësit semimaturantë fillimisht kanë vizituar bibliotekën e shkollës, salllën e madhe të konferencave e debateve, klubin e robotikës, kabienetet e informatikës, biologjisë, fizikës e kimisë, ku nga mësimdhënësit që ishin në proces mësimore Vjollca Sylaj dhe Saud Rrahmani dhe këshilltarët për karrierë janë njoftuar me punën që bëhet në këtë shkollë, programet që ofrohen dhe dijeninë që marrin nxënësit për të vazhduar tutje në studime.
Nxënësit semimaturantë nga Komuna e Novobërdës janë ndarë të kënaqur me prezantimet dhe shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar mësimet në këtë shkollë.

Photos from Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti'''s post 30/04/2026

U MBAJT JAVA E SHKENCËS

JAVA E SHKENCËS PARAQET MANIFESTIMIN EDUKATIV DHE INOVATIV QË SYNON PROMOVIMIN E KURESHTJES, ZGJERIMIT TE DIAPAZONIT TË DIJES SHKENCORE DHE MENDIMIT KRITIK

Shkruan: Laidë Ismaili
Java e Shkencës paraqet manifestimin edukativ dhe inovativ që synon promovimin e kureshtjes, zgjerimit te diapazonit të dijes shkencore dhe mendimit kritik.
Javën që lamë pas, me përkrahjen e drejtorit të shkollës sonë, z. Bekim Mustafa, dhe nën udhëheqjen vizionare dhe profesionale të profesorit të fizikës, prof. Saud Rrahmani, është organizuar dhe mbajtur Panairi i Shkencave të Natyrës.
Duke filluar nga fizika, shkenca themelore që shpjegon ligjet e universit, lëvizjen, energjinë dhe forcat që e udhëheqin botën. Pikërisht nga kjo fushë u hap rrugëtimi shkencor i këtij organizimi madhor, duke zgjuar kureshtjen dhe mendimin kritik te të pranishmit. Nxënësit fitues të garës së fizikës, në kuadër të Javës së Shkencës janë:
Vendi i I-rë: Mbresa Isufi
Vendi i II-të: Laidë Ismaili & Anisa Muji
Vendi i III-të: Bert Asllani & Edi Tërstena dhe Ylli Surdulli
Biologjia, si një dritare e mundësive të zhvillimit dhe e të kuptuarit të kompleksitetit të jetës, nis nga njësia më e vogël themelore e organizimit jetësor, duke vazhduar me kodin e padukshëm që ka formësuar në mënyrën më mbresëlënëse qenien njerëzore, e deri te rrjeti i ndërlikuar i komunikimit të brendshëm që mundëson harmoninë funksionale të tërë organizmit. Përmes modeleve demonstrative dhe punimeve të kuruara me kujdes, nxënësit kanë dëshmuar madhështinë e krijimit dhe pafundësinë e sekreteve që mbart jeta, duke e bërë të vështirë përzgjedhjen e fituesve në këtë garë:
Vendi i I-rë: Diar Salihu & Diora Salihu
Vendi i I-rë: Tuana Ajeti & Zana Kqiku
Vendi i II-të: Laidë Ismaili & Anisa Muji
Vendi i II-të: Ina Geci & Ertiola Shaqiri & Lira Mustafa & Agnesa Dauti & Liza Iljazi & Kaula Haziri
Vendi i III-të: Vymesa Sadiku & Vektor Sadiku Vendi i III-të: Shkurte Fazliu & Gresa Ajvazi
Në kuadër të Javës së Shkencës, gjeografia paraqet studimin e Tokës si një sistem dinamik, ku ndërthuren shtresat e brendshme dhe ato atmosferike. Nga lëvizjet tektonike në koren e Tokës lindin vullkanet si shprehje e energjisë së brendshme, ndërsa në atmosferë formohen fenomene ekstreme si tornadot për shkak të ndryshimeve të presionit dhe temperaturës. Përmes këtyre dukurive, nxënësit kanë dëshmuar kuptimin e proceseve natyrore që formësojnë sipërfaqen e planetit tonë, duke u renditur si në vijim:
Vendi i I-rë: Laidë Ismaili & Anisa Muji
Vendi i II-të: Aril Haliti & Alon Haliti & Olti Emini & Malvina Bllaca & Riola Bllaca
Vendi i III-të: Donikë Ademi
Informatika na paraqitet si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit bashkëkohor, duke u bazuar në përpunimin e të dhënave dhe sistemet digjitale që sot po e ndërtojnë bazën e botës moderne. Kjo fushë dëshmon fuqinë e mendimit logjik dhe inovacionit si komponentë thelbësorë në botën ku ne veprojmë. Ndaj, fituesit e garës së Informatikës, në kuadër të Javës së Shkencës janë:
Vendi i I-rë: Jon Beqiri & Bardh Kqiku
Vendi i II-të: Artur Llapashtica & Anuar Shaqiri & Norik Zeqiri & Olsi Sadiku
Me theks të veçantë, përmendim promovimin e platformës digjitale me tematikë edukative “Sulmet Kibernetike”, e realizuar si pjesë e projektit “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse”, i implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës - KEC, nga nxënësit: Laidë Ismaili, Anisa Muji, Diora Salihu, Diar Salihu, Aril Haliti, Malvina Bllaca, Lina Kadriu, Riola Bllaca, Medinë Bllaca, Luesa Kryeziu dhe Ari Haziri.
Kimia u shndërrua në një laborator idesh, ku nxënësit u bënë alkimistë të dijes, duke ndërthurur në mënyrë të qartë pjesën teorike me atë praktike. Me përkushtim dhe saktësi shkencore, ata dëshmuan se kimia nuk është vetëm shkencë e substancave, por edhe art i zbulimit dhe i transformimit të së padukshmes në të kuptueshme, me ç’rast fituesit e kësaj fushe janë:
Vendi i I-rë: Ajsin Sahiti & More Rexhepi Vendi i II-të: Atika Salihu Nxënësit fitues do të shpërblehen me mirënjohje më datë 5 maj (e martë), nga ora 13:30.
Java e Shkencës dëshmoi punën, entuziazmin dhe vullnetin e lirë të çdo nxënësi pjesëmarrës. Falënderojmë komisionin vlerësues të mësimdhënësve të përbërë nga profesorët: Fizikë: Prof. Bukurije Sylejmani dhe Prof. Arben Duraku Biologji: Prof. Dinore Kastrati dhe Prof. Burbuqe Kadriu Gjeografi: Prof. Fadil Agaj dhe Prof. Nexhmedin Bllaca Informatikë: Prof. Vjollca Sylaj dhe Prof. Shqipe Bllaca Kimi: Prof. Islam Zuzaku dhe Prof. Selvete Sylejmani; për të gjithë angazhimin dhe punën me nxënës, duke reflektuar vlerat më të mira të bashkëpunimit konstruktiv në institucionet edukativo-arsimore.
Prapa hijes së vërtetë të këtij eventi gjendet Këshilli Organizativ, i përbërë nga nxënësit: Laidë Ismaili, Donikë Ademi, Anisa Muji, Era Ramadani, Zerina Ismajli, Jetar Ukshini, Erda Bajraliu, Bora Devaja, Lanika Isufi, Enes Sinani dhe Ditmir Kadriu; të cilët kanë punuar pareshtur në realizimin dinjitoz dhe të suksesshëm të Javës së Shkencës. Mirënjohje e veçantë i takon edhe profesorit të frëngjishtes, njëherësh koordinatorit të cilësisë në shkollë, prof. Sami Selishta, për angazhimin e jashtëzakonshëm, kontributin dhe mbështetjen në çdo suazë. Ky event nuk do t’i jepte frytet që ka dhënë pa udhëheqjen profesionale, kontributin dhe mentorimin e vazhdueshëm të prof. Saud Rrahmani. Java e Shkencës shënon një pikë kthese në botën shkencore, ndaj edhe konsiderohet një aset i çmuar i dijes dhe inovacionit, ku nxënësit kanë mundësinë të shfaqin potencialin e tyre krijues, mendimin kritik dhe aftësitë praktike në fusha të ndryshme. Ajo përfaqëson një hapësirë bashkëpunimi dhe zbulimi, ku shkenca merr jetë përmes eksperimenteve, ideve dhe punës së përbashkët, duke lënë gjurmë të rëndësishme në formimin e gjeneratave të reja.

Photos from Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti'''s post 28/04/2026

NDIHMA E PARË SHPËTON JETË

Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Gjilan para nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ka demonstruar se si duhet të jepet ndihma e parë.
Leonora Kqiku – Kryeziu, instruktore e ndihmës së parë në Kryqin e Kuq të Gjilanit ka organizuar një aktivitet me nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, në të cilin në mënyrë teorike e praktike është demonstruar se si duhet të jepet ndihma e parë.

Ligjëruesja Kqiku- Kryeziu para nxënësve ka shpjeguar se në cilat raste duhet të jepet ndihma e parë, si e parasheh legjislacioni i Kosovës mosdhënien e ndihmës së parë, por edhe mënyrën se si jepet e ndihma e parë.

Ajo ka shpjeguar të gjitha hapat se si duhet t’i qasemi personit që ka nevojë për dhënien e ndihmës së parë, mënyrën se si duhet të kontrollohet e të sigurohet vendi ku jepet ndihma e parë, cilat janë hapat e parë që duhet ndërmarrë, si duhet të dallojmë shenjat e jetës të të aksidentuarit, si kontrollimi i pulsit, frymëmarrja apo edhe hapat që të dallojmë se a e ka ai vetëdijen. Si duhet të veprohet në rast të aksidentit, sit ë veprohet në reanimimin e pacientit, si jepet frymëmarrja artificiale, si të veprohet në situata të ndryshme dhe në lëndime të ndryshme, çfarë duhet të përmbajë kutia e ndihmës së parë dhe si duhet të përdoren ato, si të veprohet te të rriturit, te fëmijët e te foshnjat dhe shumë situate të tjera.

Instruktorja Leonora Kqiku – Kryeziu krejt këto i ka demonstruar edhe në mënyrë praktike, kurse nxënësit me vëmendje e kërshëri i kanë përcjellë të gjitha aktivitetet e saj, duke u kyçur edhe ata në mënyrë aktive.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 15 nxënës, vajza dhe djem, të cilët më pas kanë formuar një grup prej pesë nxënësish, të cilët do t’a përfaqësojnë shkollën tonë në gara komunale në mes të shkollave të mesme të Gjilanit.
Ligjërata të tilla janë tejet të rëndësishme për nxënësit dhe adoleshentët, ngase me dhënien e ndihmës së parë mund të shpëtohen jetë, andaj Kryqi i Kuq dhe shkollat edhe më tej duhet të veprojnë e bashkëpunojnë në këtë aspekt.

24/04/2026

UBT PREZANTON PROGRAMET PARA MATURANTËVE

Kolegji UBT, institucion i arsimit të lartë në Kosovë, në kuadër të orientimit në karrierë ka prezantuar programet e veta para maturantëve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”.
Drejtues të Zyrës për Karrierë nga ky kolegj kanë thënë se zgjedhja e profesionit është një nga vendimet më të rëndësishme të secilit maturantë, andaj siç ka theksuar ai UBT ka cilësi të veçantë të studimit dhe ofron të gjitha profilet që i kërkon tregu i punës.
Duke prezantuar programet bachelor, që i posedon dhe është e akredituar UBT ata thanë se kanë programet më innovative në bachelor dhe kanë bërë me dije kriteret e pranimit, duke theksuar se për t’u regjistruar në UBT gjithmonë ka patur kriter të fortë, ngase në UBT ka mbi 15 mijë studentë, 1000 staf akademik, 150 fusha të specializimit, 500 partneritete me universitete botërore, mbi 300 laboratorë, 80 industri të UBT-së dhe mbi 400 partneritete në industri.
Ata thanë se sidomos ka konkurrencë për programet mjekësore, në IT e mekatronikë, por ka edhe shumë të interesuar edhe për programe të tjera.
UBT organizon edhe trajnime para regjistrimit në fakultet, sikurse që posedon edhe me katër skema të bursave.

Photos from Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti'''s post 22/04/2026

Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore prezantoi programet e studimit

Në kuadër të orientimit në karrierë, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” i ka prezantuar programet e veta Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore i Universitetit të Prishtinës, ku janë paraqitur profesorë të të gjitha departamenteve – matematikë, gjeografi, fizikë, kimi dhe biologji.

Departamenti i matematikës
Në këtë ligjëratë, që ka zgjuar interesimin e nxënësve maturantë, është thënë se matematika është bazë e çdo shkence modern, ngase ajo zhvillon aftësi analitike dhe logjike të avancuar.
Në studimet bachelor ky departament ka programet: matematikë, matematikë financiare në banka dhe sigurime dhe shkenca kompjuterike.
Departamenti i Fizikës
Fizika studion fenomenet themelore të natyrës – nga lëvizja dhe energjia deri te struktura e universit. Ky departament ka programin e fizikës.
Departamenti i biologjisë
Biologjia ofron njohuri të thella mbi organizmat e gjallë dhe mjedisin, duke kombinuar teori dhe praktikë.
Ky departament ka programet: biologji, ekologji dhe mbrojtje të mjedisit dhe biologji molekulare
Departamenti i kimisë
Ky departament ofron studime bashkëkohore që ndërthurin teorinë me praktikën laboratorike, duke përgatitur studentët për sfidat shkencore dhe industrial.
Departamenti i kimisë ka këto programe: kimi, kimi inxhinierike, kimi ushqimore.
Departamenti i Gjeografisë
Gjeografia studion hapësirën, mjedisin dhe ndërveprimin mes njeriut dhe natyrës.
Ky departament ka programin e gjeografisë.

Secili profesor ka shpjeguar arsyet e rëndësisë së studimit në universitetin publik, që ofron studime cilësore, pa pagesë, mundësi të madhe punësimi, marrje të dijes dhe karrierë të suksesshme.
Nxënësit kanë shprehur interesim të madh për këto drejtime, andaj edhe pyetjet e tyre ishin të drejtuara rreth mundësisë së studimit në këto departamente.

Photos from Klubi i Karrierës i Gjimnazit Natyror ''Xhavit Ahmeti'''s post 21/04/2026

KOLEGJI HEIMERER PREZANTOI PROGRAMET E VETA

Në kuadër të orientimit në karrierë Kolegji Heimerer me seli në Prishtinë ka prezantuar programet e veta të studimeve para maturantëve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”. Fillimisht Prof. Ass. Dr. Lon Laska, profesor i psikologjisë në Kolegjin Heimerer në Prishtinë ka mbajtur një ligjëratë mbi orientimin në karrierë në të cilin kanë marrë pjesë mbi 30 nxënës maturantë.
Profesori Laska u ka spjeguar nxënësve se si të orientohen në karrierë, çfarë drejtimesh të zgjedhin në të ardhmen e tyre, sikurse që është ndalë kryesisht te drejtimet mjekësore që i ofron Kolegji Heimerer në Prishtinë.

Want your school to be the top-listed School/college in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rr. ''Gjon Serreqi''
Gjilan
60000