Premium Education Center

Premium Education Center Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Premium Education Center, Education, Gjilan/Qendër, Fushë Kosovë/Qendër, Gjilan.

Historiku i shkurtër i qendrës “Premium Education Center”
Nisma e parë për themelimin e një qendre përgatitore për nxënësit e rajonit të Gjilanit që kanë aspiruar të pranohen dhe të studiojnë në Fakultetin e Mjekësisë ka ardhur nga disa prind të nxënësve - maturantë të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan shumë vjet më parë. Kjo nismë u përkrah nga qarqet e arsimit të asaj kohe dhe atëbotë kursin e filluan 18 maturantë, kryesisht nga Gjimnazi “ Zenel Hajdini” dhe ndonjë syresh nga shkolla e mesme e mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”. Rezultatet ishin frymëzuese, u pranuan të gjithë dhe thuhet se u thye rekordi i studentëve që ishin pranuar ndonjëherë në Fakultetin e Mjekësisë nga komuna e Gjilanit. Në vitet vijuese vijuan shumë kursantë të rregullt tanimë jo vetëm nga Gjilani por edhe nga Kamenica, Vitia, Presheva dhe Bujanovci ku pranueshmëria e nxënësve në Fakultetin e Mjekësisë ishte mbresëlënëse. Viteve vijuese ajo u rrit gjithnjë e më shumë dhe regjioni i Gjilanit shpeshherë merrte pjesë edhe deri me 30% të studentëve të pranuar në Fakultetin e Mjekësisë. Në këto rrethana, qendra ishte bërë e njohur edhe për komunat tjera të Kosovës dhe si rezultat i kërkesave të shumta në vitin shkollor 2019/2020 u hap edhe dega e qendrës amë, në Prishtinë, e cila me shpejtësi u masivizua dhe si rezultat në vitin 2022, në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi i Mjekësisë së përgjithshme u pranuan më tepër se 50% e numrit të studentëve nga qendrat tona. Studentët që dolën nga qendrat tona jo vetëm se ishin në numër më të madh por edhe kualitativisht ishin me suksese të larta, kanë diplomuar në afate rekorde, shumica syresh me notë mesatare të shkëlqyeshme. Përpos kësaj mund të krenohemi se një numër i tyre janë pedagog në Universitetin e Prishtinës por edhe nëpër universitete të evropës perëndimore, pastaj numër i madhë i tyre janë mjek - specialist të shquar si brenda vendit tonë ashtu edhe nëpër klinika të rëndësishme të Evropës perëndimore, SHBA-së, Kanadasë, Australisë e më gjërë. Këtë vit planifikojmë të angazhojmë staf të ri, të gjithë Profesorë universitar me grada të larta shkencore (Dr.sc), me integritet të lartë profesional e njerëzor e me arritje të shkëlqyeshme në rezultatet e tyre shkencore e pedagogjike.

21/08/2026
🎓 Janë hapur regjistrimet për kursin e përgatitjes për provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë për vitin shkollor 202...
21/07/2026

🎓 Janë hapur regjistrimet për kursin e përgatitjes për provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë për vitin shkollor 2026/2027!

Premium Education Center, qendra me përvojën më të gjatë në organizimin e kurseve për përgatitjen e kandidatëve për pranim në Fakultetin e Mjekësisë (në të gjitha drejtimet), si dhe me një staf profesional dhe të kualifikuar, shpall të hapura regjistrimet për vitin shkollor 2026/2027.

Përvoja shumëvjeçare, përkushtimi në mësimdhënie dhe rezultatet e dëshmuara ndër vite, përfshirë arritjen e vendeve të para në testin pranues, veçanërisht në lëndën e Biologjisë, e bëjnë Premium Education Center një nga zgjedhjet më të besueshme për përgatitjen tuaj.

📍 Kurset në lëndët e Biologjisë dhe Kimisë organizohen:

✅ Me pjesëmarrje fizike në Gjilan (në qendër të qytetit);
✅ Me pjesëmarrje fizike në Fushë Kosovë (te Ambulanca e Qytetit);
✅ Online, për kandidatët nga të gjitha qytetet.

📞 Regjistrimet për kurset e Biologjisë dhe Kimisë bëhen duke kontaktuar në:
+383 44 602 973 (telefon, Viber ose WhatsApp).

⏳ Regjistrohuni me kohë dhe përgatituni me ekipin që ka dëshmuar sukses për vite me radhë!

Premium Education Center – Përvoja, cilësia dhe rezultatet që ju afrojnë një vend në Fakultetin e Mjekësisë.

14/07/2026

Disa nga mesazhet falënderuese të nxënësve që janë pranuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe që kanë ndjekur kursin e Biologjisë në Premium Education Center.

Faleminderit për besimin që na dhatë për t'ju shoqëruar në rrugëtimin drejt këtij suksesi të rëndësishëm, jo vetëm për ju dhe familjet tuaja, por edhe për shoqërinë në tërësi.

05/10/2025

📢 Premium Education Center tashmë edhe në Fushë Kosovë!
Me kënaqësi ju njoftojmë se Premium Education Center tashmë është i pranishëm edhe në Fushë Kosovë, duke sjellë edhe një risi.

🔬 Risia e qendrës sonë qëndron në zgjerimin e ofertës arsimore:

- Kurse përgatitore në biologji dhe kimi për nxënësit që synojnë të regjistrohen në fakultetin e mjekësisë;

- Përgatitje për Testin e Maturës Shtetërore;

- Mësim plotësues për nxënësit e shkollave fillore nga klasa 1 deri në klasën 5, me mësimdhënësen e përkushtuar Msc.Kosovare Krasniqi.

🎯 Qendra jonë synon të ofrojë mësim cilësor, mbështetje individuale dhe një ambient motivues për të gjithë nxënësit, pavarësisht moshës apo nivelit të tyre arsimor.

📍Na vizitoni në lokacionin tonë të ri në Fushë Kosovë dhe bëhuni pjesë e një qendre që vërtet ka në fokus përgatitjen tuaj drejt suksesit!

📞 Për regjistrime dhe informata shtesë, na kontaktoni!

Njoftim për të gjithë nxënësit që janë tashmë të regjistruar, si dhe ata që dëshirojnë të regjistrohen në kursin e Biolo...
29/08/2025

Njoftim për të gjithë nxënësit që janë tashmë të regjistruar, si dhe ata që dëshirojnë të regjistrohen në kursin e Biologjisë dhe Kimisë për Fakultetin e Mjekësisë në qendrat Gjilan dhe Prishtinë.

Do të mbahet takimi informues (mund të vijnë edhe prindërit) ku do të keni mundësinë të zgjidhni grupin dhe orarin që ju përshtatet më së miri. Gjithashtu, do të njiheni më nga afër me programet tona të punës si dhe stafin tonë!

Në Gjilan:
📅 Datë: E Ejte, 4 Shtator 2025
🕗 Ora: 10:00 – 12:00 dhe 14:00 -17:00
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/VDXUB2niuZkPCPYP9, objekti afër Xhamisë së Vogël në qendër.

Në Prishtinë
📅 Datë: E Mërkure, 10 Shtator 2025
🕗 Ora: 14:00 – 17:00
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/dteAqAWSrC1YUBf16, objekti afër katedralës “Nënë Tereza”.

Address

Gjilan/Qendër, Fushë Kosovë/Qendër
Gjilan
60000

Telephone

+38344602973

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Premium Education Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Premium Education Center:

Shortcuts

Share

Category