Shkolla e Mesme Teknike "Mehmet Isai" Gjilan

Shkolla e Mesme Teknike "Mehmet Isai" Gjilan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla e Mesme Teknike "Mehmet Isai" Gjilan, Education Website, Gjilan.

Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-tëShkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, nga dita e ...
16/08/2026

Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të

Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, nga dita e hënë deri të mërkurën (17 deri më 19 gusht) do të hap konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2026–2027. Rezultatet shpallen më 20 gusht. Nxënësit mund të zgjedhin ndërmjet disa profileve teknike, si informatika, ndërtimtaria, arkitektura, automekanika dhe të tjera. Rëndësia e këtyre drejtimeve është e madhe, sepse ato u japin nxënësve njohuri praktike dhe profesionale. Ato ndihmojnë në përgatitjen për tregun e punës dhe krijojnë mundësi për një të ardhme më të sigurt. Drejtime si informatika, automekanika, arkitektura dhe CNC janë veçanërisht të kërkuara në zhvillimin e teknologjisë dhe industrisë.
Në SH.M.L.T. “Mehmet Isai” do të gjeni mësim cilësor, staf të përkushtuar dhe drejtime profesionale që ju përgatisin për tregun e punës dhe studimet e mëtejshme. Ju mirëpresim me kënaqësi dhe ju urojmë suksese në rrugëtimin tuaj të ri!

06/07/2026

📢 REGJISTRIMET PËR KLASËN E 10-TË JANË TË HAPURA !

🎓 IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan ju ofron profile profesionale të kërkuara në tregun e punës:

💻 Sisteme të IT

⚡ Instalues Elektrik

🔧 Automekanik

🖥️Teknik i Informatikë

📐 Arkitekturë

🏗️ Ndërtimtari

⚙️ CNC

🚦 Trafik Rrugor

🍎 Teknologji e Riciklimit

Pse të zgjedhësh IAAP “Mehmet Isai”?

✅ Mësim teorik dhe praktik

✅ Kabinete dhe laboratorë modernë

✅ Praktikë profesionale në institucione dhe biznese

✅ Staf profesional dhe i përkushtuar

✅ Mundësi të shumta punësimi dhe vazhdimi të studimeve

🌟 Zgjidh sot profesionin tënd dhe ndërto të ardhmen që dëshiron!

📍 IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan

📞 Për informata shtesë, na kontaktoni ose na vizitoni në shkollë.

🔵 Regjistrohu sot – Suksesi yt fillon me zgjedhjen e duhur!

06/07/2026
Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese, psikologia e shkollës mbajti ligjërata me nxënësit për shënimin e Ditës Botëror...
02/06/2026

Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese, psikologia e shkollës mbajti ligjërata me nxënësit për shënimin e Ditës Botërore kundër Duhanit (31 Maj) dhe Ditës Botërore kundër Substancave Narkotike. Gjatë ligjëratave u trajtuan pasojat e përdorimit të duhanit dhe substancave narkotike, si dhe rëndësia e zgjedhjes së stileve të shëndetshme të jetesës dhe marrjes së vendimeve të përgjegjshme.

Ekskurzioni i nxënësve të SHMT “Mehmet Isai” – GjilanMë datën 28.05.2026, nxënësit e klasave X dhe XI të SHMT “Mehmet Is...
30/05/2026

Ekskurzioni i nxënësve të SHMT “Mehmet Isai” – Gjilan

Më datën 28.05.2026, nxënësit e klasave X dhe XI të SHMT “Mehmet Isai” nga Gjilani realizuan një ekskurzion edukativo-kulturor në disa nga vendet më të rëndësishme historike dhe turistike të Kosovës. Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen më të afërt me trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të vendit tonë.
Vizita filloi në Parkun Arkeologjik Ulpiana, një nga qendrat më të rëndësishme të qytetërimit antik në Kosovë. Nxënësit patën mundësinë të njihen me historinë e qytetit antik, mbetjet arkeologjike, bazilikat dhe objektet tjera që dëshmojnë lashtësinë dhe rëndësinë e Ulpianës.
Më pas u vizitua Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, vend i cili simbolizon sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari për lirinë e Kosovës. Nxënësit u njohën nga afër me historinë e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje për popullin shqiptar.
Ekskurzioni vazhdoi drejt Liqenit të Radoniqit, ku nxënësit kaluan momente relaksi duke shijuar bukuritë natyrore dhe pamjet e mrekullueshme të kësaj zone.
Vizituam dhe qytetin e Gjakovës.
Vizita përfundoi në qytetin historik të Prizrenit, ku nxënësit panë nga afër monumente të njohura si Kalaja e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Ura e Gurit dhe Xhamia e Sinan Pashës. Prizreni me historinë dhe kulturën e tij la mbresa të veçanta tek të gjithë pjesëmarrësit.
Ky ekskurzion ishte një përvojë shumë e vlefshme për nxënësit, duke kombinuar mësimin, kulturën, historinë dhe argëtimin. Aktiviteti kontribuoi në forcimin e shoqërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet nxënësve dhe profesorëve, duke lënë kujtime të bukura për të gjithë pjesëmarrësit.

Sot, në ambientet e SHMT Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, u mbajt Provimi Final për gjeneratën e parë të...
20/05/2026

Sot, në ambientet e SHMT Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, u mbajt Provimi Final për gjeneratën e parë të nxënësve të përfshirë në sistemin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional Dual, një model bashkëkohor i të nxënit që po zbatohet me sukses në Kosovë.

Nxënësit e drejtimit të Makinerisë – profili Automekanik, prezantuan projektet dhe punimet e tyre praktike para komisionit vlerësues, të përbërë nga instruktorë të bizneseve partnere dhe mësimdhënës profesionalë, duke përmbyllur me sukses rrugëtimin e tyre si gjenerata e parë e Arsimit Dual në shkollën tonë.

Të pranishëm gjatë zhvillimit të provimit ishin edhe Drejtori i DKA-së në Gjilan, Jeton Rexhepi, si dhe përfaqësues të organizatës ITED, e cila ka dhënë mbështetje të vazhdueshme në implementimin e mësimit dual.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij procesi të rëndësishëm, e në mënyrë të posaçme për bizneset lokale partnere, të cilat hapën dyert për praktikën profesionale të nxënësve dhe u bënë pjesë aktive e përgatitjes së kuadrove të reja profesionale për tregun e punës.

Ky bashkëpunim ndërmjet shkollës dhe sektorit privat mbetet një shembull i rëndësishëm i ndërlidhjes së arsimit me praktikën profesionale dhe nevojat reale të tregut të punës.

Në shkollën tonë patëm një aktivitet shumë të rëndësishëm me përfaqësues nga Kryqi i Kuq. Nxënësit tanë u informuan dhe ...
30/04/2026

Në shkollën tonë patëm një aktivitet shumë të rëndësishëm me përfaqësues nga Kryqi i Kuq. Nxënësit tanë u informuan dhe u trajnuan rreth ndihmës së parë, duke mësuar si të reagojnë në situata emergjente dhe si të ofrojnë ndihmë në momentet kur ajo është jetike. Falënderojmë përzemërsisht Kryqin e Kuq për angazhimin dhe kontributin e tyre në edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve tanë.

Address

Gjilan

Opening Hours

Monday 07:15 - 15:00
Tuesday 07:15 - 15:00
Wednesday 07:30 - 15:00
Thursday 07:30 - 15:00
Friday 07:15 - 15:00

Telephone

+383280323457

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Mesme Teknike "Mehmet Isai" Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share