SHFMU " Mulla Idris Gjilani" Velekincë, Gjilan

SHFMU " Mulla Idris Gjilani"  Velekincë, Gjilan Velekinca ka vetëm një shkollë fillore dhe ajo është shkolla “Mulla Idris Gjilani” Velekinca gjendët në rrethinen e Gjilanit, Kosovë.

Velekinca ndahet në : Velekinca e Ulët / e Vjetër dhe në Velekincën e Epërme. Dallimi është se në Velekinca e Vjetër të gjithë janë një gjaku dhe fis. E kurse te Velekinca e Epërme janë fise të ndryshme të cilat kanë migruar në kohët e ndryshme. Kështu që këta Migrantë (Muhagjer) kanë qenë të detyruar të lëshojnë trojët e veta për arsyje më të ndryshme. Velekincë e Eperme kanë emigruar nga rajoni i Gjilanit dhe të Kamenicës Preshevės Bujanofcit etj. Fshati Velekinca shtrihet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit. Në pjesën Velekincës së Ulët rrjedh Lumi me emrin Murava. ( Morava)

Emri Murava rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur; Mur pran Vadës = Murava = Velekinca e Sotme. Në bazë të lumit në shekullin XVIII përmendet qyteti i Gjilanit me emrin Murav, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë. Kurse emri i vjetër i Lumit është Angros. Në bazë të emrin ANGROS fshati përmendet edhe në shkrimet e, babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s. Në Velekincë pas ndërtimit të thertores së mish*t jan gjetur shum gjurmë arkeologjike Ilirie dhe Dardane si Vazo, Veshje Ilire si dhe jan gjetur Varresa Ilire (e që gjurmët e të cilave janë edhe sot aty) e që në to ka pasur edhe pulla të ndryshme, monedha, stoli të ndryshme e të cilat janë vjedhur nga regjimi i Serbisë dhe janë derguar në Beograd, dhe si mbules e ketyre gjetjeve regjimi serb i viteve të 1990 e tutje ka mbjellur mbi këto vende pisha...
Në Velekincë ne vendin ku gjindet tash fabrika e mish*t janë gjetur gjera te vjetra me vlerë qe mendohet se i takojnë kohës së dardanëve fisit ilirë. Por te gjitha keto gjëra i kanë marrë për veti shkiet ose serbët dhe i kanë bërë kinse jan këto i takojnë sërbeve. Ne afërsi te fabrikës se mish*t banorët e Velekincës shpesh kanë hasur ne temele, por në kohën e okupimit nuk është lejuar te besh gjurmime akriologjike. Eshtë mirë që të hulumtohet ne kë trevë se do te gjindet gjëra shume me vlerë.

Mirënjohje për donatorin Emrush Rash*tiShkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për z. Emrush Rash*ti...
07/09/2026

Mirënjohje për donatorin Emrush Rash*ti

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për z. Emrush Rash*ti, bashkëvendasin tonë, për kontributin dhe mbështetjen e treguar ndaj shkollës.

Në shenjë kujdesi dhe solidariteti, z. Rash*ti i dhuroi shkollës:

* 🖥️ Një ekran, për nevoja të shkollës
* 🎒 Njëzet çanta shkollore për nxënësit

Kontributet e tilla janë dëshmi e lidhjes së fortë mes shkollës dhe komunitetit dhe kanë një vlerë të veçantë për ne.

Faleminderit, Emra Gjilani, për bujarinë, përkrahjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në të mirë të shkollës sonë.

Velekincë,
Shtator 2026

Vizitë në objektin e vjetër të shkollës në MuçibabëNë këtë fillimvit, Drejtori i Shkollës, z. Zaim Zymeri, vizitoi objek...
05/09/2026

Vizitë në objektin e vjetër të shkollës në Muçibabë

Në këtë fillimvit, Drejtori i Shkollës, z. Zaim Zymeri, vizitoi objektin e vjetër të shkollës në Muqibabë, i cili në të kaluarën ka funksionuar si paralele e ndarë fizike e shkollës sonë.

Vizita kishte për qëllim njohjen nga afër me gjendjen aktuale të objektit dhe vlerësimin e rëndësisë së tij si pjesë e historisë së shkollës dhe të arsimit në këtë trevë.

Ky objekt përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kujtesës sonë institucionale. Në të kanë mësuar dhe janë edukuar breza të nxënësve, ndërsa hapësirat e tij dëshmojnë për një periudhë të rëndësishme të zhvillimit të arsimit në këtë pjesë.

Gjatë vizitës u vlerësua nevoja që, përmes procedurave dhe komunikimit institucional me organet përkatëse, të shqyrtohen mundësitë për mirëmbajtjen, investimin dhe ruajtjen e këtij objekti, në mënyrë që të mos humbasë një dëshmi e rëndësishme e së kaluarës së shkollës.

Ruajtja e një objekti të tillë nuk nënkupton vetëm mirëmbajtjen e një ndërtese, por edhe ruajtjen e kujtesës institucionale, të historisë së arsimit dhe të gjurmëve të brezave që kanë kaluar nëpër të.

Drejtoria e Shkollës, mbetet e përkushtuar që historinë dhe trashëgiminë e saj ta dokumentojë, ta ruajë dhe t’ua përcjellë brezave të ardhshëm.

Dhe në këtë rast, shprehim respekt dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar në jetën dhe zhvillimin e kësaj shkolle – mësimdhënësit, stafin teknik, prindërit dhe nxënësit – duke lënë secili prej tyre gjurmën e vet të çmuar në historinë e saj.

Shtator, 2026

Aktivitet në bashkëpunim me Policinë e KosovësSot, shkolla jonë pati nderin të jetë pjesë e aktivitetit të organizuar ng...
04/09/2026

Aktivitet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Sot, shkolla jonë pati nderin të jetë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Policia e Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës së Policisë së Kosovës.

Në kuadër të këtij aktiviteti të përbashkët, zyrtarët policorë, së bashku me përfaqësues të shkollës sonë, realizuan një aktivitet sensibilizues në komunikacion, i cili përfshiu ndalimin e automjeteve dhe komunikimin me qytetarët.

Aktiviteti synoi të përcjellë mesazhe për sigurinë në komunikacion, respektimin e rregullave dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe komunitetit.

Falënderojmë Policinë e Kosovës për përzgjedhjen dhe bashkëpunimin, si dhe për mundësinë që shkolla jonë të jetë pjesë e një aktiviteti me rëndësi për komunitetin.

Urime Dita e Policisë së Kosovës!

Mirënjohje dhe FALËNDERIM,për një zemër të madhe!Ka njerëz që bëjnë mirë pa kërkuar asgjë në këmbim. Një donator, i cili...
04/09/2026

Mirënjohje dhe FALËNDERIM,
për një zemër të madhe!

Ka njerëz që bëjnë mirë pa kërkuar asgjë në këmbim. Një donator, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, i dhuroi shkollës sonë 4 aparate të ujit.

Pavarësisht dëshirës suaj për të mbetur anonim, e mira që bëni për shkollën tonë nuk mbetet kurrë pa u vërejtur dhe pa u vlerësuar. Mirënjohja jonë për bujarinë dhe përkushtimin tuaj do të mbetet gjithmonë e veçantë.

Me respekt!

Shtator 2026,
Velekincë

FALËNDERIM për,QSAS “Solidariteti” (Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Social – QSAS)Një falënderim i veçantë për mbës...
04/09/2026

FALËNDERIM për,

QSAS “Solidariteti”

(Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Social – QSAS)

Një falënderim i veçantë për mbështetjen e çmuar me, 20 çanta shkollore të kompletuara me materiale shkollore për nxënësit tanë.

Me përkushtim dhe solidaritet, po investojmë në buzëqeshjen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!

E vlerësojmë shumë këtë bashkëpunim dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi mundësi të zhvillojmë së bashku aktivitete të tjera në dobi të nxënësve.

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës

Shtator 2026
Velekincë

Të dashur nxënës, Të nderuar prindër dheTë respektuar mësimdhënës/e dhe staf i shkollës,Me rastin e fillimit të vitit të...
01/09/2026

Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër dhe
Të respektuar mësimdhënës/e dhe staf i shkollës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju përcjell urimet më të sinqerta për një fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm shkollor.

Uroj që ky vit të jetë i mbushur me punë, përkushtim, bashkëpunim dhe rezultate të mira. Le të punojmë së bashku – mësimdhënës, nxënës dhe prindër – për të krijuar një mjedis të përshtatshëm, të sigurt dhe motivues për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë.

Nxënësve u dëshiroj shumë suksese, vullnet dhe arritje të reja; mësimdhënësve përkushtim dhe mbarësi në punën e tyre, ndërsa prindërve bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme.

Qoftë ky një vit i mbarë, i suksesshëm dhe plot arritje për të gjithë!

Me respekt,
Drejtori i Shkollës
Zaim Zymeri

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJENë prag të fillimit të vitit të ri shkollor, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Fadil Ad...
25/08/2026

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Fadil Ademi, së bashku me bashkëfshatarët Dushin dhe Selamiun, për kontributin dhe mbështetjen e tyre të çmuar ndaj nxënësve të shkollës sonë.

Me kënaqësi, shkolla jonë pranoi një sasi të konsiderueshme të materialeve shkollore, të cilat do t’u shpërndahen nxënësve tanë që kanë nevojë për mbështetje, duke u lehtësuar atyre përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ky kontribut është një dëshmi e solidaritetit, kujdesit dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe fëmijëve tanë.

Në emër të shkollës dhe nxënësve tanë, ju falënderojmë përzemërsisht për këtë gjest të çmuar dhe për mbështetjen tuaj.

Ju dëshirojmë shëndet, suksese dhe mbarësi!
_____________
25 gusht 2026
Velekincë

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës,Ju përcjellim Kalendarin e Vitit Shkollor 2026/2027, i cili përmban datat e f...
21/08/2026

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës,

Ju përcjellim Kalendarin e Vitit Shkollor 2026/2027, i cili përmban datat e fillimit dhe përfundimit të mësimit, pushimet dhe ditët e festave.

Komunikatë për prindër nga,Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
20/08/2026

Komunikatë për prindër nga,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________

SAOPŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke apeluje na roditelje i zakonske staratelje da ne žure sa kupovinom udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava roditelje i zakonske staratelje da proces pregovaranja o cenama udžbenika sa izdavačkim kućama još uvek nije završen. Iz tog razloga, konačni katalog udžbenika, zajedno sa odgovarajućim cenama, još uvek nije objavljen na zvaničnoj internet stranici Ministarstva.

Nakon završetka procesa pregovaranja sa izdavačkim kućama, Ministarstvo obrazovanja i nauke objaviće konačni katalog sa cenama udžbenika i odrediti odgovarajući iznos za kupovinu knjiga za svakog učenika. Stoga apelujemo na roditelje i zakonske staratelje da sačekaju zvanično objavljivanje kataloga i da ne vrše unapred kupovinu udžbenika. Istovremeno, Ministarstvo apeluje na knjižare i prodavce udžbenika da ne započinju prodaju knjiga pre završetka procedura i objavljivanja zvaničnog obaveštenja Ministarstva.

Za sve dodatne informacije, roditelji, zakonski staratelji i svi zainteresovani treba da se prate samo zvanična obaveštenja i publikacije Ministarstva obrazovanja i nauke.

___________________________________

COMMUNIQUÉ

The Ministry of Education and Science calls on parents and legal guardians not to rush into purchasing textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science informs parents and legal guardians that the process of negotiating textbook prices with publishing houses has not yet been completed. For this reason, the final catalog of textbooks, along with the respective prices, has not yet been published on the official website of the Ministry.

After the completion of the negotiation process with publishing houses, the Ministry of Education and Science will publish the final catalog with textbook prices and will determine the corresponding amount for the purchase of books for each student. Therefore, we urge parents and legal guardians to wait for the official publication of the catalog and not to make preliminary purchases of textbooks. At the same time, the Ministry calls on bookstores and textbook sellers not to begin selling books before the completion of procedures and the publication of the official announcement by the Ministry.

For any further information, parents, legal guardians, and all interested parties should refer only to the official announcements and publications of the Ministry of Education and Science.

Address

ShFMU "Mulla Idris Gjilani", Velekincë
Gjilan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " Mulla Idris Gjilani" Velekincë, Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share