22/09/2020
Venhar Isufi, i sapodiplomuar në AAB sot gazetar profesionist në Radio Televizionin e Kosovës
Tashmë është dëshmuar se Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB është shkolla më e mirë që prodhon gazetarë e profesionistë të medias jo vetëm në vend, por edhe më gjerë.
Të shumtë janë të diplomuarit e këtij fakulteti që sot janë bërë emra të njohur jo vetëm si gazetarë, por edhe si autorë, producentë, punëtorë medial dhe madje edhe udhëheqës mediash në vendin tonë.
Venhar Isufi, është i sapodiplomuari i radhës, i cii tashmë është bërë pjesë e Radio Televizionit të Kosovës, si gazetar profesionist.
Venhari tregon për përvojën e tij gjatë studimeve në Kolegjin AAB: “Gjatë tri viteve të studimit në Kolegjin AAB, mora shumë njohuri në fushën e komunikimeve dhe gazetarisë.
Profesorët tanë në AAB të cilët janë figura shumë të njohura në ekranet televizive në Kosovë dhe jo vetëm, kanë dhënë maksimumin e tyre që ne si gjeneratë e re e gazetarëve të dalim si profesionistë të kompletuar nga universiteti. Përveç ligjëratave, përmes Kolegjit AAB pata mundësinë të marr pjesë edhe në shumë trajnime dhe praktika profesionale, nga të cilat përfitova njohuri më të gjera.
Jam shumë krenar që me të përfunduar studimet bachelor, arrita të bëhem pjesë e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku aktualisht jam i angazhuar në pozitën e gazetarit në redaksinë e emisionit hulumtues “Udhëve”.
Gjatë punës time në terren shpesh më bie të takoj kolegë gazetarë të cilët sikur unë kanë diplomuar në Kolegjin AAB dhe tani janë bërë të njohur në profesion në të gjitha mediat”, tregon Venhari.
Ai gjithashtu, ka një porosi për të gjithë ata që do të fillojnë studimet universitare këtë vit: “Pa asnjë hezitim do t’ i porosisja të gjithë maturantët të cilët do të fillojnë studimet universitare këtë vit, nëse mendojnë të merren me gazetari dhe media të drejtohen në Fakultetin e Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, sepse është shkolla më e mirë në rajon për gazetari! Unë kam vendosur që edhe studimet master t’ i vazhdoj në AAB”.