21/01/2019
Studentët e fakultetit Juridik, pas përfundimit të praktikës profesionale u pritën në takim nga Kordinatori/Drejtori i Kolegjit ARBËRI dhe UBT në Gjilan LLM Alban Hyseni
Studentët e fakultetit Juridik të Kolegjit ARBËRI në Gjilan, sot kanë përfunduar edhe zyrtarisht praktikën profesionalë ne Gjykatën Themelore të Gjilanit. Juristët e diplomuar, sot janë paisur edhe me Çertifikata mbi përfundimin e praktikës profesionale 1 vjeçare, me çrast kanë treguar rezultate shumë të larta, duke treguar edhe për seriozitetin në punën që kanë bërë gjatë studimeve.
Pjesëmarrës në praktikën profesionale si dhe ata që përfunduan këtë praktikë janë: Elbasan Alidema, Arbresha Tahiri, Egzona Maloku, Merita Fetinci, Agron Rash*ti, Selami Halili, Elbasan Salihu, Faton Ahmeti, Isuf Canaj etj.
Në emër të të gjithë kolegëve, studentët e pranishëm faleminderuan institucionin për përkrahjen, angazhimin dhe mundësitë e shumta të ofruara me qëllim të përvetësimit të aftësive të tyre.
Ata po ashtu ndan përvojën e tyre të jashtëzakonshme një vjeçare në Gjykatën Themelore të Gjilanit, si dhe treguan për rëndësinë e praktikës, si mundsi gërshetimi i pjesës teorike të zotëruar në Kolegjin ARBËRI me praktikën e realizuar në Gjykatë.
Planet e këtyre studentëve tani janë në realizim e sipër. Ata planifikojnë që të hapin zyrë juridike me qëllim të ofrimit të shërbimeve profesionale për qytetarët e Gjilanit.
Kolegji ARBËRI u dëshiron suksese në jetën profesionale. Po ashtu, u bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve për regjistrim dhe transferim në Kolegjin ARBËRI që të shfrytëzojnë mundësinë për të përfituar studime cilësorë dhe me standard ndërkombëtare.