DEE TION BCCO
SHFMU "Zef Lush Marku" - Brekoc
SHKOLLA FILLORE DHE E MESME E ULËT '' ZEF LUSH MARKU '' BREKOC - Zyrtare
NJOFTIM
Njoftohen nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe akterët tjerë të shkollës se bazuar në kalendarin e MASHT-it, neser me datë 24.01 2024 fillon mësimi i rregullt i gjysëmvjetorit të dytë. Mësimi për klasët e nivelit 6-9 fillon në ora 8.00 ndërsa për nivelin 0- 5 mësimi fillon në ora 13.00.
Shkolla ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike dhe administrative për fillim sa më të mbarë të këtij gjysëmvjetori.
Drejtori i shkollës z. Pjeter Dodaj uron nxënësit dhe safin e shkollës për një vit të mbarë dhe me shumë suksese.
19/01/2024
Sot shkollën tonë e vizituan drejtoresha e DKA- Gjakovë znj. Eranda Kumnova Baçi, Shefi i Arsimit i DKA -Gjakovë z. Zymber Berisha dhe pjestarët e KFOR-it Amerikan. Drejtori i shkollës z. Pjeter Dodaj njoftoj të pranishmit mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe kushtet e punës në shkollë.
15/01/2024
12/01/2024
Aplikimet për trajnimin e Lidershipit (Niveli i Komunitetit) janë hapur, nxitoni dhe aplikoni tani.📲
Komunat ku programi do të jetë aktivë janë Prishtina, Peja, Gjakova, Rahoveci dhe Deqani.
Ky program ofrohet falas për të rinjtë e moshës 14 - 18 vjeç, dhe ka për qëllim të ndihmojë ata në zhvillimin e aftësive të tyre të udhëheqjes dhe t'i inkurajojë të pasojnë këto njohuri tek grupet tjera të të rinjëve. Programi do të përfshijë tema si: 'Vullnetarizmi', ''Të menduarit kritik'', ''Puna në ekip'', etj., si dhe sesione javore interaktive dhe sfiduese.
Linku për të aplikuar:
Aplikimi për trajnimin e Lidershipit (Niveli i Komunitetit) Ky program ofrohet falas për të rinjtë e moshës 14 - 18 vjeç, dhe ka për qëllim të ndihmojë ata në zhvillimin e aftësive të tyre të udhëheqjes dhe t'i inkurajojë të pasojnë këto njohuri tek grupet tjera të të rinjëve. Programi do të përfshijë tema si: 'Vullnetarizmi', ''Të m...
29/12/2023
Të dashur nxënës, të nderuar prindër, mësimdhënës dhe bashkëpuntor të shkollës, ju falenderojmë dhe u jemi mirenjohës për punën dhe angazhimin gjatë vitit që po e lëmë pas. Shprehim urimet më të mira për Vit i Ri 2024 t’ju sjellë shëndet, shumë gëzim dhe paqe, dashuri dhe sukses. Gëzuar Vitin e Ri 2024!
Drejtori: Pjeter Dodaj
29/12/2023
Sot nxënësit e klasëve të katërta dhe të pesta në shoqërim të mësimdhënseve kujdestare vizituan Kineman e qytetit dhe përcjellën filmin me titull .
Për nder të festave të fundvitit nxënësit e klasës së dytë dhe klasës së katert nën udhëheqjen e mësimdhënëseve Edona Dushi dhe Albina Sokoli organizuan një program të larmishem artistik.
23/12/2023
Në kuadër të planit dinamik të punës nxënësit e paraleleve të ndara në Vogovë të shoqëruar nga mësimdhënëset e tyre vizituan e Qytetit dhe e Qytetit, ku u njohën për së afërmi me punën, aktivitetet dhe shërbimet që ofrojnë këto institucione.
22/12/2023
Nxënësit e Klubit të Arteve me arsimtarin Robert Nikollbibaj, mbështetur nga Bethany Christian Services – Kosovo, morën pjesë me punime artistike në ekspozitën e hapur në Galerin e qytetit- Gjakovë me temen “Stop të gjitha llojeve të diskriminimit”
Një atmosfer festive po ndjehet në shkollën tonë pas dekorimit të ambienteve të shkollës dhe ndezjes së dritave në ''Bredhin e Vitit të Ri'' për festat e fundvitit.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Website
Address
Brekoc
Gjakova
50000
04/01/2024