04/09/2026
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Këshillin e Bashkësisë Islame në Skenderaj, ku u pritëm nga Kryetari dhe Kryeimami i Këshillit.
Gjatë këtij takimi, u njoftuam nga afër me punën dhe aktivitetet e Institutit të Hifzit, si dhe me angazhimin tonë në edukimin e nxënësve dhe mësimin përmendësh të Kur’anit.
Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit dhe për rëndësinë e përkrahjes së aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
E falënderojmë Kryetarin dhe kryeimamin për pritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë për bashkëpunim.