Future School

Future School Me staf të kualifikuar, metoda bashkëkohore, tabela smartboard, iu mundësohet të gjithëve arritje e lartë në kurset që ndjekin. Dr. Sabri Tahiri.

Future School – ku mësimi bëhet aventurë! 🌟
Ofrojmë:
🎨 Parashkollorë (4-6 vjeç)
📚 Qëndrim ditor (kl.1-5)
🗣️ Kurse gjuhësh: anglisht & gjermanisht
☀️ Shkollë verore
🪐 Çdo të shtunë kids workshop

045 90 44 44 Future School është koncept i ri i arsimimit dhe edukimit që ofron kurse të gjuhëve të huaja (angleze, gjermane, frenge), të matematikës, mësimit plotësues, programe gjuhësore e kulturore në Angli, si dhe aktivitete tjera kreative me nxënës. E themeluar nga Festa Shabani Tahiri, me përvojë të gjatë në mësimdhënie të Gjuhës Angleze, Future School është mundësia më e mirë që iu ofrohet fëmijëve dhe të rriturve për aktivitete jashtëshkollore. Drejtoresha e shkollës, përveç kualikimeve profesionale në Kosovë, është shkolluar për mësimdhënie në Universitetin e Jyvaskylas në Finlandë. Përveç kurseve, Future School ofron edhe Qëndrim Ditor për të gjithë fëmijët që nuk kanë ku ta kalojnë pjesën e mbetur të ditës, para ose pas orëve të mësimit. Me stafin mbikëqyrës, mundësohet që koha fëmijëve t’iu kalojë sa më shpejtë, duke i zgjidhur aty detyrat e shtëpisë, duke u socializuar me fëmijët e tjerë, si dhe duke u argëtuar përmes mësimit. Kualiteti i mësimdhënies do të mbikëqyret gjatë gjithë kohës nga udhëheqësi i grupit të ekspertëve për hartimin e Kurrikulës Shtetërore të Republikës së Kosovës, Prof.

Parashkollorët tanë sot po krijojnë, mësojnë dhe argëtohen me shumë dashuri e përkushtim. 💗🎨✨Një ditë e bukur në Future ...
08/09/2026

Parashkollorët tanë sot po krijojnë, mësojnë dhe argëtohen me shumë dashuri e përkushtim. 💗🎨✨

Një ditë e bukur në Future School! 🥰

📚 Regjistrimet janë të hapura!
🕢 Paradite: 07:30–12:30
🌸 Pasdite: 12:30–16:30
☀️ Tërëditë: 07:30–16:30

Ju mirëpresim! 💗

🇩🇪 Gjermanishtja është një investim që hap dyer!Future School ofron kurse të gjuhës gjermane për:👧👦 Fëmijë🧑‍🎓 Adoleshent...
07/09/2026

🇩🇪 Gjermanishtja është një investim që hap dyer!

Future School ofron kurse të gjuhës gjermane për:

👧👦 Fëmijë
🧑‍🎓 Adoleshentë – nivelet A1 dhe A2
👩‍💼👨‍💼 Të rritur – nivelet A1 dhe A2

Mësim bashkëkohor, grupe të përshtatura sipas moshës dhe një atmosferë që e bën gjermanishten më të lehtë dhe më interesante. ✨

📅 Grupet e reja fillojnë më 14 dhe 17 shtator.
⚠️ Vendet janë të limituara!

Rezervo vendin tënd dhe fillo sot rrugëtimin drejt mundësive të reja! 🚀

📍 Future School – Dardania I (shfmu "Selami Hallaçi")Gjilan
📞 Për rezervime: 045 90 44 44 apo dm.

🌟 Javën e parë të shtatorit e nisëm me shumë përkushtim, energji dhe dashuri në Qëndrimin Ditor – Future School!👩‍🏫 Klas...
04/09/2026

🌟 Javën e parë të shtatorit e nisëm me shumë përkushtim, energji dhe dashuri në Qëndrimin Ditor – Future School!

👩‍🏫 Klasa I – mësuesja Leorina
👩‍🏫 Klasa II – mësuesja Donika
👩‍🏫 Klasat III–IV – mësuesja Arbresha

Tek ne, fëmijët përfitojnë:

📚 Përfundimin e detyrave të shtëpisë
✏️ Mësim plotësues dhe përforcim të njohurive
🥗 Mëngjes dhe drekë
🎨 Aktivitete edukative dhe argëtuese
🤗 Përkujdesje në ambient të sigurt
🏫 Përcjellje të organizuar në shkollë

Çdo ditë mësojmë, zhvillohemi dhe krijojmë kujtime të bukura së bashku! 💙💛

Regjistrimet e hapura
📲 045 90 44 44 📲 045 475 474

📍 Dardania I (afër "Selami Hallaçit)
Gjilan

Future School
The future is here!

📚✨ Future School u uron të gjithë fëmijëve një vit të mbarë shkollor!Urojmë që ky vit i ri shkollor të jetë i mbushur me...
02/09/2026

📚✨ Future School u uron të gjithë fëmijëve një vit të mbarë shkollor!

Urojmë që ky vit i ri shkollor të jetë i mbushur me suksese, dije, miqësi të reja dhe shumë buzëqeshje! 💙
Qoftë çdo ditë një mundësi e re për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të bërë hapa të bukur drejt së ardhmes. 🌟

📢 Regjistrimet në Future School janë të hapura!

🏫 Qëndrim ditor për klasat 1–5
🎨 Program parashkollor – paradite, pasdite ose tërëditor

💙 Future School – The Future is Here!

🌟 5 ARSYE PSE TË ZGJIDHNI  QËNDRIMIN DITOR NË FUTURE SCHOOL!Prej 5 vitesh, qindra fëmijë rriten, mësojnë dhe argëtohen ç...
25/08/2026

🌟 5 ARSYE PSE TË ZGJIDHNI QËNDRIMIN DITOR NË FUTURE SCHOOL!

Prej 5 vitesh, qindra fëmijë rriten, mësojnë dhe argëtohen çdo ditë pranë nesh! 💙

1️⃣ Mësuese për çdo klasë – përkujdesje profesionale dhe ndihmë me detyrat e shtëpisë.

2️⃣ Ushqim i shëndetshëm – mëngjes dhe drekë të përgatitura në kuzhinën tonë.

3️⃣ Transport i organizuar – udhëtim i sigurt për nxënësit e shkollave publike.

4️⃣ Ambient i rehatshëm dhe i sigurt – hapësira për mësim, lojë dhe pushim.

5️⃣ Aktivitete jashtëkurrikulare – sport, vizita edukative dhe përvoja të paharrueshme.

📢 Regjistrimet janë të hapura!

📍 Dardania I, afër SHFMU “Selami Hallaçi”, Gjilan
📞 045 90 44 44 | 045 475 474

Future School – vendi ku shkolla dhe shtëpia bëhen një! 🏡📚

📣 REGJISTRIMET JANË TË HAPURA!🎓 Viti shkollor 2026/2027 në Future School!Nise vitin shkollor mbarë — mëso, krijo dhe rri...
24/08/2026

📣 REGJISTRIMET JANË TË HAPURA!

🎓 Viti shkollor 2026/2027 në Future School!

Nise vitin shkollor mbarë — mëso, krijo dhe rritu me ne! 💙

Për të pestin vit me radhë, Future School mirëpret fëmijët dhe nxënësit në një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe frymëzues, ku mësimi dhe argëtimi shkojnë krah për krah.

📚 PROGRAMET TONA:

🏡 Qëndrim ditor për parashkollorë.

🎒 Qëndrim ditor për nxënësit e klasave 1–5.

🇬🇧🇩🇪 Kurse të gjuhës angleze dhe gjermane për të gjitha grupmoshat.

✏️ Kurse të mësimit plotësues.

🎨 Kids Club — çdo të shtunë.

🌍 Aktivitete dhe vizita jashtëkurrikulare në Kosovë dhe Evropë.

👩‍🏫 Staf profesional dhe i përkushtuar.

🍽️ Ushqim i freskët nga kuzhina e shkollës.

🚐 Transport i sigurt dhe i organizuar.

💙 Future School — prej pesë vitesh, adresa ku shkolla dhe shtëpia bëhen një për fëmijët tuaj!

📍 Dardania I, afër SHFMU “Selami Hallaçi”, Gjilan.

📞 045 90 44 44 | 045 475 474

📧 [email protected]

✨ Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e familjes Future School!

01/08/2026

🎉 FAMILY FUN DAY 2026 – një mbrëmje që do ta kujtojmë gjatë! ❤️

Qindra fëmijë, prindër e familje u bënë bashkë për të mbushur Parkun Dardania me buzëqeshje, muzikë, lojëra, kreativitet dhe shumë energji pozitive! 🌈🎨🎶

Nga stacionet e ndryshme të aktiviteteve, face painting, lojërat, piktura, leximi dhe vallëzimi, deri te momentet e bukura mes prindërve dhe fëmijëve – kjo mbrëmje na rikujtoi sa shumë kemi nevojë për hapësira ku familja dhe komuniteti bëhen bashkë.🫶

Kjo video është vetëm një copëz e atmosferës së jashtëzakonshme që krijuam së bashku. 🎥✨

🙏 Faleminderit nga zemra stafit të Future School për punën dhe energjinë e palodhshme, të gjithë bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve tanë, si dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për mbështetjen.

Dhe mbi të gjitha, faleminderit çdo familjeje që na u bashkua! Ju i dhatë jetë këtij eventi. ❤️

Family Fun Day nuk ishte vetëm një event – ishte një festë e familjes, fëmijërisë dhe komunitetit! 🌟

🎬 Shijojeni videon përmbledhëse!

✨ Përmbyllja e një vere të paharrueshme me Future School Summer Camp 2026! 💙Sot ndamë me fëmijët tanë certifikatat si ku...
31/07/2026

✨ Përmbyllja e një vere të paharrueshme me Future School Summer Camp 2026! 💙

Sot ndamë me fëmijët tanë certifikatat si kujtim i gjithë aventurave, mësimeve, lojërave dhe momenteve të bukura që përjetuam së bashku gjatë këtyre javëve. 🌈

Çdo buzëqeshje, çdo aktivitet dhe çdo përvojë e bërë bashkë e bëri këtë kamp një rrugëtim të veçantë. 🥰

Faleminderit prindërve për besimin dhe fëmijëve tanë të mrekullueshëm për energjinë, dashurinë dhe gëzimin që sollën çdo ditë. ❤️

Ky ishte vetëm një kapitull i bukur… mezi presim aventurat e radhës me ju! ✨

🎨🌿 Painting Day në Future School 🌿🎨Sot e shndërruam natyrën në klasën tonë më të bukur! 💚Në një atmosferë të qetë, nën h...
30/07/2026

🎨🌿 Painting Day në Future School 🌿🎨

Sot e shndërruam natyrën në klasën tonë më të bukur! 💚

Në një atmosferë të qetë, nën hijen e pemëve dhe mes ngjyrave të verës, fëmijët u relaksuan duke shprehur imagjinatën e tyre në telajo. Çdo vizatim ishte një histori, çdo ngjyrë një emocion dhe çdo punim një kryevepër unike arti. 🖌️✨

Tek Future School besojmë se arti nuk është vetëm krijimtari, por edhe një mënyrë për të zhvilluar përqendrimin, vetëbesimin dhe dashurinë për bukurinë që na rrethon.

Jemi krenarë për artistët tanë të vegjël dhe mezi presim t'i ndajmë me ju krijimet e tyre! 🎨💙

TheFutureIsHere

🍉 Watermelon Party në Summer Camp! ☀️💚Sot fëmijët tanë jo vetëm që u argëtuan duke shijuar shalqirin, por edhe përjetuan...
29/07/2026

🍉 Watermelon Party në Summer Camp! ☀️💚

Sot fëmijët tanë jo vetëm që u argëtuan duke shijuar shalqirin, por edhe përjetuan një aktivitet të veçantë të sh*t-blerjes, ku morën rolin e sh*tësve dhe blerësve. 🛒💰

Përmes lojës ata mësuan si të komunikojnë, të bëjnë zgjedhje, të përdorin para simbolike dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Një ditë plot buzëqeshje, mësim dhe eksperienca të bukura! 🍉✨

Address

Rr. Sylejman Ashkiu, Nr. 1
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Telephone

+38345904444

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Future School posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Future School:

Share