Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bethany Christian Services - Kosovo, Str. Martirët e Kombit, Gjakova.
Vizioni :
Krijimi i premisave në funksion të një shoqërie me vlera të larta demokratike, e gatshme për vënje në jetë dhe rrespektimin të të drejtave të njeriut, me qëllim të zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror. Aktivetetet e Bethany Christian Services :
Menaxhon Qendrën mësimore në lagjën Brekoc, Komuna e Gjakovës e cila zhvillon aktivitetet si :
• Programi për parashkollorë dhe parafillor
•
Programi në mbështetje të detyrave të shtëpisë për nxënës fillorist të cilët e ndjekin mësimin nepër shkollat publike të qytetit të Gjakovës
• Kursi i Analfabetizmit për të rritur ,
• Programit për parandalimin e punes së fëmijëve SCREAM – Save the Children Rights by Education, Art and Media
• Ngritje e kapaciteteve për të rinjët dhe pjesetarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian ,
• Organizimi I trajnimeve profesionale për mesimdhënës, prindër dhe të rinjë vullnetarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian ,
• Takimet me përfaqesues të komuniteteve, prindër , shkolla dhe institucione të ndryshme,
• Shërbime shëndetësore në form të vaksinimit dhe këshilldhënjës mjekësore për pjesëtarë të komuniteteve ,
• Programe kulturore, sportive dhe rinore
Sukseset e arritura deri me sot konsistojne në :
o Gjithëpërfshirjen e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor të kosovës në të gjitha nivelet përfshirë ketu: Mesimin parafilor, parashkollorë, fillore, të mesem dhe të lartë . o Përmirësimin e cilësisë arsimore dhe parandalimi i braktisjës së shkolimit
o Zvogëlimi i numrit të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilët nuk dinë shkrim – lexim . o Ngritja e vetëdijës në komunitet mbi rolin e edukimit dhe arsimit të brezave të rinjë
o Zvogëlimi i numrit të fëmijëve të përfshirë në punë
o Ngritja e bashkëpunimit në mes institucioneve lokale dhe komunitetit
o Ngritja e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe vullnetarëve të komunitetit në kuadër të punës arsimore dhe edukative me femijë