Shmap "Adem Kastrati" - Gjilan

Shmap "Adem Kastrati" - Gjilan Official website of the High Middle School "Arti Pamor" - Gjilan

KONKURS – Për ndarjen e njëqind (100) bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dh...
14/09/2026

KONKURS – Për ndarjen e njëqind (100) bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) për vitin shkollor 2026-2027

https://2lonline.com/federata-e-badmintonit-me-donacion-per-shmap-adem-kastrati-gjilan/?fbclid=IwY2xjawUQh41wZG9mBWV4dG4...
11/09/2026

https://2lonline.com/federata-e-badmintonit-me-donacion-per-shmap-adem-kastrati-gjilan/?fbclid=IwY2xjawUQh41wZG9mBWV4dG4DYWVtAjEwAGJyaWQRMVRqVHc4ckpwZlFpRlBQSkNzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEebXoFc5ckFFLbJVxImq4mv2nr6nrnIIy-SPvKznGNbBqaBNGFqZJ_8Wa1PSE_aem_Qzjr6ZiB6QISBePY0zDLPw

Sot, Federata e Badmintonit e Kosovës ka dhuruar një donacion me pajisje sportive për Shkollën e Mesme të Arteve Pamore “Adem Kastrati” në Gjilan. Kryetari i Federatës, Lulzim Haziri, dorëzoi personalisht pajisjet e nevojshme, duke u mundësuar nxënësve që gjatë orëve të edukatës ...

FEDERATA E BADMINTONIT ME DONACION PËR SHKOLLËNSot, Federata e Badmintonit e Kosovës ka dhuruar një donacion me pajisje ...
10/09/2026

FEDERATA E BADMINTONIT ME DONACION PËR SHKOLLËN
Sot, Federata e Badmintonit e Kosovës ka dhuruar një donacion me pajisje sportive për shkollën tonë, me qëllim të masivizimit të këtij sporti tek të rinjtë.
Kryetari i federatës, Lulzim Haziri, dorëzoi personalisht pajisjet e nevojshme, duke u mundësuar nxënësve që gjatë orëve të edukatës fizike të njihen nga afër dhe të shijojnë përfitimet që sjell ky sport dinamik.
Gjatë pranimit të donacionit, drejtori i shkollës, Roland Masorica, dhe profesoresha e edukatës fizike, Arta Rexhepi, shprehën mirënjohjen e tyre të thellë. Ata falënderuan kryetarin Haziri për këtë mbështetje të rëndësishme, e cila pasuron aktivitetet sportive të shkollës dhe motivon nxënësit drejt një jete më aktive.

PAJISJE TË REJA TEKNOLOGJIKE PËR SHKOLLËN Gjilan, 02 ShtatorShkolla jonë është pasuruar me pajisje të reja bashkëkohore ...
02/09/2026

PAJISJE TË REJA TEKNOLOGJIKE PËR SHKOLLËN
Gjilan, 02 Shtator
Shkolla jonë është pasuruar me pajisje të reja bashkëkohore të teknologjisë për edukimin artistik, të dhuruara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për avancim të mësimit dhe në hapa me trendët e zhvillimit në botë, shkolla jonë, kohë më parë, ka kërkuar ndihmë nga MASHT që të na sigurojë pajisje shtesë teknologjike. Kjo kërkesë, ka gjetur mbështetjeje e tyre, duke i ofruar shkollës tabela të mençura (Smart Boards), Drawing Display për vizatim dhe dizajn digjital, si dhe plotter profesional për shtypje.
Këto pajisje, padyshim, do të krijojnë mundësi të reja për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, duke e lejuar ndërthurjen e artit tradicional me teknologjinë moderne, zhvillimin e aftësive digjitale dhe realizimin e projekteve artistike e profesionale në kushte më të avancuara.

31/08/2026

NJOFTIM
Të nderuar nxënës të Shkollës së Artit Pamor “Adem Kastrati”,
Ju njoftojmë se procesi mësimor fillon nesër.
Ju duhet të paraqiteni në shkollë sipas këtij orari: 08:15– 14:00.
Ju urojmë një vit të mbarë!
Drejtoria e Shkollës

NJË LAJM I HIDHUR Me dhimbje të thellë njoftojmë se dje kemi humbur ish-nxënësin tonë, Shpejtim Syla, i cili, sipas njof...
25/08/2026

NJË LAJM I HIDHUR
Me dhimbje të thellë njoftojmë se dje kemi humbur ish-nxënësin tonë, Shpejtim Syla, i cili, sipas njoftimit të familjarëve, është gjetur pa shenja jete derisa ndodhej me pushime në Shëngjin.
Drejtoria e shkollës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, profesorëve dhe të gjithë nxënësve, veçanërisht shokëve dhe bashkëmoshatarëve të tij.
Shpejtim Syla ishte nxënës i shkollës sonë për tri vite, në drejtimin Pikturë, të cilin e përfundoi në maj të këtij viti.
Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe ne që e njohëm.
U prehtë në paqe, shpirti i tij!

17/08/2026
NJOFTIMTë nderuar nxënës kandidatë dhe prindër, Ju njoftojmë se është publikuar lista e nxënësve të pranuar në afatin e ...
10/07/2026

NJOFTIM

Të nderuar nxënës kandidatë dhe prindër,

Ju njoftojmë se është publikuar lista e nxënësve të pranuar në afatin e parë të konkursit për regjistrimin e nxënësve në Shkollën e Mesme të Arteve Pamore "Adem Kastrati" – Gjilan, për vitin shkollor 2026/27.

Urime të gjithë nxënësve të pranuar!

KONKURSShkolla e Mesme e Arteve Pamore “Adem Kastrati” në Gjilan shpallë konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e...
07/07/2026

KONKURS

Shkolla e Mesme e Arteve Pamore “Adem Kastrati” në Gjilan shpallë konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e X-të për vitin shkollor 2026/27, në profilet:

PIKTURË (1 paralele)

DIZAJN GRAFIK (1 paralele)

DIZAJN TEKSTILI DHE VESHJE (1 paralele)

DIZAJN ENTERIERI (1 paralele)

Aplikimi bëhet në objektin e shkollës së arteve pamore në datat: 07.07 – 09.07.2026.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:

Fletëparaqitja (merret gjatë aplikimit në shkollë)

Dëftesa e klasës së 6–9-të

Ekstrakti / Certifikata e lindjes

Provimi pranues mbahet më: 10.07.2026, ora 09:00.

Publikimi i rezultateve më 10.07.2026 ora 15:00, ndërsa kandidatët të cilët nuk janë pranuar dokumentet mund t’i tërheqin menjëherë pas publikimit të rezultateve.

Address

Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 07:00 - 13:00
Tuesday 07:00 - 13:00
Wednesday 07:00 - 13:00
Thursday 07:00 - 13:00
Friday 07:00 - 13:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shmap "Adem Kastrati" - Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category