SHFMU "Fan Noli", Dujakë

SHFMU "Fan Noli", Dujakë Shkollë publike

👮‍♂️ VIZITË PUNE NË SHKOLLËSot, SHFMU “Fan Noli” – Dujakë u vizitua nga z. Kenan Brahimaj dhe z. Zeq Beka, nga Policia p...
01/09/2026

👮‍♂️ VIZITË PUNE NË SHKOLLË

Sot, SHFMU “Fan Noli” – Dujakë u vizitua nga z. Kenan Brahimaj dhe z. Zeq Beka, nga Policia për Siguri në Komunitet.

Gjatë takimit u diskutua për sigurinë e nxënësve, parandalimin e dukurive negative dhe bashkëpunimin shkollë–polici.

Faleminderit për vizitën dhe bashkëpunimin! 🤝📚

📚 1 SHTATOR – NJË FILLIM I RI!Sot hapëm një kapitull të ri drejt dijes dhe së ardhmes. Me bashkëpunimin e banorëve të Du...
01/09/2026

📚 1 SHTATOR – NJË FILLIM I RI!

Sot hapëm një kapitull të ri drejt dijes dhe së ardhmes. Me bashkëpunimin e banorëve të Dujakës, Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Inspektoriatit, u mundësua hapja e rrugës për hyrje-dalje në shkollë, në drejtim të fshatit Dujakë.

Faleminderit të gjithëve për kontributin dhe bashkëpunimin! 🙏
Suksese nxënësve dhe mësimdhënësve në vitin e ri shkollor! 📖🌟

30/08/2026

Të dashur nxënës dhe prindër,

Ju njoftojmë se më 1 shtator 2026 fillon viti i ri shkollor!

🕗 Klasat II–IX: ora 08:00
🕤 Klasa I: ora 09:30
🕗 Parafillorët: ora 08:00

Ju urojmë një vit shkollor të mbushur me suksese, dije, gëzim dhe shumë momente të bukura!

Mirë se vini në shkollë!

Të nderuar prindër, ju njoftojmë se është përzgjedhur katalogu i teksteve shkollore për vitin shkollor 2026/2027.Katalog...
14/08/2026

Të nderuar prindër, ju njoftojmë se është përzgjedhur katalogu i teksteve shkollore për vitin shkollor 2026/2027.

Katalogun e teksteve të përzgjedhura mund ta gjeni të bashkëngjitur në këtë njoftim.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!
Ju urojmë një vit të mbarë shkollor!

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

01/06/2026

Me shumë hijeshi, buzëqeshje dhe dashuri për traditën, vajzat tona dhuruan një performancë të mrekullueshme në festën e shkollës.

Në kuadër të Festës së Shkollës, sot në shkollën tonë u organizua një program edukativo-arsimor me rastin e 1 Qershorit,...
01/06/2026

Në kuadër të Festës së Shkollës, sot në shkollën tonë u organizua një program edukativo-arsimor me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve dhe Festës së Abetares. Përmes këngëve, valleve, recitimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, nxënësit tanë sollën atmosferë të ngrohtë festive dhe emocione të veçanta për të gjithë të pranishmit. Urime të gjithë fëmijëve këtë ditë të bukur!

25/05/2026

Falënderojmë Activism Roots për përzgjedhjen e shkollës sonë dhe nxënësve të klasës IX për këtë aktivitet të veçantë. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe mundësinë e dhënë për nxënësit tanë.

Ambient i gjelbëruar dhe i mirëmbajtur, që krijon hapësirë të këndshme dhe frymëzuese për nxënësit tanë.
19/05/2026

Ambient i gjelbëruar dhe i mirëmbajtur, që krijon hapësirë të këndshme dhe frymëzuese për nxënësit tanë.

Në kuadër të aktiviteteve edukative për shënimin e Ditës së Zjarrfikësve, nxënësit e ciklit 1–5 realizuan një vizitë në ...
08/05/2026

Në kuadër të aktiviteteve edukative për shënimin e Ditës së Zjarrfikësve, nxënësit e ciklit 1–5 realizuan një vizitë në stacionin e zjarrfikësve, ku patën mundësinë të njihen nga afër me punën, përkushtimin dhe rëndësinë e zjarrfikësve në shërbim të komunitetit.

Nxënësit u informuan rreth pajisjeve dhe mjeteve që përdoren gjatë intervenimeve, duke përfituar një përvojë të vlefshme edukative dhe argëtuese.

Falënderojmë zjarrfikësit për mikpritjen dhe gatishmërinë e tyre për të ndarë njohuri me nxënësit tanë.

Address

Dujakë
Gjakova
50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Fan Noli", Dujakë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Fan Noli", Dujakë:

Shortcuts

Share

Category