SHFMU "Liria" - Pogragjë

SHFMU "Liria" - Pogragjë SHFMU "Liria" is a primary school (grades 1−5) and lower secondary school (grades 6−9).

Dje u vendosën 5 klima në paralelen e ndarë të shkollës sonë në Llovcë, falë angazhimit dhe kontributit të z. Fadil Adem...
06/09/2026

Dje u vendosën 5 klima në paralelen e ndarë të shkollës sonë në Llovcë, falë angazhimit dhe kontributit të z. Fadil Ademi.
Si këshilltar komunal dhe me prejardhje nga Llovca, Fadili po dëshmon vazhdimisht përkushtimin e tij ndaj vendit dhe komunitetit.
Ky kontribut është një ndihmë e rëndësishme për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë.
Në emër të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë komunitetit të shkollës, falënderojmë z. Fadil Ademi për këtë kontribut dhe për punën e tij të vazhdueshme.

MIRËNJOHJE DHE URIME PËR PENSIONIMIN E Z. FADIL REXHEPIPas më shumë se 30 vitesh punë dhe përkushtim, sot i uruam pensio...
04/09/2026

MIRËNJOHJE DHE URIME PËR PENSIONIMIN E Z. FADIL REXHEPI

Pas më shumë se 30 vitesh punë dhe përkushtim, sot i uruam pensionimin kolegut tonë të respektuar, z. Fadil Rexhepi.
Gjatë gjithë këtyre viteve, Fadili ishte shembull i një njeriu të qetë, të sjellshëm, punëtor dhe të përkushtuar, duke kryer me përgjegjësi detyrat e tij dhe duke dhënë një kontribut të çmuar në shkollën tonë.
Me një organizim modest, por të mbushur me respekt dhe mirënjohje, sot shprehëm falënderimin tonë për punën dhe përkushtimin e tij ndër vite.
Në emër të kolektivit të shkollës, nxënësve, prindërve dhe gjithë komunitetit të SHFMU “Liria” – Pogragje, e falënderojmë sinqerisht z. Fadil Rexhepi për kontributin e tij të çmuar.

I urojmë pensionim të mbarë, mbi të gjitha shëndet, qetësi, gëzim dhe shumë vite të lumtura pranë familjes dhe më të dashurve të tij.

Fadil, faleminderit për gjithçka që ke bërë për shkollën tonë! Të gëzofsh pensionimin!

Me respekt;
Drejtori: Avdil Islami

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJEMe rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, SHFMU “Pogragje” shpreh mirënjohjen e sinqertë pë...
02/09/2026

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, SHFMU “Pogragje” shpreh mirënjohjen e sinqertë për z. Fadil Ademi, për ndihmën e tij të çmuar në sigurimin e mjeteve mësimore për nxënësit e shkollës sonë, si dhe për paralelet e ndara në Llovcë dhe Bilinicë.
Mjetet mësimore të dhuruara do t’u shërbejnë nxënësve tanë dhe do të kontribuojnë në krijimin e kushteve më të mira për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ky kontribut është një dëshmi e solidaritetit, kujdesit dhe përgjegjësisë ndaj arsimit dhe fëmijëve tanë.
Për këtë gjest të çmuar dhe mbështetjen tuaj, ju jemi thellësisht mirënjohës.
Ju dëshirojmë shëndet, suksese dhe mbarësi!

31/08/2026
28/08/2026

📚 NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës;
Ju njoftojmë se të martën, më 1 shtator 2026, fillon viti i ri shkollor 2026/2027.

🕘 Orari i mësimit në shkollën amë – Pogragjë:
🔹 Parafillorët: ora 09:50
🔹 Klasat I–V: ora 08:50
🔹 Klasat VI–IX: ora 08:00

🕘 Orari në paralelet e ndara:

Llovcë
🔹 Klasat I–V: ora 08:50
🔹 Klasat VI–IX: ora 08:00

Bilinicë
🔹 Mësimi fillon në ora 08:00

Ju urojmë një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm, me shëndet, përkushtim, rezultate dhe shumë arritje!

Me respekt,
Drejtori i SHFMU “Liria” – Pogragje
Avdil Islami

12/08/2026

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Shkolla “Liria” në Pogragjë përfiton 10 laptopë falë mbështetjes së Celonis Labs GmbH, Gjermani.Me një ndjenjë të veçant...
08/07/2026

Shkolla “Liria” në Pogragjë përfiton 10 laptopë falë mbështetjes së Celonis Labs GmbH, Gjermani.
Me një ndjenjë të veçantë mirënjohjeje, Shkolla Fillore “Liria” në Pogragjë shpreh falënderimet më të sinqerta për kompaninë Celonis Labs GmbH, me seli në Mynih, Gjermani, për donacionin e 10 laptopëve, të dedikuar për mbështetjen dhe avancimin e procesit edukativo-arsimor në shkollën tonë.
Ky donacion paraqet një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve, përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, zhvillimin e programimit, fushave STEM dhe krijimin e kushteve më të mira për mësim dhe punë në shkollën tonë.
Ky gjest ka një domethënie të veçantë për komunitetin tonë, pasi iniciatori i këtij donacioni është bashkëvendësi ynë Admir Jashari, ish-nxënës i Shkollës Fillore “Liria”, i cili, përmes angazhimit të tij në Celonis Labs GmbH, mundësoi realizimin e këtij donacioni.
Kontributi i tij është një shembull frymëzues se suksesi profesional mund të shoqërohet me përgjegjësi shoqërore, përkushtim dhe dashuri për vendlindjen dhe shkollën ku u hodhën hapat e parë të dijes.
Një falënderim i veçantë i drejtohet edhe Ismet Jasharit, për kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e tij në këtë proces, deri në dorëzimin e laptopëve në shkollën tonë. Gatishmëria e tij për të ndihmuar dhe për të qenë pjesë e këtij realizimi është një vlerë e çmuar për shkollën dhe komunitetin tonë.
Në emër të nxënësve, mësimdhënësve, stafit dhe gjithë komunitetit të Shkollës Fillore “Liria”, shprehim mirënjohjen më të thellë për Celonis Labs GmbH, një falënderim të veçantë për Admir Jasharin për iniciativën dhe angazhimin e tij, si dhe për Ismet Jasharin për kontributin e dhënë në realizimin e këtij donacioni.
Mbështetja për arsimin dhe investimi në teknologji janë investim në të ardhmen.

Sot, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, u nderua ish-mësimdhënësja e shkollës sonë, znj. Zuhrije Rifati, e cila këtë v...
23/06/2026

Sot, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, u nderua ish-mësimdhënësja e shkollës sonë, znj. Zuhrije Rifati, e cila këtë vit doli në pension pas rreth 34 vitesh pune në shkollën tonë.
Për kontributin e saj të çmuar në edukimin e shumë gjeneratave, drejtori i shkollës, Avdil Islami, i dhuroi një libër dhe një mirënjohje.
E falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e saj ndër vite, duke i uruar shëndet, lumturi dhe pension të mbarë.

Urime pensionimin mësuese Ismete Ferizi!Sot, kolektivi i SHFMU “Liria” në Pogragjë i shpreh mirënjohjen dhe respektin më...
19/06/2026

Urime pensionimin mësuese Ismete Ferizi!

Sot, kolektivi i SHFMU “Liria” në Pogragjë i shpreh mirënjohjen dhe respektin më të sinqertë mësueses së nderuar Ismete Ferizi, e cila pas shumë vitesh pune të palodhshme në arsim po e përmbyll karrierën e saj profesionale dhe po pensionohet.
Mësuesja Ismete ka qenë shembull i përkushtimit, qetësisë, durimit dhe profesionalizmit, duke edukuar e formuar breza të tërë nxënësish.
Me punën dhe angazhimin e saj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë dhe në zemrat e shumë nxënësve e kolegëve.
E falënderojmë për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite dhe i urojmë shëndet të mirë, lumturi dhe shumë gëzime në këtë kapitull të ri të jetës.
Faleminderit për gjithçka, mësuese Ismete! Ju urojmë pensionim të mbarë dhe vite të mbushura me shëndet e lumturi. 🌹📚👏

🎓 Festë përshëndetëse për nxënësit e klasës së pestëMe përfundimin e suksesshëm të klasës së pestë, nxënësit tanë kanë m...
18/06/2026

🎓 Festë përshëndetëse për nxënësit e klasës së pestë
Me përfundimin e suksesshëm të klasës së pestë, nxënësit tanë kanë mbyllur një etapë të rëndësishme të arsimit fillor dhe tani i pret një rrugëtim i ri në shkallën e ardhshme të arsimit.
Me këtë rast, prindërit së bashku me nxënësit organizuan një festë përshëndetëse, duke shënuar këtë moment të veçantë me gëzim, emocione dhe kujtime të bukura.
Falënderojmë arsimtarin e tyre, Hysen Fejzullahu, për përkushtimin, punën dhe kujdesin e treguar gjatë viteve të shkollimit fillor.
Nxënësve u urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejmë arsimor dhe në çdo sfidë që i pret në të ardhmen. 🌟📚

Address

Vlg. Pogragjë
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 07:00 - 17:00
Tuesday 07:00 - 17:00
Wednesday 07:00 - 17:00
Thursday 07:00 - 17:00
Friday 07:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Liria" - Pogragjë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Liria" - Pogragjë:

Shortcuts

Share