SHFMU "Agim Ramadani" Zhegër

SHFMU "Agim Ramadani" Zhegër Shkolla Fillore e Mesme e Ulet "Agim Ramadani"Zheger

11/09/2026
31/08/2026

URIME FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027!
Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Me shumë kënaqësi ju urojmë fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027!
Të dashur nxënës, ju dëshirojmë një vit të mbushur me dije, suksese, gëzim, shoqëri të mirë dhe arritje të reja. Punoni me përkushtim, besoni në veten tuaj dhe ndiqni ëndrrat tuaja!
Të nderuar prindër, ju falënderojmë për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Së bashku mund të krijojmë një mjedis sa më të mirë për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve tanë.
Të dashur mësimdhënës, ju urojmë shëndet, energji dhe shumë suksese në punën tuaj të çmuar.
Le të jetë ky një vit i mbarë, me shumë dije, përkushtim dhe suksese të përbashkëta!
Urime dhe suksese të gjithëve në vitin e ri shkollor!
Me respekt,
Drejtoria e SHFMU “Agim Ramadani” – Zhegër

28/08/2026

Sot gjatë ditës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë një qarkore me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes së cilës u ka kërkuar atyre dhe shkollave fillore dhe të mesme të ulët që të organizojnë dhe lehtësojnë shpërndarjen, plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor për nxënësit e klasave 1-9, përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027.

Përmes kësaj deklarate, prindi/kujdestari ligjor deklaron se:

- Mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore;
- Tekstet shkollore janë siguruar dhe nxënësi/ja i ka në dispozicion;
- Është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente për përdorimin e mjeteve dhe sigurimit të teksteve;
- Zotohet se tekstet shkollore të destinuara për ripërdorim do t’i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor në gjendje të përshtatshme.

Shkollat do t’ua shpërndajnë deklaratat nxënësve përfitues, ndërsa pas plotësimit dhe nënshkrimit nga prindërit/kujdestarët ligjorë, ato do të grumbullohen dhe evidentohen nga shkollat. Procesi i plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë deri më 1 tetor 2026.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon DKA-të, shkollat dhe prindërit/kujdestarët ligjorë për bashkëpunimin në zbatimin me kohë të këtij procesi.

________________________________

Danas tokom dana, Ministarstvo obrazovanja i nauke podelilo je cirkularno pismo svim opštinskim direktorijatima za obrazovanje putem kojeg je od njih i osnovnih i nižih srednjih škola zatraženo da organizuju i olakšaju raspodelu, popunjavanje i prikupljanje Izjave roditelja/zakonskog staratelja za učenike od 1. do 9. razreda, korisnike subvencija za udžbenike i školski materijal za školsku 2026/2027. godinu.

Putem ove izjave, roditelj/zakonski staratelj izjavljuje da:

Sredstva subvencije iskorišćena za kupovinu udžbenika;
Su udžbenici obezbeđeni i da su učeniku/ci na raspolaganju;
Je svestan mogućnosti verifikacije od strane nadležnih institucija u vezi sa korišćenjem sredstava i obezbeđivanjem udžbenika;
Se obavezuje da će udžbenici namenjeni za ponovnu upotrebu biti vraćeni školi na kraju školske godine u odgovarajućem stanju.
Škole će podeliti izjave učenicima korisnicima, a nakon popunjavanja i potpisivanja od strane roditelja/zakonskih staratelja, škole će ih prikupiti i evidentirati. Proces popunjavanja, prikupljanja i dostavljanja izjava mora se završiti do 1. oktobra 2026. godine.

Ministarstvo obrazovanja i nauke zahvaljuje opštinskim direkcijama za obrazovanje, školama i roditeljima/zakonskim starateljima na saradnji u pravovremenom sprovođenju ovog procesa.

_________________________________

Today, the Ministry of Education and Science distributed a circular to all Municipal Directorates of Education, requesting them and primary and lower secondary schools to organize and facilitate the distribution, completion, and collection of the Parent/Legal Guardian Declaration for students in grades 1–9, beneficiaries of the subsidy for textbooks and school materials for the academic year 2026–2027.

Through this declaration, the parent/legal guardian declares that:

The subsidy funds have been used for the purchase of textbooks;
The textbooks have been secured and the student has them available;
They are aware of the possibility of verification by competent institutions regarding the use of funds and the provision of textbooks;
They commit to returning the textbooks designated for reuse to the school at the end of the school year in appropriate condition.
Schools will distribute the declarations to beneficiary students, and after being completed and signed by parents/legal guardians, they will be collected and recorded by the schools. The process of completion, collection, and submission of the declarations must be finalized by 1 October 2026.

The Ministry of Education and Science thanks the Municipal Directorates of Education, schools, and parents/legal guardians for their cooperation in the timely implementation of this process.

FalënderimMe ndjenja të thella mirënjohjeje dhe respekt të veçantë, shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për Shtëpin...
17/06/2026

Falënderim

Me ndjenja të thella mirënjohjeje dhe respekt të veçantë, shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për Shtëpinë Botuese Dukagjini, e cila me bujarinë, besimin dhe mbështetjen e saj financiare bëri të mundur realizimin e revistës sonë “9 Yjet”.

Një falënderim i veçantë i takon znj. Kreshnike Bruqi, e cila me përkushtimin dhe gatishmërinë e saj u bë urë lidhëse e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet meje dhe Shtëpisë Botuese Dukagjini. Mbështetja, besimi dhe angazhimi i saj ishin të çmuara në realizimin e këtij projekti.

Po ashtu, shpreh mirënjohjen time të thellë për drejtorin e shkollës Z. Rrahman Agushi dhe veçanërisht zëvendësdrejtorin e shkollës Z. Sami Kadriu, të cilët me mbështetjen, inkurajimin dhe bashkëpunimin e tyre u bënë një urë e fortë lidhëse në këtë rrugëtim, duke krijuar mundësi që kjo ide të shndërrohet në realitet.

Në emër timin, nxënësve dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë revistë, ju falënderoj përzemërsisht për besimin dhe përkrahjen tuaj. Kontributi juaj do të mbetet një frymëzim dhe një dëshmi se bashkëpunimi dhe vullneti i mirë sjellin rezultate të vyera.

Me urimin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time më të sinqertë.

Me respekt të veçantë dhe mirënjohje të pafund,

Dashmire Ymeri , MSc.

Sot, shkollën tonë “Agim Ramadani” e vizituan përfaqësues nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, ...
10/06/2026

Sot, shkollën tonë “Agim Ramadani” e vizituan përfaqësues nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit si dhe Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Gjilan.
Gjatë vizitës, nxënësit u informuan për rëndësinë e parandalimit të zjarreve, masat e sigurisë dhe veprimet që duhet të ndërmerren në raste emergjente. Aktiviteti ishte edukativ dhe shumë i dobishëm për nxënësit, duke ndihmuar në rritjen e vetëdijes për mbrojtjen e jetës dhe mjedisit.

Më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, nxënësit e klasave të para festuan edhe një nga momentet më të rëndësi...
05/06/2026

Më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, nxënësit e klasave të para festuan edhe një nga momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të tyre shkollor – përfundimin e Abetares.
Me buzëqeshje, këngë,valle,recitime dhe shumë emocione, fëmijët treguan njohuritë e fituara gjatë këtij viti, duke e shndërruar këtë ditë në një festë të dyfishtë: festën e fëmijërisë dhe festën e dijes.
Jemi krenarë për secilin prej tyre dhe u urojmë shumë suksese në hapat e ardhshëm të rrugëtimit shkollor. Falënderojmë prindërit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Falënderim i veçantë për mësueset e klasave të para:
Rahime Kadriu ,Besarta Dërmaku Haziri,Erza Idrizi Maliqi të cilat me përkushtim, durim dhe dashuri i udhëhoqën nxënësit në hapat e tyre të parë drejt dijes. 📚
Respekt!

SHFMU “Agim Ramadani”-Zhegër/ paralelja Lladovë.Festa e Abetares na dhuroi emocione të veçanta. Edhe pse ishin pak nxënë...
30/05/2026

SHFMU “Agim Ramadani”-Zhegër/ paralelja Lladovë.
Festa e Abetares na dhuroi emocione të veçanta. Edhe pse ishin pak nxënës, ata dëshmuan se zemrat e mëdha nuk maten me numra. Me buzëqeshjet, guximin dhe talentin e tyre, ata na bënë krenarë dhe e zbukuruan këtë ditë me performancë të mrekullueshme.

Urime fëmijëve tanë të vegjël me zemër të madhe për këtë rrugëtim të bukur drejt dijes! 📚❤️
Mësuese: Sadete Basha

Sot me datë 13.5.2026, e mërkurë, Policia e Kosovës, dega në Gjilan, kanë ligjëruar për sigirinë e nxënësve në shkollë, ...
13/05/2026

Sot me datë 13.5.2026, e mërkurë, Policia e Kosovës, dega në Gjilan, kanë ligjëruar për sigirinë e nxënësve në shkollë, komunikacion dhe në të gjitha vendet ku ndodhen fëmijët. Kjo ligjëratë iu dedikua nxënësve të klasëve 1-5. Pas kryerjes së ligjëratës për sigurinë e nxënësve kudo që ndodhen, pasuan edhe shumë pyetje nga ana e nxënësve për sigurinë në jetën e përditshme për Policinë e Kosovës.
Andaj, Drejtoria e shkollës i falemnderon Policinë e Kosovës lidhur me aktivitetin e tyre në shkollë.
Me respekt,
Drejtoria e SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër.

Drejtoria dhe stafi i shkollës shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për donatorin Ukë Salihu për realizimin ...
05/05/2026

Drejtoria dhe stafi i shkollës shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për donatorin Ukë Salihu për realizimin e këtyre dy veprave madhështore, të cilat kontribuojnë dukshëm në pasurimin dhe përmirësimin e ambientit edukativo-arsimor, si dhe zënë një vend të rëndësishëm në historinë tonë.

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Nxënëset e shkollës sonë :Jorë Haliti e cila  zuri vendin e parë,së bashku me Laerta Haziri,Lauresa Dauti,Lauresa Limoni...
28/04/2026

Nxënëset e shkollës sonë :Jorë Haliti e cila zuri vendin e parë,së bashku me Laerta Haziri,Lauresa Dauti,Lauresa Limoni dhe Melinda Rrustemi në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe – Faza II, në nivel komunal do ta përfaqësojnë Komunën e Gjilanit në nivel Republikan në Fazën e III-të e cila do të mbahet me 9 Maj në Prishtinë. Përgëzime për punën dhe talentin e treguar!
Gjithashtu, falënderojmë përzemërsisht arsimtarët lëndës së Gjuhës Shqipe Jehonë Avdiu-Bunjaku dhe Bardhyl Hajrullahu për mentorimin dhe angazhimin e tyre profesional drejt këtij suksesi. Shëndet e suksese nga Drejtoria e Shkollës!

Address

Gjilan
60000

Telephone

+383280386010

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Agim Ramadani" Zhegër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category