Shmu "Vatra e Diturisë" - Livoç i Epërm - Gjilan

Shmu "Vatra e Diturisë" - Livoç i Epërm - Gjilan SHFMU "Vatra e Diturisë" - Livoç i Epërm - Gjilan Respekte;

Stafi

Të gjithë mundeni të përdoreni këtë web faqe, por fyerjet, sharjet e të gjitha anët negative janë të ndaluara dhe do të largohen të gjitha nga kjo webfaqe. Kjo faqe përdoret vetëm për qëllime arsimore dhe edukative si dhe për informimin e të gjithë atyre të interesuarve.

16/09/2026

Lufta e UÇK-së ishte dhe do të mbetet gjithmonë e pastër dhe e drejtë!
Klasa III/2- Mësuesja: Kaltrina Ajvazi

Sot, në Shkollën “Vatra e Diturisë”     Ora e parë mësimore i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në shenjë ...
16/09/2026

Sot, në Shkollën “Vatra e Diturisë”
Ora e parë mësimore i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës.
Në këtë ditë, me respekt të veçantë kujtojmë dëshmorët dhe sakrificën e tyre, ndërsa presim me shpresë vendimin përfundimtar të Gjykatës Speciale në Hagë për krerët e UÇK-së.
Liria jonë është kujtesë, përgjegjësi dhe amanet për brezat.
Shkolla “Vatra e Diturisë”
16 shtator 2026

Të nderuar drejtues të shkollave!Të nderuar mësimdhënës!Nesër, më 16.09.2026 pritet të jepet vendimi nga Gjykata Special...
15/09/2026

Të nderuar drejtues të shkollave!
Të nderuar mësimdhënës!

Nesër, më 16.09.2026 pritet të jepet vendimi nga Gjykata Speciale në Hagë për krerët e UÇK, dhe të gjithë ne besojmë në aktvendimin lirues; besojmë se drejtësia do të triumfojë dhe krerët e U Ç K do të kthehen në atdheun e tyre. Ne, të gjithë kemi besuar në luftën e drejtë të UÇK, në pastërtinë e saj dhe heroizmin e saj. Ne kemi besuar në lirinë, drejtësinë e demokracinë, vlera këto europerëndimore, prandaj presim e besojmë në aktvendim lirues nesër; presim e besojmë drejtësinë, duke refuzuar padrejtësinë dhe barazimin e viktimës me agresorin.

UÇK ishte vlera më e madhe, më e shenjtë që lindi nga populli ynë, prandaj, të nderuar drejtor shkollash e mësimdhënës, kërkojmë që nesër ora e parë mësimore të jetë orë përkushtuese për UÇK, lavdinë dhe rëndësinë e saj për të gjithë shqiptarët.

Me nderime;
Jeton Rexhepi, drejtor në DKA - Gjilan.

Mirë se erdhët në klasën e 5-të! 📚❤️Një vit i ri shkollor, një fillim i ri dhe plot ëndrra, buzëqeshje e kujtime që do t...
01/09/2026

Mirë se erdhët në klasën e 5-të! 📚❤️

Një vit i ri shkollor, një fillim i ri dhe plot ëndrra, buzëqeshje e kujtime që do t’i krijojmë së bashku. 🥰
Uroj që ky vit të jetë i mbushur me dije, suksese, miqësi dhe shumë momente të bukura! 🌟

Me shumë dashuri,
Mësuesja Marigona Kryeziu

Mirë se vini në klasën e parë, ku çdo fëmijë shkëlqen si një yll! ⭐🌟
01/09/2026

Mirë se vini në klasën e parë, ku çdo fëmijë shkëlqen si një yll! ⭐🌟

Të dashur nxënës,Ju uroj nga zemra një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! Qoftë ky vit i mbushur me suksese, njohu...
01/09/2026

Të dashur nxënës,

Ju uroj nga zemra një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! Qoftë ky vit i mbushur me suksese, njohuri të reja, miqësi të bukura dhe shumë buzëqeshje. Le të jetë shkolla vendi ku do të mësoni, do të ëndërroni dhe do të rriteni çdo ditë.

Ju dëshiroj shëndet, gëzim dhe shumë arritje gjatë gjithë vitit shkollor. Suksese të gjithëve në këtë rrugëtim të ri drejt dijes!

Drejtori i shkollës,
Z. Fadil Musliu

NJOFTIMTë nderuar nxënës dhe prindër të Shkollës “Vatra e Diturisë”,Ju njoftojmë se mësimi për klasat VI–IX fillon në or...
30/08/2026

NJOFTIM
Të nderuar nxënës dhe prindër të Shkollës “Vatra e Diturisë”,
Ju njoftojmë se mësimi për klasat VI–IX fillon në orën 08:00 dhe përfundon në orën 12:55.
Mësimi për klasat I–V fillon në orën 13:10 dhe përfundon në orën 17:10.
Parafillorët e moshës 3–5 vjeç fillojnë mësimin në orën 10:10 dhe përfundojnë në orën 12:50.
Parafillorët e moshës 5–6 vjeç fillojnë mësimin në orën 13:10 dhe përfundojnë në orën 15:50.
Mësimi fillon më 1 shtator 2026, ditën e martë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju urojmë një vit të mbarë e të suksesshëm shkollor! 📚✏️
Drejtoria e Shkollës“Vatra e Diturisë”

FALËNDERIMShkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Vatra e Diturisë” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për prona...
27/08/2026

FALËNDERIM
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Vatra e Diturisë” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për pronarin e kompanisë së ngjyrave “Nili”, z. Avni Shahini, i cili i dhuroi shkollës sonë ngjyra në vlerë prej 200 eurosh, për ngjyrosjen e disa hapësirave të nevojshme të brendshme dhe të jashtme të shkollës.
Ky donacion është një kontribut i çmuar për përmirësimin dhe zbukurimin e ambientit shkollor, duke i bërë hapësirat më të këndshme, më tërheqëse dhe më të përshtatshme për nxënësit tanë.
Në emër të kolektivit të shkollës “Vatra e Diturisë”, falënderojmë përzemërsisht z. Avni Shahini për këtë gjest bujar dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shkollës dhe nxënësve tanë.
Mirënjohje për njerëzit dhe bizneset që kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit ku edukohen dhe rriten brezat e rinj!
Shkolla “Vatra e Diturisë”
Livoq i Epërm

LISTAT E FËMIJËVE TË REGJISTRUAR NË PARAFILLOR NËShkolla Fillore dhe e Mesme e “Vatra e Diturisë”Të nderuar prindër,Ju n...
27/08/2026

LISTAT E FËMIJËVE TË REGJISTRUAR NË PARAFILLOR NË

Shkolla Fillore dhe e Mesme e “Vatra e Diturisë”

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se fëmijët e regjistruar në programin e parafillores janë të ndarë në dy grupmosha, sipas orarit të aktiviteteve:

Grupmosha 3–5 vjeç: aktivitetet zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:30.

Grupmosha 5–6 vjeç: aktivitetet zhvillohen nga ora 13:00 deri në 15:30.

Listat e fëmijëve të regjistruar janë të ndara sipas këtyre dy grupmoshave dhe orareve përkatëse.

Ju lutemi që prindërit të respektojnë orarin e përcaktuar për grupin ku është regjistruar fëmija.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Address

Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shmu "Vatra e Diturisë" - Livoç i Epërm - Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shmu "Vatra e Diturisë" - Livoç i Epërm - Gjilan:

Shortcuts

Share