11/04/2016
Të nderuar Shok, Miq dhe Klientë,
Ju falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen e juaj gjatë dy viteve të kaluara. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe një kënaqësi e madhe puna dhe bashkëpunimi me ju. Ju na keni bërë edhe më të fortë dhe keni bërë që ne të ndihemi krenar për punën që kemi bërë së bashku.
Por pas shumë problemeve të ndryshme teknike dhe vështirësive tona gjatë këtij rrugëtimi, e sidomos këta muajt e fundit, me kënaqësinë më të madhe, dëshirojmë të ju njoftojmë që falë përkrahjes, angazhimit dhe përkushtimit tuaj të pafund, kemi arritur të rifillojmë punën. Për më tepër, Kursi i Gjuhës Angleze “Yjet – F” është zgjeruar në veprimtari dhe staf si dhe ka ndërruar edhe emrin. Kësisoj, kemi filluar punën me veprimtaritë e reja dhe me emrin e ri. Tani më, ish Kursi i Gjuhës Angleze “Yjet – F” është shëndrruar në Ndërmarrjen Shërbyese “1st Step” dhe do të ofrojë edhe këto shërbime:
- Përkthimin e dokumenteve në këto gjuhë:
o Shqip – Anglisht – Shqip,
o Shqip – Gjermanisht – Shqip,
o Shqip –Serbisht – Shqip, dhe
o Shqip – Maqedonisht – Shqip.
- Kurse të ndryshme, si:
o Kursin e Gjuhës Angleze,
o Kursin e Gjuhës Gjuhës Gjermane, dhe
o Kursin e Matematikës.
- Shkrimin e:
o Start Up Planeve,
o Biznes Planeve, dhe
o Projekt Propozimeve.
- Plotësimin e dokumenteve (në gjuhën shqipe dhe angleze), për:
o Aplikim për viza,
o Aplikim për Universitete, dhe
o Formularë dhe dokumente të ndryshme.
Kështu që të gjithë të interesuarit, mund të lajmërohen në Zyret (lokalet) tona që gjenden në Rrugën “Sadullah Brestovci”, p.n., përballë mishtores "Luli" dhe në Rrugën "Gjinollët", nr. 175.
Gjithashtu, ju mund të na kontaktoni edhe në:
Mob: 045 570 131
E-mail: [email protected]
E-mail: [email protected]
Andaj, edhe një herë, duke ju falënderuar përzemërsisht për gjithë durimin dhe ndihmën tuaj, ju mirëpresim që përsëri të vazhdojmë së bashku rrugëtimin tonë nga aty ku e kemi lënë.
Me shumë respekt,
Stafi i N.SH. "1st Step"