28/08/2026
📚 Gati për një vit të ri shkollor!
Të dashur nxënës,
Me kënaqësi ju mirëpresim në fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, në shtëpinë tonë të përbashkët, ku dijen, edukimin dhe zhvillimin personal i ndërtojmë së bashku.
Stafi i QAKP “Gjon N. Kazazi” është i gatshëm t’ju ofrojë mbështetje, përkushtim dhe bashkëpunim gjatë gjithë rrugëtimit tuaj shkollor.
Një urim i veçantë shkon për nxënësit që për herë të parë bëhen pjesë e shkollës sonë, ju urojmë një fillim të mbarë, ndërsa të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju dëshirojmë një vit të suksesshëm, me shumë arritje dhe rezultate të mira.
📅 Viti i ri shkollor fillon më 01.09.2026 (e martë).
⏰ Mësimi fillon në ora 08:00.
📌 Nxënësit e klasave XI dhe XII janë të obliguar të paraqiten në shkollë me uniformën e shkollës.
Ju urojmë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!
Mirë se vini dhe suksese!
Me respekt,
QAKP “Gjon N. Kazazi”