Shkolla Fillore ''Esat Berisha'' Llashticë

Shkolla Fillore ''Esat Berisha'' Llashticë Llashtica nëpër shekuj Mësimi laik shqip në këtë fshat startoi në objektet që nuk ishin të destinuara për zhvillimin e mësimit. m. th.

Shkolla shqipe në Llashticë ka filluar punën menjëherë pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 1 dhjetor 1946, si shkollë katër klasëshe e kombinuar. Para kësaj date fëmijët shqiptar (një numër i vogël i tyre) mësonin në mejtepin e fshatit, ku i merrnin elementet e para të mësimit fetar islam. Kështu dita e parë e mësimit shqip u mbajt në dyqanin e Selmanit që kishte rreth 12 metra katror, pastaj në shtëpinë e Feriz Llashticës dhe në objektin e mejtepit të xhamisë. Mësuesi i parë i shkollës shqipe ishte Sylejman Osmani, i biri i Ramush Cvircës, i cili në fillim punoi me nxënës të moshave të ndryshme. Pas renovimit të shtëpisë së kulturës më 1949 dhe rregullimit të saj për punë aty rreth viteve 1952-1955 nxënësit vendosen në lokalet e shtëpisë së kulturës, ku një pjesë e saj ekziston edhe sot edhe pse gjatë luftës së vitit 1999 armiku gjakatar e dogji, mirëpo falë ndihmës së SHBA-ve, gjegjësisht Organizatës qeveritare Amerikane USAID kjo godinë në vitin 2000 u rinovua dhe tani ajo është edhe më e bukur se kurrë më parë. Këtu në objektin e vjetër mësimi zhvillohet deri në vitin 1979 dhe në këtë vit d. në vitin 1979-1980 bëhet inaugurimi i objektit të tashëm shkollor. Objekti u ndërtua kryesisht nga vetkontributi i qytetarëve të Llashticës dhe puna vullnetare e tyre. Në fillim shkolla shqipe e Llashticës ishte katërklasëshe, ndërsa më vonë, apo më saktë më 1 shtator 1967 është hapur edhe klasa e pestë, kështu që në fillim të viteve të 70-ta janë hapur edhe dy klasë tjera, përkatësisht klasa e gjashtë dhe klasa e shtatë. Me rritjen e numrit të nxënësve rriteshin edhe paralelet, kështu që shtohej edhe nevoja për zgjerimin e lokalit të shkollës. Prandaj në vitin 1976 Emin Shabani, Asllan Ibishi, Musa Qerimi morën iniciativën për të punuar dhe udhëhequr punën në zgjerimin e lokalit shkollor. Kështu sëbashku me qytetarët e tjerë të fshatit ia arritën qëllimit që e kishin. Pra që fëmijët e tyre të kenë hapësirë të mjaftueshme për mësim. Kjo punë e mundimshme u arrit të finalizohet deri në vitin 1980 sepse pushteti i atëhershëm nuk e ndihmonte këtë fshat, mirëpo tani është krejt ndryshe. Ndërsa shkolla e sotme "Esat Berisha" llogaritet të jetë shkollë e plotë fillore që nga viti 1977-1978, sepse atëherë ishte ajo gjenerata e parë që e kreu tetëvjeçaren në Llashticë, atëbotë shkolla fillore e Llashticës ishte paralele e ndarë fizike e shkollës fillore të Zhegrës. Shkolla e jonë ishte nga dy herë paralele e ndarë fizike e Zhegrës dhe Pisjanit, ndërsa për herë të fundit ishte e kësaj të fundit deri në vitin 1991. Pavarësimi i shkollës sikundër edhe i Kosovës ishte ëndërr e kahmotshne e Llashticasve, e kjo u arrit më 15 maj 1992, ku Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës e shpallë shkollën fillore të Llashticës shkolle të Pavarur.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, shkolla jonë u pasurua me një donacion të çmuar prej 10 kompjute...
31/08/2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, shkolla jonë u pasurua me një donacion të çmuar prej 10 kompjuterësh, të dhuruar nga shoqata “Llashtica vendlindja ime” në Zvicër.

Në emër të shkollës sonë, nxënësve dhe stafit, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të sinqertë për shoqatën humanitare në Zvicër, për donacionin prej 10 kompjuterësh, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027.

Ky donacion është një ndihmë e madhe për përmirësimin e mësimit dhe pajisjen e shkollës me teknologji bashkëkohore.
Falemnderojmë kryetarin z. Enver Hajdari me stafin e tij si dhe z. Bekim Fazliu dhe Besim Ismaili të cilët sot sollën këtë donacion të çmuar për shkollën tonë.

Faleminderit për bujarinë, përkushtimin dhe mbështetjen tuaj ndaj arsimit dhe nxënësve tanë!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës
31 Gusht 2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
29/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

SHFMU “Esat Berisha” LlashticëSot, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ndamë një drekë me kolektivin e shkollës me...
23/06/2026

SHFMU “Esat Berisha” Llashticë
Sot, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ndamë një drekë me kolektivin e shkollës me rastin e përfundimit të vitit shkollor. Ishte një moment i bukur për të reflektuar mbi punën, përkushtimin dhe sukseset e arritura gjatë këtij viti. Faleminderit të gjithë kolegëve-eve për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre. Ju uroj pushime të mbara, shëndet dhe rikthim me energji të reja në vitin e ardhshëm shkollor!
Me respekt!
N.Sh.
Qershor 2026

SHFMU “Esat Berisha”Mesazhet për ars. Ibrahim Ibrahimi me rastin e pensionimit
18/06/2026

SHFMU “Esat Berisha”
Mesazhet për ars. Ibrahim Ibrahimi me rastin e pensionimit

SHFMU “Esat Berisha” LlashticëPas një përvoje 40-vjeçare në shërbim të dijes, edukimit dhe arsimimit, sot përcjellim me ...
17/06/2026

SHFMU “Esat Berisha” Llashticë

Pas një përvoje 40-vjeçare në shërbim të dijes, edukimit dhe arsimimit, sot përcjellim me respekt dhe mirënjohje në pension arsimtarin Ibrahim Ibrahimi.

Katër dekada përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për nxënësit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shumë breza. Kontributi juaj nuk matet vetëm me vitet e punës, por edhe me vlerat, dijen dhe edukatën që u keni përcjellë brezave.

Ju urojmë pensionim të mbarë, shëndet të plotë, lumturi familjare dhe shumë vite të qeta e të begata. Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për arsimin dhe për shoqërinë.

Urime pensionimin, arsimtar Ibrahim! Respekt dhe mirënjohje për jetën tuaj të përkushtuar në shërbim të arsimit.
Drejtoria e shkollës
Qershor 2026

Sot, në shkollën tonë, “Esat Berisha në Llashticë, u mbajt një ligjëratë edukative nga Njësia për Mbrojtje kundër Zjarri...
10/06/2026

Sot, në shkollën tonë, “Esat Berisha në Llashticë, u mbajt një ligjëratë edukative nga Njësia për Mbrojtje kundër Zjarrit, Kryqi i Kuq i Kosovës, Policia e Kodovës, me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për rreziqet që sjell zjarri dhe mënyrat e parandalimit të tij.

Gjatë ligjëratës, nxënësit u njohën me shkaqet më të shpeshta të shpërthimit të zjarreve, masat e sigurisë që duhet të respektohen në shtëpi, shkollë dhe mjedise të tjera, si dhe veprimet që duhet të ndërmerren në rast emergjence. Po ashtu, u theksua rëndësia e kujdesit, përgjegjësisë dhe reagimit të shpejtë për mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Falënderojmë pjesëtarët e Njësisë për Mbrojtje kundër Zjarrit, Kryqin e Kuq dhe polocinë e Kosovës për kontributin e tyre në edukimin dhe sigurinë e nxënësve tanë. Këto aktivitete janë me rëndësi të veçantë në ngritjen e kulturës së sigurisë tek gjeneratat e reja.
Qershor 2026

Çdo vit, më 26 Maj, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogat dhe Trafikimit të Paligjshëm të...
09/06/2026

Çdo vit, më 26 Maj, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogat dhe Trafikimit të Paligjshëm të tyre. Kjo ditë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që sjell përdorimi i drogave dhe të inkurajojë një mënyrë jetese të shëndetshme.

Drogat ndikojnë negativisht në shëndetin fizik dhe mendor të njeriut, dëmtojnë familjen, shoqërinë dhe të ardhmen e të rinjve. Prandaj, edukimi, informimi dhe mbështetja e të rinjve janë mënyrat më të mira për të parandaluar këtë dukuri.

Në këtë ditë, iedhe shkolla jonë zhvilloi një aktivitetet sensibilizuese për të promovuar vlera pozitive, shëndetin dhe jetën pa varësi. Të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë në krijimin e një shoqërie të sigurt, ku të rinjtë zgjedhin dijen, sportin dhe kulturën në vend të drogave.
Pasi që 31 maji ishte ditë e diel ne në shkollën tonë shënuam një aktivitet me nxënësit e klasëve 6-9. Në mbarl botën shënohet Dita Botërore Pa Duhan. Kjo ditë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për dëmet që shkakton duhani dhe të inkurajojë njerëzit të zgjedhin një jetë më të shëndetshme.

Pirja e duhanit është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve serioze, si sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe disa lloje të kancerit. Përveç dëmit që i shkakton duhanpirësit, tymi i duhanit ndikon negativisht edhe te njerëzit përreth, veçanërisht te fëmijët dhe të moshuarit.

Të rinjtë duhet të informohen për pasojat e duhanit dhe të inkurajohen të zhvillojnë zakone të shëndetshme, si sporti, aktivitetet kulturore dhe kujdesi për shëndetin. Familja, shkolla dhe shoqëria kanë një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj për të qëndruar larg duhanit.

Dita Botërore Pa Duhan na kujton se shëndeti është pasuria më e çmuar. Duke zgjedhur të mos pimë duhan, ne mbrojmë veten, familjen dhe mjedisin ku jetojmë.
Falemnderojmë arsimtarët Bekim Ibishi, Shkurte Halili dhe Selami Sherifi për këtë aktivitet me nxënës.
Qershor 2026

SHFMU “Esat Berisha”Me rastin e festës së Abetares, një nga momentet më të rëndësishme për nxënësit e klasës së parë, so...
03/06/2026

SHFMU “Esat Berisha”
Me rastin e festës së Abetares, një nga momentet më të rëndësishme për nxënësit e klasës së parë, sot shkolla jonë u vesh me ngjyrat e gëzimit dhe të festës, duke i mirëpritur në përmbylljen e një rrugëtimi të rëndësishëm mësimin e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe.
Kjo ngjarje e shënuar sot tregon se nxënësit tanë kanë arritur me sukses të mësojnë shkronjat dhe të bëhen të pavarur në të ardhmen, duke lexuar e mësuar për gjërat që do të balkafaqohen në të ardhmen e tyre. Ata, ato me recitime e këngë për alfabetin treguan përpara prindërve se kanë mësuar të lidhin rrokjet, të formojnë fjalët e para dhe të lexojnë fjalitë që lidhin me dijen.
Falemnderojmë mësueset: Igballa Memini dhe Vjollca Xhemaili për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të palodhshëm!
Njëherit falemnderojmë prindërit për besimin, bashkupunimin dhe ndihmën e palodhur në këtë rrugëtim.
Edhe drejtori Nehat Shabani, i uroi nxënësve, prindërve dhe mësueseve festën e Abetares, duke iu uruar suksese të pa fundme në jetë. Urime Festa e Abetares !

https://www.facebook.com/share/p/1Ck3ZTj33T/?mibextid=wwXIfr

Sot, së bashku me nxënësit e shkollës sonë, zhvilluam një shëtitje edukative dhe rekreative në periferi të fshatit. Përm...
21/05/2026

Sot, së bashku me nxënësit e shkollës sonë, zhvilluam një shëtitje edukative dhe rekreative në periferi të fshatit. Përmes kësaj aktiviteti, nxënësit patën mundësi të kalojnë kohë në natyrë, të njihen më mirë me ambientin përreth dhe të forcojnë shoqërinë e bashkëpunimin mes tyre. Momente të bukura, energji pozitive dhe kujtime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit.
Falemnderit të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për kujdesin dhe angazhimin që të kalojmë sa më mirë këtë ditë!
Maj 2026

Address

Llashtice
Gjilan

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:15
Tuesday 08:00 - 17:15
Wednesday 08:00 - 17:15
Thursday 08:00 - 17:15
Friday 08:00 - 17:15

Telephone

+383280386620

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore ''Esat Berisha'' Llashticë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share