28/10/2015
VLERA E ISTIGFARIT
-----------------------------
Istigfarê dmth.të kërkosh falje nga Allahu duke thënë:Estagfirullah cdoher kur gabon,por edhe kur nuk gabon.
I Dërguari s.a.w.s gjat ditës mbi 70 herë thoshte estagfirullah.
Nuhi a.s. I thoshte popullit të vet:o popull :kërkoni falje tek Zoti,Ai do t'ju jep fëmij,pasurij, do tju jep fryte dhe do t'ju con shij.subhanallah gjith këta të mira do t'ua jep për hir të istigfarit.
Allahu për hir të istigfarit na i plotëson shum dëshira.
Njëherë dijetari i shquar Ahmed bin hambel duke udhëtuar e zuri nata në rrugë.
Ai shkoi tek nje xhami fali jacinë dhe deshti të rrin ta kalon naten në xhami.
Por rojtari i xhamisë asqë e njofti dhe nuk e lejoi.
Ai duke kërkuar konak që të kalon natën e takoi një bukpjekës.
Ai e mori dhe shkuan bashk tek furra.
I pregatiti vendin per të pushuar,dhe filloi punën.
Ai duke punuar pa ndërpre thoshte:Estagfirullah.
Imam Ahmedi i tha:O vëlla ti shum bëjke istigfar.
Bukpjeksi tha:O vëlla:mua Allahu për hir të istigfarit m'i ka plotësuar gjtha dëshirat përvec një dëshirë s'është ka ma plotëson.
Imami tha:e cila është ajo që nuk ta ka plotêsuar?Ai tha: kah moti i lutem Zotit që të më takon me Imam Ahmedin por spokam fatin me e taku.
Imami tha: popse don me e taku atë?ai tha: dua të takohem me te se ai është dijetarë shum i urrtë.
Imami tha: myxhde se për hir të istigfarit Zoti ta ka pranuar lutjen unë jam imam Ahmedi.
Njeriu shum u gëzua,dhe falënderoi Allahun për këtë miresi.
Shih o vëlla i dashur dhe ti motër e nderuar.
Se si Allahu ia bëri të mundur ati njeriu që imami të jetë mysafir i tij ai duke mos e njoftë atë.
O Zot, na mundëso,që sa më shum të bejme istigfarë.
Dhe na i plotëso dishirat neve dhe mbar muslimanëve.Amin ja Rabbel alemin.
Hoxhë Zekerija Bajrami.