Varg e Vi

Varg e Vi

Share

''Varg e Vi'' është organizatë e pavarur kulturore, e formuar me 25.4.2011 në Gjilan! Përfaqësues ligjor\ Drejtor Ekzekutiv:
Migjen Fazliu

Photos from Varg e Vi's post 25/05/2026

Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e Vi në partneritet me HorizontAL, financim nga TOSKA ELEKTRONICS, me ekspozitë artistike e stand-up komedi dhe energji të paharrueshme nga publiku. Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e kësaj nate speciale në Frankfurt!

Photos from Varg e Vi's post 25/05/2026

VARG E VI NDEROHET ME MIRËNJOHJE PËR “4 NË 1” NË GJERMANI

Varg e Vi, 25 maj 2026, Frankfurt/Gjermani -

Varg e Vi pas prezantimit me projektin “4 në 1” në Stamboll, Stokholm, Vjenë, realizoi ekspozitën e radhës në Frankfurt të Gjermanisë, me skica vizatimesh e pikturash të Din Azizit, fotografi të Migjen Fazliut, art postdigjital e konceptual të Avni Rudakut, si dhe stand up komedinë nga Avni Shkodra. Aktiviteti u realizua në qendrën kulturore gjermane, Villa Grundergeist në Frankfurt am Main, në bashkëpunim me organizatën HorizontAL e.V. me seli në këtë megaqytet, të drejtuar nga Fatbardh Veseli dhe ekipin e tij të bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve.

Aktiviteti fillimisht u hap nga drejtuesi i HorizontalAL-it, Veseli, i cili falënderoi publikun artdashës për pjesëmarrje dhe vlerësoi lart Varg e Vi-në që erdhi me projektin “4 në 1” në Gjermani, bashkëpunimin e shkëlqyer të dy organizatave, si dhe realizimin e projektit me buxhet të siguruar, duke zbatuar Ligjin për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga kompania Toska Electronics. Veseli pas fjalës përshëndetëse dhe historikut të shkurtër të organizatës HorizontAL-it, e ftoi në skenë stand up komedianin, Avni Shkodrën, me ç”rast publiku përjetoi një natë të mbushur me humor dhe ngjarje nga jeta e përditshme e Shkodrës, raportet me mërgatën, kontributin e saj në zhvillimin ekonomik të shqiptarëve në Kosovë dhe një rrugëtim nga paralufta drejt zhvillimeve të reja pas çlirimit, lirisë dhe pavarësisë, si dhe ndryshimet sociale në raportet e shqiptarëve të Kosovës me mërgimtarët jashtë vendit.

Më pas, anëtari tjetër nga HorizontAL, ndau mirënjohje për katër anëtarët e Varg e Vi-së, duke i falënderuar për pjesëmarjen dhe pasurimin e jetës kulturore-artistike edhe për mërgatën shqiptare në Frankfurt, me art alternativ bashkëkohor.

Pas kësaj, publiku soditi fotografitë e Fazliut që treguan momente të përditshmërisë, traditat dhe kulturën shqiptare, fotografi të ekspozitës “Memento Vivere” - si ekspozitë familjare me fotografi të gjysh*t të tij nga linja atërore biologjike, e fotografit të ndjerë, Muhamed Fazliut, si një thënie “Kujto të jetosh”, e cila na thërret për rëndësinë e jetës dhe eksperiencës së të qenit gjallë. Në kohërat e vështira, si ajo e inflacionit dhe pandemisë, është edhe më e rëndësishme të kujtojmë që jeta është një akt dhe proces i papërsëritshëm dhe duhet të përjetohet për çdo çast. Në këtë kontekst, shkrepjet fotografike si ato të Muhamedit, të përzgjedhura me mjeshtri artistike nga fotografi – Migjeni, janë kujtesë individuale, familjare e institucionale. Në anën tjetër, pjesëmarrësit vizituan ekspozitën me skica vizatimesh, me dimensione mesatare dhe të vogla, të Din Azizit, me konceptin “Post-trauma”, ku nuk ka vend për estetikë, sepse trauma nuk njeh simetri apo harmoni. Është një dëshmi vizuale që dëshmon se, ndonëse armët kanë heshtur, lufta brenda këtyre njerëzve vazhdon të luftohet çdo ditë në heshtje.

Portretet janë të shëmtuara, jo nga pamja fizike, por nga vuajtjet psikologjike. Janë trauma lufte, që rizgjohen me çdo asociacion. Janë personazhe të rraskapitura, që nuk duan asgjë, përveç jo më luftë, sepse e kanë përjetuar atë dhe e ripërjetojnë edhe sot. Fytyrat, kokat dhe sytë e tyre, i bëjnë figura që janë të frikësuar, shqetësuar, tmerruar, ku vuajtja gjenerohet sa herë i shikon me kujdes. Është art post-traumatik.

Më pas, në një televizor, u shfaqën fotografitë postdigjitale të Rudakut, me konceptin “Skrollokracia”, ku paraqitet historia mijëravjeçare e njerëzimit me më pak se 2 minuta, në periudha të ndryshme të gjuetisë së kafshëve të egra, këputjes së bimëve të egra, peshkatarisë, lindjes së bujqësisë e blegtorisë, zejtarisë e tregtisë, e deri në revolucionin industrial, elektronik, digjital e AI, duke eksperimentuar me pozicionin e duarve që shenjëzojnë epoka e deri në ditët e sotme, me gishtin e madh a tregues, për skroll, duke u sunduar nga shiriti lëvizës me miliona foto e video që qarkullojnë pa u ndalur kurrë e zoomokracia - bjerrjes së gjatë të kohës, duke zmadhur fotografi e duke dashur njohje të detajit e kontrollit total të hollësive, shpesh të padobishme.

Në fund, u organizua edhe një koktej për të bashkëbiseduar me pjesëmarrësit nga shoqata “HorizontAL” dhe ndarje përshtypjesh e mundësi bashkëpunimi me pjesëmarrësit nga audienca e gjerë.
Projekti “4 në 1” në Frankfurt të Gjermanisë, është financuar nga TOSKA ELECTRONICS, të përfaqësuar nga Asdren Toska, kompania me disa nga brendet më të njohura në botë për pajisje elektroshtëpiake, në harmoni të plotë me Ligjin për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

10/05/2026

Jemi të emocionuar t'ju ftojmë në eventin tonë të radhës HorizontAL ✨

Këtë herë me të ftuar specialë:

Varg e Vi — artistë të shquar nga Kosova. 🖤

Mund të prisni një mbrëmje të larmishme me:

• Komedi Stand-up
• Ekspozitë arti
• Lexim librash
• Ekspozitë fotografish

Një mbrëmje plot art, kulturë, emocione dhe histori frymëzuese.

Hapësirat janë të kufizuara në 40 persona.

Eventi është falas për anëtarët e HorizontAL e.V., dhe regjistrimi ka përparësi.

📍 Regjistrohuni nëpërmjet linkut në bio-në tonë.

21/04/2026

HENDIKOS në “G Performance”

Një audiokomentar për Gjilanin, i shoqëruar me ndërhyrje artistike që synojnë avancimin e të drejtave dhe përfshirjes sociale.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Art for Everyone”, i zbatuar nga organizata Varg e Vi, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane dhe Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosova.

Photos from Varg e Vi's post 15/04/2026

Varg e Vi me G performance për personat me aftësi të kufizuara

Varg e Vi, 15 prill 2026, Gjilan -

Varg e Vi në bashkëpunim me Handikos-in, vullnetarët e Zërit Rinor-Gjilan, realizuan aktivitetin "G performace", në kuadër të projektit disamujor "Art for Everyone", duke rishfaquar audiodokumentarin për historinë dhe kujtesën kolektive urbane të Gjilanit, përmes kufjeve wireless, por me një audiencë të re, përkatësisht personat me aftësi të kufizuara.

Projekti synon funksionalizimin dhe gjithëpërfshirjen në hapësirat publike përmes artit, kurse G Performance si aktivitet, posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara, është një mënyrë për ta konkretizuar inkluzivitetin.

Personat që lëvizin me karrocë dhe disa të shoqëruar me familjarë, u nisën nga Kulla e Sahatit, duke vazhduar në Parkun e qytetit, për t'u ndalur për t'i parë veprat e artit nga personat me aftësi të kufizuara, me mesazhet për barazi, drejtësi dhe integritet, duke përfshirë edhe instalacionin e lëmsh*t në karrocë, për të treguar sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo kategori shoqërore.

Më pas, vazhduan deri në shesh, duke përmbyllur aktivitetin me një darkë të përbashkët shoqërizimi e diskutimi.

Kosova ka një sërë dokumentesh ligjore për personat me aftësi të kufizuara, duke marrë për bazë Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, Ligjin për mbrojtjen nga diskrimimimi, Udhëzimin Administrativ për kushtet teknike të objekteve ndërtimore për qasjen e personave me aftësi të kufizuara e dokumente të tjera.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Art for everyone” të zbatuar nga Varg e Vi, me mbështetje nga Qeveria Gjermane dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosova.

17/03/2026

Kori i grave MUZA

"Arti për gjithë" financuar nga GIZ dhe zbatuar nga Varg e Vi!

Photos from Varg e Vi's post 09/03/2026

Jehonë këngësh dhe emocionesh nga Kori Muza Gjilan

8 mars 2026, Varg e Vi, Gjilan -

Në një pasdite ku dielli i marsit u bë njësh me ngrohtësinë e zërave të grave, amfiteatri i parkut "Banja" në Gjilan u shndërrua në një skenë festive të papërsëritshme. Nën organizimin e OJQ-së Varg e Vi e me mbështetjen bujare të GIZ-it, kori i mirënjohur i grave "Muza" dhuroi një koncert sa emocional, aq edhe madhështor, duke i thurur lavde figurës së gruas dhe nënës në ditën e saj ndërkombëtare, por edhe me shumë kode të tjera tematike me këngë të paharrueshme shqipe, që këndohen edhe nga publiku.

Shkallët e amfiteatrit nisën të mbusheshin me një publik të larmishëm që pasqyronte vetë jetën e qytetit: nëna dhe gjyshe me sytë që shkëlqenin nga krenaria; prindër dhe fëmijë që mbanin lulet e festës në duar; çifte dhe banorë të lagjes që kishin lënë rutinën për t'iu bashkuar festës; vizitorë të rastësishëm të parkut që u ndalën, të magjepsur nga harmonitë që pushtuan ajrin e lagjes në stinë pranverore.

Repertori i përzgjedhur me kujdes nga "Muza" nën udhëheqjen profesionale artistike nga Albina Jakupi-Demolli, ishte një udhëtim nëpër margaritarët e këngës shqipe. Programi nisi me këngë emblematike, duke emocionuar shumë nga të pranishmit, për të vazhduar pastaj me ritme më gjallëruese që i këndonin dashurisë, pranverës dhe luleve.

Zërat e grave, të koordinuara me mjeshtëri, dëshmuan se muzika nuk është vetëm art, por një mjet i fuqishëm për të përcjellë mesazhe mirënjohjeje dhe fuqizimi.

Koncerti nuk ishte vetëm një ngjarje kulturore, por një festë e komunitetit. Të shohësh amfiteatrin plot me burra e gra, të rinj e të moshuar, tregon se muzika është shtylla që na bashkon të gjithëve, veçmas kur ka organizime në hapësira publike.

Parku "Banja" nuk ishte një hapësirë e mbisunduar nga betoni i vrazhdë, por një vatër ku kënga shqipe dhe dashuria për gruan u bënë një, duke lënë pas kujtime që do të kujtohen gjatë nga gjilanasit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit "Art for everyone" të zbatuar nga Varg e Vi, me mbështetje nga Qeveria Gjermane dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosova.

This activity was carried out within the framework of the “Art for everyone” project, implemented by Varg e Vi, with the support of the German Government and the Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO), through GIZ Kosovo.

15/02/2026

Për nder të Pavarësisë së Kosovës,
Stand Up Comedy nga Avni Shkodra, me best of nga materialet e tij më të mira! 🇽🇰🎤

⏱ 60 minuta humor
📅 18 shkurt 2026 (e mërkurë)
🕗 Ora 20:00
🎫 Biletat në 045 222 525 ose drejtpërdrejt n'Teatrin e Gjilanit

Ejani të festojmë… me të qeshura 🎭

31/01/2026

Përmbledhja e çmimeve të këtij edicioni

31/01/2026

Çmimi për kompozimin më të mirë

Want your school to be the top-listed School/college in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Haki Myderezi
Gjilan
60000