01/08/2025
Të nderuar banor të fshatit Ramoc,
Pas një pune intenzive të bashkvendasit tonë z. Ilir N Nrejaj i cili jeton dhe punon në shtetin e Zvicrës, kemi arritur me sukses të unifikojmë një llogo në formë te Amblemës e cila konsiderojm që përkon mjaft mir me identitetin e fshatit tonë .
1. "Sa i përket pamjes vizuele" , kjo amblemë pasqyron pamje unike e cila është reale në dukje nga një kendveshtrim i caktuar i fshatit Ramoc.
2. "Viti 1820" nënkupton ardhjet e para nga zonat e thella të Malësis së Gjakovës siq është ardhja e familjes se Deli Nue Nrejaj nga fsh. Palç i Merturit , të pasuara pastaj me ardhjet e tjera nga zonat e thella të Nikaj-Merturit.
3. "Shtrëngimi i duarve" nënkupton raportet mjaft vëllazërore në mes të gjith banorve të fshatit në gjitha kohërat , veqanërisht lidhjet miqësore në mes të familjeve Nikaj dhe Mertur , tradit kjo e ruajtur ndër breza nga të gjith.
4. "Shqiponja dykrenare" nënkupton atdhetarizmin e treguar historikisht në aspektin kombëtar, secili sipas mundësive dhe rrethanave të kohës.
Vlen të theksohet që nga fshati Ramoc jan shperngulur familje të shumta , sipas regjistrave kishtar ( Regjistri famulitar 1937) ky fshat numëronte mbi 75 familje , për atë kohe ishin te pakët fshatrat që kishin numër kaq të madh familjesh, sidomos në kushtet qfare dikur i kishte Ramoci .
Sot edhe pse të shpërngulur në vende të ndryshme si brenda Kosovës poashtu edhe në Shqipëri e vende te largëta të botës , secili banor i Ramocit e ruan dhe e tregon me fanatizëm dhe admirim vendin e origjinës.
Gjith mburremi kur tregojm që vendi i origjines sonë është Ramoci.
Nje nga elementet kulturore qe na dallon lehtesisht nga të tjerët , madje edhe nga fshatrat përreth ështe DIALEKTI apo theksi se si tingëllojm kur flasim, pos tjerash neve kemi një menyrë mjaft unike te të folurit.
Ne si administrator të faqës "Fshati Ramoc" kërkojm me mirëkuptim nga secili prej jush , kush e ndjen vetën në çfarëdo forme të lidhur në aspektin e identitetit me fshatin Ramoc t'a ruajm , t'a shperndajm, dhe t'a promovojm këtë Amblem , me qëllim që të kemi si simbol identifikues amblemen që po e prezantojm sot këtu.
Me respekt ,
Fshati RAMOC .