SHFMU “Zef Lush Marku” Faqja Zyrtare

SHFMU “Zef Lush Marku” Faqja Zyrtare

Share

“ZEF LUSH MARKU” Brekoc

17/06/2026
Photos from SHFMU “Zef Lush Marku” Faqja Zyrtare's post 11/06/2026

Në shkollën tonë, u realizua një vizitë nga Klinika e Syrit, e udhëhequr nga Dr. Vjollca Gojani, ku iu nënshtruan kontrollit të syve të gjithë nxënësit e klasave të para.

Falënderojmë Dr. Vjollca Gojanin për përkushtimin dhe kontributin e saj në kujdesin për shëndetin e fëmijëve tanë.

Me këtë rast, lusim prindërit që të tregojnë kujdes të veçantë për shëndetin e syve të fëmijëve të tyre, duke kufizuar përdorimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike në kohë të caktuar dhe të kontrolluar.

Shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve mbeten prioriteti ynë i përbashkët.

Photos from Iniciativa e Femrës Kosovare - IFK's post 11/06/2026
Photos from SHFMU “Zef Lush Marku” Faqja Zyrtare's post 10/06/2026

Me rastin e konkursit “DUKË TALKS “Speak. Record. Inspire, katër nxënës të klasave V dhe VI të shkollës sonë morën pjesë me prezantime në gjuhën angleze. Pjesëmarrja e tyre u realizua me inkurajimin dhe mbështetjen e mësimdhënëses së gjuhës angleze, Fitore Gexha Zhaveli.
Për angazhimin e tyre, nxënësit u shpërblyen me mirënjohje për pjesëmarrje.

Photos from SHFMU “Zef Lush Marku” Faqja Zyrtare's post 08/06/2026

Në shkollën tonë u mbajt Festa e Abetares, një ngjarje e veçantë që shënon përfundimin e hapit të parë dhe më të rëndësishëm në rrugëtimin e dijes për nxënësit tanë.

Me recitime, këngë dhe aktivitete të ndryshme, nxënësit festuan me gëzim mësimin e shkronjave dhe leximin e fjalëve të para.
Kjo ditë është rezultat i përkushtimit të nxënësve, mësimdhënëseve dhe prindërve, të cilët i mbështetën në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Falënderojmë përzemërsisht prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe mësimdhënëset Albina Sokoli dhe Emonda Berisha për punën, përkushtimin dhe mundin e tyre në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë.

Urime të gjithë nxënësve për këtë sukses! Ju dëshirojmë shumë suksese në rrugën e dijes dhe të arsimit.

Photos from SHFMU “Zef Lush Marku” Faqja Zyrtare's post 05/06/2026

Nxënësit e klasave të nënta mbyllën kapitullin e tyre në arsimin fillor me organizimin e mbrëmjes së semimaturës.
Kjo mbrëmje u karakterizua nga emocione, gëzim dhe kujtime të bukura, duke shënuar përfundimin e një etape të rëndësishme në jetën e tyre shkollore.

Me këtë rast, falënderojmë prindërit për mbështetjen e vazhdueshme, mësimdhënësit për përkushtimin dhe punën e tyre ndër vite, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj mbrëmjeje.

Nxënësve tanë u urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejmë arsimor, shëndet dhe realizim të ëndrrave e synimeve të tyre.

Photos from SHFMU “Zef Lush Marku” Faqja Zyrtare's post 03/06/2026

Nxënësit e klasave të nënta zhvilluan një ekskursion një ditor së bashku me mësimdhënësit e tyre.
Gjatë këtij aktiviteti ata vizituan Radavcin, qytetin e Istogut, Pejën, Grykën e Rugovës, Gurin e Zi dhe Prizrenin.

Ky ekskursion u mundësoi nxënësve të njihen më nga afër me vlerat natyrore, kulturore dhe historike të vendit tonë, duke e bërë mësimin më praktik dhe më tërheqës.

Falënderojmë mësimdhënësit për përkushtimin dhe kujdesin e treguar gjatë realizimit të këtij aktiviteti.

Photos from SHFMU “Zef Lush Marku” Faqja Zyrtare's post 01/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në shkollën tonë u organizuan aktivitete të ndryshme me nxënësit e klasave fillore!

Gjatë ditës u zhvilluan lojëra edukative, aktivitete sportive dhe punime kreative, ku nxënësit shprehën talentin dhe kreativitetin e tyre në një atmosferë të gëzueshme dhe festive.

Falënderojmë mësimdhënësit për angazhimin dhe organizimin e suksesshëm të aktiviteteve, si dhe nxënësit për pjesëmarrjen dhe energjinë pozitive.

Gëzuar 1 Qershori – Ditën e Fëmijëve!

Photos from Drejtoria e Arsimit Gjakovë's post 01/06/2026
Photos from SHFMU “Zef Lush Marku” Faqja Zyrtare's post 31/05/2026

Me rastin e 80-vjetorit të themelimit të shkollës sonë, u organizua një program artistik i përgatitur nga nxënësit tanë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA): drejtori i Arsimit, z. Hysen Brahimaj, zyrtari i lartë për arsimin e mesëm të ulët, z. Dukagjin Ademi, si dhe zyrtari i lartë për cilësi në arsim, z. Bajram Salihu. Gjithashtu, morën pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme, prindër, mësimdhënës, ish-mësimdhënës dhe shumë bashkëpunëtorë, të cilët ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin dhe sukseset e shkollës sonë.

Gjatë ceremonisë u kujtuan arritjet dhe rrugëtimi 80-vjeçar i institucionit tonë arsimor. Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi, u ndanë mirënjohje për ish-mësimdhënësit, për kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim, si dhe për mësimdhënësit që gjatë këtij viti shkollor realizuan me sukses aktivitete të ndryshme edukative, kulturore dhe jashtëkurrikulare.

Falënderojmë të gjithë të pranishmit që, me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre, e bënë edhe më madhështor këtë jubile të rëndësishëm të shkollës sonë.

Want your school to be the top-listed School/college in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Brekoc
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00