Syrija Zeka është lindur më 08 prill 1950 në Gjakovë.
Arsimin fillor e përfundoi në shkollën “Mustafa Bakija”, ndërsa gjimnazin e kreu në “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Pas përfundimit të gjimnazit, vazhdoi studimet në Fakultetin Filozofik, Seksioni i Matematikës (1968/1969). Në këtë fakultet, studimet ishin të ndara në dy shkallë: dy vitet e para dhe dy vitet e fundit. Pas përfundimit të shkallës së parë, fitoi diplomën si mësimdhënës i matematikës.
Në vitin 1970/1971 u punësua në Gjimnazin “Hajdar Dushi” si mësimdhënës i matematikës. Ndërkohë që punonte, përfundoi edhe shkallën e dytë të studimeve dhe mori titullin Profesor i Matematikës.
Si profesor i matematikës punoi deri në pensionim në vitin 2015. Pas pensionimit, vazhdoi të punojë në Kolegjin “Mehmet Akif” në Gjakovë deri në vitin 2018. Në total, ka mbi 48 vite përvojë në arsim.
Gjatë karrierës së tij, Syrija ka dhënë edhe kurse dhe mësim shtesë për përgatitjen e nxënësve dhe studentëve në matematikë. Në gjuhë të huaja, ai flet rrjedhshëm serbokroatisht dhe anglisht.
Në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Këshilltarë Komunal në Gjakovë, ai mban numrin 32.
Syrija Zeka
Syrija Zeka, profesor i matematikës me mbi 48 vite përvojë në arsim. Ka punuar në Gjimnazin “Hajdar Dushi” dhe Kolegjin “Mehmet Akif”.
Kandidat për Këshilltar Komunal nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, nr. 32 në listë.
09/10/2025
Want your school to be the top-listed School/college in Gjakova?
Click here to claim your Sponsored Listing.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Gjakova