Sidi Education është themeluar në vitin 1998 dhe sot është transformuar në një nga rrjetet më të mëdha të qëndrave të gjuhëve të huaja në rajon me degët e veta Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne jemi distrubutorë lokalë për Shqipërinë dhe Kosovën të botuesve prestigjozë në botë si: Express Publishing, Macmillan, Hachette, Edilingua, Klett, Eli Edizioni, etj. Kompania, për here të pare, ka miratuar në Shqipëri, tekste të gjuhëve të huaja nga botues të huaj nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për shkollat shtetërore nga klasa e I – XII duke sjellë tekste bashkëkohore të gjitha në format digjitale. Sidi Education ofron jo vetëm libra por edhe një partneritet të qëndrueshëm me mësuesit dhe shkollat i cili konsiston në trainime të shpeshta dhe pajisje me materiale falas për mësuesit. Qendra e gjuhëve të huaja ofron kurse në gjuhën angleze, italiane, gjermane dhe frënge. Elementët si infrastruktura moderne, metodat interaktive të mësimdhënies, teknologjia digjitale , zbatimi i saktë i programeve, mësimdhënës të kualifikuar dhe me përvojë bëjnë që rrjeti i qëndrave Sidi Education të ofrojë një standart shumë të lartë në mësimin e gjuhëve të huaja. Sidi Education ka gjithashtu si objekt të punës organizimin e provimeve të ofruara nga CaMLA – Cambridge Michigan Language Assessment si dhe kualifikime të mësuesve të gjuhës Angleze. Provimet e CaMLA janë të njohura nga MAS për të gjithë ata që janë duke ndjekur studimet Master dhe PHD, ku gjuha angleze është një kriter. Sidi Education zhvillon aktivitetin e saj në Shqipëri dhe Kosovë dhe ka partnerë kyҫ për aktivitetin e saj CaMLA, për organizimin e: EPT – Testi Institucional, YLTE (Young Learners Test of English), MET A2-C1 Level (Michigan English Test), MELAB B1-C1, si dhe AEAfE (American European Alliance for Education), Luxembourg për organizimin e provimeve të Michigan BCCE – B1, ECCE-B2, si edhe ECPE-C2. Shumë universitete, shkolla private dhe qendra të gjuhëve të huaja janë tashmë partnerë në zhvillimin e testimeve të Cambridge Michigan Language Assessment.