09/02/2023
📣Risi në LANGUAGES NETWORK📣
✅Së shpejti edhe në qytetin e Gjakovës do të mbahet Olimpiada Ndërkombëtare për Gjuhë Angleze " HIPPO 2023" e cila çdo vit organizohet nga qendra “INFINIT TRAINING CENTER.”
Kjo qendër ka nënshkruar marreveshje bashkëpunimi me qendrën tonë “Languages Network”, përmes së cilës këto dy institucione do të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e Edukimit dhe Inovacionit!
Ndër të tjera, "Infinit Training Center" autorizon “Languages Network “ për organizimin e garës së Gjuhës Angleze” HIPPO 2023” për rajonin e Gjakovës!
✅Për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 6 deri 19 të interesuar për të qenë pjesë e Olimpiadës" HIPPO 2023" në testimin e njohurive në gjuhën angleze, tani ka filluar faza e pranimit të aplikimeve.
Olimpiada Hippo “Gjuha Angleze pa kufij” është Olimpiadë ndërkombëtare e cila promovon gjuhën angleze, sfidat e nxënësve në mbarë globin të cilët garojnë në njohuritë e gjuhës angleze si dhe përmirëson bashkëpunimin ndërmjet mësuesve. Kjo olimpiadë organizohet një herë në vit në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine. Në Kosovë Infinit Training Center, ka përfaqësinë e organizimit të “Hippo” – Kosova 2023. Olimpiada Hippo mundëson pjesëmarrjen për të gjithë nxënësit e grupmoshës prej 6-19 vjeç, të cilët mund t’i testojnë njohuritë e tyre nga gjuha angleze përballë moshatarëve të tjerë nga i gjithë globi.
Fazat e testimit të njohurive janë:
✅ Afati për regjistrim (deri më 15 mars 2023)
✅Rundi i parë (17-18 mars 2023)-Prishtinë
✅Semifinalja(21-22 prill 2023)-Prishtinë
✅ Qualifiers ( 22-25 maj 2023)- Venecia,Itali
✅ Finalja (tetor 2023)- Romë, Itali
✅Pagesa për regjistrim është 15€
✳️ Linku per aplikim:
https://forms.gle/hztaHvyF1ME4pxJ26
Ju mirëpresim!😊
---------------------------------------------------------------
Për detaje të tjera të aplikimit mund të paraqiteni në zyrën tonë , e cila gjindet ne afërsi të objektit të ri komunal, përballë librarisë“Nobeli”-brenda në tunel.
☎️Kontakti:
+38345 938 538
fcb: Kurse Gjuhësh / Infinit Training Center Languages Network