Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt

Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt

Share

Shkolla e mesme e lart gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë
GJIMNAZI I RI
FAQJA ZYRTARE NE FACEBOOK
OFFICIAL FANPAGE

Photos from Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt's post 15/04/2024

Me një organizim perfekt kuluro -artistik nën udhëheqjen brilante të prof. Migena Arllati është kremtuar ditëlindja dhe pensionimi i Drejtorit të shkollës z. Bedri Cahani .Sukseset dhe falenderimet ndaj mësimdhënësve , nxënësve , prindërve por edhe të gjithë kontributdhënësit e gjimnazit ishin fjalët e z. Cahani. Mirënjohje dhe falenderime dhe dhurata ishin edhe nga z.Anderson Drejtor për Siguri Publike në OSCE.Z.Gani Binaku shprehu fjalët më të përzgjedhura për bashkëpunimin.Deputeti Pal Lekaj evokoj momentet e përzgjedhjes së z. Cahani si vendimin më meritor të asaj kohe .Veterani i Arsimit z. Feti Dashi tha fjalë shumë të përzgjedhura për kontributin e z. Cahani për 44 vite.prof.Merita Shasivari në emër të mësimdhënësve falenderoj për bashkëpunimin shembullorë për 12 vite .Z. Fatos Axhemi në emër të këshillit të prindërve falenderoj përzemërsisht për bashkëpunimin .
Me pika të shumëta muzikore u përmbyll ky aktivitet . Z. Cahani i urojmë shëndet dhe mbarësi në familje 🙏

Photos from YMCA in Kosovo's post 06/04/2024
Photos from Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt's post 05/04/2024

Sot në kuader të bashkëpunimit të mrekullueshëm me UNICEF-in dhe YMCA drejtori i shkollës sonë z.Bedri Cahani është dekoruar me mirënjohje nga shefja e UNICEF-it NONA Zicherman .
Falenderojmë UNICEF dhe YMCA për kontributin 📖🙏

04/04/2024

Edhe në garat regjionale kampion në volejboll! Urime dhe suksese🥇🏆📖

Photos from Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt's post 12/03/2024

Sot me nderime të larta është kremtuar ditëlindja dhe pensionimi i Prof.Nimete Dula .Puna , angazhimi dhe përkushtimi ndaj nxënësve dhe kolegëve ishte tiparë dallues Prof. Nimete tha drejtori i shkollës z. Bedri Cahani. Fjalë të mrekullullueshme u thanë edhe nga kolegët dhe nxënësit
Shëndet , jetëgjatësi dhe mbarësi i urojmë 💐📖💐📖🙏

Photos from Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt's post 12/03/2024

Sukseset e gjimnazistëve skan të ndalur !

Sot është pritur në takim me drejtorin e shkollës z.Bedri Cahani nxënësi shembullor Robert Kusari .
Roberti dje ka marrë lajmin që është pranuar në universitetin prestigjoz Italian "University of Bocconi" në drejtimin ekonomi ndërkombtare dhe menagjment. Ky universitet vlerësohet si një prej lidereve botëror në këtë fushë.
Është nder dhe privilegj me bashkëbiseduar dhe bashkëpunuar me nxënës si Roberti .
I urojmë shëndet dhe suksese në jetë📖📖📖

Photos from Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt's post 23/02/2024

Për të tretën herë radhazi mësimdhënësja e Gjimnazit,,H.Dushi” është shpallur -,,Pedagogja më e mirë e vitit”.
Urime dhe suksese prof. Shpresa Haxhiu -Berisha 🥇🏆🥂

Photos from Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt's post 16/02/2024

Me aktivitete të shumta kulturore e sportive po kremtohet 17 Shkurtin Dita e Pavarësisë së Kosovës .Lavdi mirënjohje dhe shumë dashuri për të gjithë ata që kontribuan për këtë datë më të rëndësishme në histori për ne

14/02/2024

Dominim apsolut i nxënësve të Gjimnazit ,, H.Dushi” në lëndën e fizikës në garat komunale 📖🥇

Photos from Gjimnazi "Hajdar Dushi" - Gjakovë,Faq. Zyrt's post 08/02/2024

Me iniciativën e Rotary Club Prishtina International , shkolla Prishtina High School dhuroi 177 tituj të rinjë për bibliotekën e shkollës tonë.
Jemi shumë falënderues për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Në veçanti falënderojmë Znj. Fakete Pasha , Z. Arben Hoti si dhe Prof. Nita Bardhi për anazhimin maksimal që treguan gjatë realizimit të kësaj iniciative.
Falenderim dhe mirënjohje të veqant për kontributdhënësit 📖📖📖

Want your school to be the top-listed School/college in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Gjakova
50000