31/08/2026
NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027
Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju dëshirojmë mirëseardhje dhe një vit të mbushur me suksese, arritje dhe bashkëpunim të mirë.
📚 Viti i ri shkollor fillon më
1 shtator 2026.
Urojmë që ky vit të sjellë rezultate sa më të mira në procesin mësimor dhe edukativ, përkushtim të vazhdueshëm dhe një mjedis të sigurt e të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.
Nxënësve u dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe zhvillimit personal, mësimdhënësve punë të mbarë e përkushtim, ndërsa prindërve bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme.
Le ta nisim së bashku këtë vit shkollor me vullnet, respekt, përgjegjësi dhe besim në sukses!
Mirë se vini dhe një vit të mbarë shkollor 2026/2027!
ORARI I MËSIMIT
Klasa parafillore I - mësuese Laureta Halilosmani fillon mësimin në ora 9:30
Klasa parafillore II - mësuese
Gjentile Soba fillon mësimin më ora 12:30
Klasa I - IV fillon mësimin në ora 13:00
Klasa V - IX fillon mësimin në ora 8:00
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës