16/09/2026
Sot, në këtë ditë të rëndësishme, me zemër e mendje jemi pranë krerëve tanë. Edhe nxënësit e shkollës sonë po e ndjekin live seancën e vendimit përfundimtar, duke e përjetuar nga afër një moment të rëndësishëm që lidhet me historinë dhe lirinë e Kosovës. Pas gjithë sakrificës dhe rrugëtimit për lirinë e vendit tonë, sot lutemi për një vendim që sjell drejtësi dhe shpresë.
Liri për krerët tanë! 🇦🇱Liria jonë nuk harrohet, sakrifica nuk harrohet dhe kujtesa jonë do të përcillet brez pas brezi. 🇦🇱