13/02/2026
Rreth Ramazanit
1. Ramazani është muaji i nëntë hënor dhe vjen pas muajit Shaban.
2. Ibn Mendhuri (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Fjala ‘Ramadan’ është marr nga
‘rameda’, që nënkupton kur agjëruesit i nxehet brendësia nga etja e madhe.”
3. Prej emrave të Ramazanit janë: muaji i agjërimit, muaji i faljes së namazit të
natës, muaji i sabrit, muaji i Ramazanit, muaji i Kuranit, muaji i fitoreve etj.
4. Transmetimi nga Haseni dhe të tjerë, se ‘emri Ramadan është një prej emrave
të bukur të Allahut’, është i dobët dhe jo i saktë.
Ngjashëm edhe hadithi që e përcjell Bejhekiu nga Ebu Hurjera (radijAllahu anhu)
se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: "Mos thoni Ramadan, sepse
Ramadan është prej emrave të Allahut, por thoni muaji Ramadan." Këtë hadith e
vlerësoi si të dobët vet Bejhekiu dhe dijetarë të tjerë.
5. Agjërimi i Ramazanit është i vlefshëm vetëm nëse bëhet nijeti (me zemër) gjatë
natës; nijet i përgjithshëm për tërë Ramazanin dhe nijet i posaçëm për çdo natë.
6. Nëse agjërimi është nafile (vullnetar) nuk kushtëzohet bërja e nijetit natën për
agjërimin e të nesërmes.
7. I lejohet xhunubit të bëjë nijet agjërimin para se të lahet dhe agjërimi i tij është
i saktë edhe nëse hyn si xhunub në kohën kur duhet të agjërohet. Mirëpo duhet
të lahet sa më parë, në mënyrë që ta falë sabahun në xhami, së bashku me
muslimanët e tjerë.
8. Shtatzëna është e njëjtë me të sëmurin. Nëse frikohet për shëndetin e saj apo
Rruga e drejtë - WordPress.com
të fetusit, e prish agjërimin dhe e kompenson pas Ramazanit dhe nuk e ka për
detyrë të japë ushqim.
9. Ibn Uthejmin rahimehullah: “I lejohet atij që është në itikaf të flasë me telefon
për t'iu ndihmuar muslimanëve.”
10. Shejh Feuzan: “Kush ka sëmundje kronike dhe e prish agjërimin, pastaj
shërohet prej saj, duhet t'i kompensojë ditët e lëna.”
11. Nëse femra e shkakton ardhjen e ciklit menstrual apo e pengon atë, atëherë
vendimi fetar për agjërim varet nga gjendja në të cilën është.
12. Nuk punohet me imsak (të takvimit) për nga aspekti i kujdesit dhe maturisë,
mirëpo e ke të lejuar të hash e të pish derisa të hyjë agimi i vërtetë.
13. Nuk i lejohet njeriut të udhëtojë me qëllim që t'i lejohet prishja e agjërimit,
sepse kjo do të thotë të bësh hile në fe.
14. Komisioni i përhershëm: “Nuk i lejohet nxënësit të prish agjërimin gjatë
mësimit për provime, sepse një gjë e tillë nuk është arsye për prishjen e tij.”
15. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “Masturbimi gjatë ditës së Ramazanit e prish
agjërimin dhe është haram (edhe jashtë tij). Kjo për shkak të hadithit kudsij:
"Agjëruesi e braktis epshin e vet për hir Timin."
16. S'ka gjë nëse nuhatet aroma e parfumeve dhe myskut, përveç nëse qëllimisht
e thith brenda tymin që del prej tyre.
17. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “S'ka gjë nëse agjëruesi përdorë pastën e
dhëmbëve, nëse nuk depërton në brendësinë e tij.”
18. Përdorimi i makijazhit dhe pudrave për qëllim të zbukurimit dhe vënia e
parfumit nuk e prishin agjërimin.
Rruga e drejtë - WordPress.com
19. Përdorimi i aparatit spërkatës për astmë, apo për vrasjen e insekteve, apo
largimin e djersëve e gjëra tjera të kësaj natyre, nuk e prishin agjërimin.
20. shejkh Feuzan: “Përdorimi i aparatit spërkatës për t'i dhënë aromë të mirë
gojës, nuk e prish agjërimin, përveç nëse depërton brenda fytit.”
21. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “S'ka gjë në përdorimin e pikave të syrit apo
të vesh*t, edhe nëse e ndien shijen e tyre në fyt.”
22. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “Nëse pikat e hundës arrijnë në fyt, e prishin
agjërimin, ngase hunda është vend prej nga ku mund të futet ushqimi.”
23. Anestezioni lokal apo i përgjithshëm dhe lëvizja e tij nëpër trup, nuk e prishin
agjërimin.
24 Injeksionet me të gjitha llojet e tyre nuk e prishin agjërimin, përveç nëse janë
ushqyese.
25. Pirja e duhanit e prish agjërimin dhe nuk lejohet të bëhet hile duke thithur
tymin e tij.
26. Përgojimi, bartja e fjalëve dhe gjëra të tjera të kësaj natyre, nuk e prishin
agjërimin, por e pakësojnë shpërblimin e tij.
27. Nuk lejohet vonimi i iftarit dhe shpejtimi i syfyrit, ashtu siç bëjnë rafidat.
28. Nëse femrës i vjen cikli para perëndimit të diellit, qoftë edhe për një moment
të shkurtë, i prishet agjërimi.
Rruga e drejtë - WordPress.com
29. Shejkh bin Baz rahimehullah: “Mbushja e dhëmbëve nuk e prish agjërimin,
edhe nëse ndien shije në fyt.”
30. Dhënia e gjakut për analiza nuk e prish agjërimin, ndërkohë që për hixhamen
ka mospajtime mes dijetarëve.
31. Ai që sëmuret në Ramazan, pastaj pas tij dëshiron të kompensojë ditët e lëna,
mirëpo e kupton që sëmundja e tij është kronike, nuk detyrohet me asgjë tjetër,
përveç dhënies së ushqimit për çdo ditë të lënë.
32. Lejohet që ushqimi t'i jepet vetëm një të varfri, apo një grupi të varfrish, apo
tridhjetë vetave prej tyre, pra aq sa janë ditët e Ramazanit. Lejohet të japësh atë
përnjëherë, qoftë në fillim të muajit, në mes apo në fund të tij, apo të ndarë në
ditë, edhe pse është më mirë të jepet sa më parë.
33. Kush vuan nga ndonjë sëmundje kronike dhe jep ushqim për të varfrit në fillim
të muajit të Ramazanit për tërë muajin, pastaj në mes të muajit apo gjatë disa
ditëve të tij, mjeku i tregon se është shëruar, ky njeri duhet t'i agjërojë ditët e
mbetura dhe nuk i mjafton ushqimi i dhënë në fillim të muajit.
34. I lejohet femrës, nëse është e nevojshme, që gjatë agjërimit ta provojë
ushqimin për të ditur se a ka kripë e gjëra të ngjashme, mirëpo nuk duhet ta
gëlltisë atë.
35. S'ka gjë të keqe nëse thithet avulli i ujit, nga ata që punojnë nëpër fabrikat e
pastrimit të tij, apo nga ta që i pastrojnë veturat.
36. Nënës i lejohet ta përtypë ushqimin e të voglit, nëse s'ka zgjidhje tjetër,
mirëpo s'duhet që ta përpijë atë.
37. S'ka gjë të keqe nëse agjëruesi detyrohet të shijojë ndonjë artikull që e blen
nga tregu. Ibn Abbasi radijAllahu anhu thoshte: "S'ka gajle nëse agjëruesi e
kërkon uthullën apo atë që dëshiron ta blejë." Ky transmetim është vlerësuar si
hasen (i mirë) nga imam Albani në "Irua El-Galil".
Rruga e drejtë - WordPress.com
38. Nëse agjëruesi përpin paqëllim atë që i është ngjitur për dhëmbë, apo është
aq e pakët saqë vështirë mund të ruhet prej saj apo ta qet jashtë gojës, atëherë
ajo gjë konsiderohet sikur të ishte pështymë
39. Nëse gjatë procesit të dializës (pastrimit të veshkës) ka nevojë për nxjerrjen e
gjakut, pastaj rikthimin e tij duke i shtuar edhe elemente kimike e ushqyese,
atëherë agjërimi prishet.
40. Kush ha dhe pi duke menduar se ende është natë, mirëpo pastaj i qartësohet
se ka hyrë agimi, nuk detyrohet me asgjë. Këtë mendim e zgjodhi edhe ibn Tejmije
rahimehullah. Ndërkaq, ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) thotë: "Allahu ta ka
lejuar ngrënien dhe pirjen kur dyshon në hyrjen e kohës së sabahut."
41 Kush ha apo pi nga harresa, agjërimi i tij është i saktë, pavarësisht se a është
obligim apo vullnetar. Ndërkaq, kujt i kujtohet duke e pasur ushqimin ende në
gojë, duhet ta qesë jashtë, në të kundërtën, agjërimi i prishet.
42 Nëse thirret ezani i sabahut dhe ena është në dorë, qoftë me ujë apo ushqim,
atëherë njeriut i lejohet të vazhdojë, mirëpo pa e tepruar. Nuk e ke për detyrë ta
heqësh jashtë atë që e ke në gojë sapo ta dëgjosh ezanin, sepse feja jonë është
shumë e lehtë e jo e rëndë.
43. Gjërat të cilave s'mund t'u iket, nuk e prishin agjërimin, si: përpirja e
pështymës, apo tubimi i saj në gojë, pastaj përpirja, apo pluhuri i rrugës, apo i
miellit, apo hyrja e tymit, apo e insekteve të vocrra, mirëpo nëse kjo ndodh
paqëllim.
44. Vjellja nuk e prish agjërimin, përveç nëse bëhet qëllimisht.
45. Besimi i njerëzve se nata e Kadrit është në natën e njëzeteshtatë të
Ramazanit, është besim i gabuar dhe i privon ata nga mirësi të shumta. Ajo
ndodhet në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, në njërën prej netëve tek të tij
dhe vazhdimisht zhvendoset nga njëra natë në tjetrën.
Rruga e drejtë - WordPress.com
46. Bërja e nijetit me gojë për agjërim është bidat (shpikje në fe), sepse vendi i
nijetit është zemra. Nijet do të thotë dëshira për veprim. Kush ha syfyr, veçse e ka
bërë nijetin për agjërimin e së nesërmes.
47. Nëse femra pastrohet nga cikli menstrual pak para hyrjes së kohës së sabahut,
e ka obligim ta agjërojë atë ditë dhe s'ka gjë nëse e vonon larjen e trupit.
48. Komisioni i përhershëm për fetua: “Studentëve nuk u lejohet ta prishin
agjërimin nga frika se bien në provime apo se nuk mund të përgjigjen siç duhet,
sepse kjo s'është arsye që e lejon prishjen e agjërimit.”
49. Imam Uthejmin rahimehullah: “Kujt i humb tërësisht mendja, nuk obligohet
me agjërim. Po ashtu, kujdestari i tij nuk e ka për detyrë të japë ushqim për të,
ngase detyrimi për agjërim ka rënë nga ai për shkak të humbjes së mendjes.”
50. Nëse gjatë ditës së Ramazanit, të çmendurit i kthehet mendja, apo femra
pastrohet nga cikli menstrual, apo udhëtarit i mbaron udhëtimi, apo shërohet i
sëmuri, apo hyn në pubertet i vogli, apo bëhet musliman jobesimtari, asnjëri nga
këta nuk detyrohet me agjërim të asaj dite, ngase nuk detyroheshin me të në
fillim të saj. Ndërsa, kush ndalet nga ngrënia e pirja në këtë ditë, kjo nuk u vlen
dhe duhet të kompensojë atë pas Ramazanit.
51. Atyre që punojnë punë të rënda nuk u lejohet të mos agjërojnë për shkak të
vështirësisë apo lodhjes së mundshme. Po ashtu, nuk lejohet mos agjërimi nga
frika (e imagjinueshme) se njeriu mund të goditet nga ndonjë sëmundje për shkak
të nxehtit të të verës.
52. Shejkh bin Baz rahimehullah: “Kënd e zë uria apo etja e madhe dhe frikohet
(gati është i bindur) për veten se do të vdesë, apo do t'i ikin shqisat apo njëra
prej tyre (mirëpo jo hamendësim), e prish agjërimin dhe pastaj e kompenson,
ngase ruajtja e vetës është obligim.”
53. Hyrja e Ramazanit pohohet duke e parë hënën e re, ndërkaq kalkulimet e
takvimeve nuk merren në konsideratë për hyrjen e muajit.
Rruga e drejtë - WordPress.com
54. Agjërimi është shëndet, mirëpo hadithi: "Agjëroni që të jeni të shëndetshëm",
nuk është i saktë. Atë e ka vlerësuar si të dobët imam Albani në "Da'if El-Xhami'",
nr. 3504.
55. "O Allah, mundësona ta arrijmë Ramazanin!" është një lutje e mirë. Mirëpo
hadithi i përhapur në mesin e njerëzve: "O Allah, na beko në Rexheb e Shaban dhe
na mundëso ta arrijmë Ramazanin!" është hadith i dobët. Imam Albani e vlerësuar
si të dobët në "Da'if El-Xhami'", nr. 4395.
56. Sikur njeriu të dinte se çfarë shpërblimi dhe sevapi ka në Ramazan, do të
dëshironte që ai kurrë mos të përfundonte. Mirëpo hadithi: "Sikur njerëzit të dinin
se çfarë ka në Ramazan, ummeti im do të dëshironte që tërë viti të jetë Ramazan”
është i dobët. Shih: "Da'if Et-Tergib", 1/302 të imam Albanit.
57. I tërë Ramazani është mëshirë, falje mëkatesh dhe lirim nga zjarri. Ndërkaq,
hadithi: "Fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij është falje dhe fundi i tij është lirim
nga zjarri." është i dobët. Shih "Da'if El-Xhami'", nr. 2135 të imam Albanit (Allahu
e mëshiroftë).
58. Ramazani është arenë e atyre që garojnë drejt punëve të mira. Askush nuk
tregohet dembel në të, përveç pasivëve e batallëve dhe askush nuk përpiqet në të
përveç prijatarëve. Mirëpo hadithi: "Allahu e shikon garimin tuaj në të, andaj
shfaqni Atij vetëm punë të mira." është i shpikur. Shih: "Da'if Et-Tergib", nr. 592.
59. Prej zakoneve të këqija gjatë Ramazanit është gjumi i tepërt, deri në atë
shkallë ku njeriu nuk e ndien kënaqësinë e agjërimit. Muslimani duhet ta mbushë
kohën e tij me dhikr dhe adhurim. Ndërsa hadithi: "Gjumi i agjëruesit është
adhurim, heshtja e tij është tesbih dhe lutja e vepra e tij janë të pranuara." është i
dobët. Shih: "Es-Silsile Ed-Dai'fe", nr. 4696 të imam Albanit.
60. Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi."
(El-Bekare, 183) Allahu e bëri atë obligim për një qëllim, urtësi dhe dobi, të cilën e
përshkroi me fjalët: "që të mund të ruheni nga të këqijat." Andaj, nëse
Rruga e drejtë - WordPress.com
devotshmëria jote nuk shtohet së bashku me agjërimin, atëherë dije se në
agjërimin tënd ka defekt, ndaj dhe rishikoje atë.
61. Gjatë abdesit shpërlaje gojën e hundën mirë e mirë, duke e futur ujin shumë
thellë, përveç nëse je agjërueshëm. Nuk ka dëshmi për atë që e ndalon agjëruesin
nga shpëlarja e tyre apo nga përdorimi i misuakut.
62. Allahu thotë në një hadith kudsij: "Agjërimi është për mua dhe unë
shpërblej për të." Sa nder i madh është ky për agjëruesin!
63. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “Enteroskopi i zorrëve (aparat i pajisur me
kamerë për kontrollimin e zorrëve që futet brenda nga goja) nuk e prish
agjërimin, përveç nëse lyhet me ndonjë materie ushqyese që e lehtëson hyrjen e
saj (si: uji që përdoret për pastrimin e kamerës). Në këtë rast, agjërimi prishet
për shkak të kësaj materie dhe jo për shkak të aparatit.”
64. Prej udhëzimit profetik është shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit.
65. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “Kush ka nevojë për prishjen e agjërimit në
mënyrë që të shpëtojë dikë që është duke u mbytur në ujë, apo për të fikur
ndonjë zjarr, e prish atë dhe pastaj e kompenson.”
66. Pilulat që vendosen poshtë gjuhës për të trajtuar sëmundjet e zemrës, nuk e
prishin agjërimin, përveç nëse përpihen.
67. Përdorimi i spirales nga ana e femrave, apo i medikamenteve për trajtimin e
infeksioneve të organit, apo kryerja e paptestit (kontrollit të qafës së mitrës) nuk
e prishin agjërimin. Po ashtu as përdorimi i supositorëve.
68. Nëse agjërimi të shkakton humbje të vetëdijes, e prish atë dhe e kompenson.
69. Kujt i humbet vetëdija gjatë ditës së agjërimit, pastaj i kthehet para
perëndimit të diellit, agjërimi i tij është i saktë, sepse ai e ka filluar ditën
agjërueshëm.
Rruga e drejtë - WordPress.com
70. Oksigjeni në formë gazi dhe anestezioni nuk e prishin agjërimin, përderisa të
sëmurit nuk i jepen materie ushqyese.
71. Në kuptimin gjuhësor fjala ‘agjërim (saum)’ do të thotë të përmbajturit.
Realiteti i të përmbajturit është dy llojesh: a) të përmbajturit material, pra nga
ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime, b) të përmbajturit shpirtëror nga gjërat e
kota, përgojimi, bartja e fjalëve, grindjet, zilia etj. Siç lexojmë në një hadith:
"Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të punuarit me të, le ta dijë se Allahu
nuk ka nevojë që ai ta lejë ushqimin dhe pijen."
72. Kush vdes gjatë muajit të Ramazanit, atëherë as ai dhe as kujdestari i tij nuk
detyrohen me asgjë, sa i përket pjesës së mbetur të muajit pa agjëruar.
73. Kush e merr vesh për fillimin e Ramazanit pas hyrjes së agimit, në atë ditë ai
duhet të përmbahet nga gjërat që e prishin agjërimin dhe duhet ta kompensojë
atë, sepse nuk ka agjërim ai i cili nuk e bën nijetin natën.
74. Kush e sheh agimin e vërtetë pa thirr ende ezani, ai vepron sipas asaj që e
sheh dhe nuk e merr në konsideratë ezanin. Po ashtu, edhe ai i cili e sheh diellin
duke perënduar, e prish agjërimin dhe nuk e pret thirrjen e ezanit.
75. Marrja e mostrave nga mëlçia apo organet tjera nuk e prishin agjërimin,
përderisa nuk shoqërohet me futjen e solucioneve.
76. Atyre që udhëtojnë shpesh, si: pilotët, tregtarët, transportuesit etj. u lejohet
ta prishin agjërimin edhe nëse kjo gjendje e tyre zgjatë tërë muajin e Ramazanit,
mirëpo e kanë për detyrë t'i kompensojnë ditët e lëna.
77. Kush është ende në tokë dhe e prish agjërimin pasi të perëndojë dielli, mirëpo
pasi të ngjitet aeroplani e sheh diellin, nuk obligohet me asgjë sepse ai e ka
plotësuar agjërimin.
78. Kur femra fillon t'i zëvendësojë ditët e lëna, nuk i lejohet ta prishë agjërimin,
përveç nëse ka ndonjë arsye fetare dhe po ashtu nuk e ka për detyrë të marrë leje
Rruga e drejtë - WordPress.com
nga burri për agjërimin e tyre, apo ta dëgjojë atë nëse e urdhëron për të mos
agjëruar.
79. Nëse gjatë agjërimit të Ramazanit femra i bindet burrit për marrëdhënie
intime, atëherë edhe ajo detyrohet me atë që detyrohet burri, për shkak se i
është bindur atij dhe që të dytë duhet të japin keffaretin (shpagimin), që është
lirimi i një robi. E nëse s'kanë mundësi, atëherë agjërojnë dy muajve rresht. E nëse
nuk munden, atëherë i ushqejnë gjashtëdhjetë të varfër. E nëse burri e detyron
për marrëdhënie intime, ajo duhet të refuzojë sa të mundet, dhe në këtë rast ajo
nuk obligohet me shpagim. Madje, ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë që
edhe agjërimi i saj është i saktë.
80. Nëse lehonës i vazhdon gjaku edhe pas të dyzetave, shumica e dijetarëve
thonë se e bën nijet agjërimin dhe pastrohet, përveç nëse vazhdimi i gjakut rastis
të jetë në kohën kur zakonisht duhet t'i vijnë menstruacionet. Në këtë rast, asaj
nuk i lejohet të agjërojë. Në të kundërtën, gjaku i saj është istihada dhe asaj i
lejohet të agjërojë.
81. Nëse femra e ndien lëvizjen e gjakut, mirëpo nuk e sheh apo nuk i del, veçse
pas perëndimit të diellit, atëherë agjërimi i saj për atë ditë është i saktë dhe nuk i
lejohet ta prishë atë, apo ta bëjë nijet një gjë të tillë.
82. Komisioni i përhershëm: “Nëse shtatzëna gjatë agjërimit vëren dalje të gjakut,
agjërimi i saj është i saktë dhe kjo nuk ndikon asgjë në agjërimin e saj.”
83. Femra e cila e di se cikli i saj është të nesërmen, vazhdon të agjërojë dhe nuk e
prish atë derisa të shohë gjakun.
84. Muslimanët e vendeve ku dallohet nata prej ditës, e kanë për detyrë të
agjërojnë edhe nëse dita zgjatet shumë.
85. Vendet në të cilat s'mund të dallohet nata prej ditës, agjërojnë sipas kohës së
vendit më të afërt me ta, në të cilin dallohet nata nga dita.
86. Pastrimi i vesh*t dhe heqja e dhëmbit nuk e prishin agjërimin.
Rruga e drejtë - WordPress.com
87. Futja e aparatit nëpër arteriet e zemrës për t'i incizuar apo trajtuar ato, nuk e
prish agjërimin.
88. Atë që trupi e thith nga lëkura, si: vajrat, yndyrat, melhemet, pastaj ato që
ngjitën për lëkure me qëllim të kurimit të cilat përmbajnë materie ushqyese apo
kimike, nuk e prishin agjërimin.
89. Femra e cila e arrin pubertetin, mirëpo i vije turp të tregojë këtë gjë dhe nuk
agjëron, duhet të pendohet dhe t'i zëvendësojë ditët e lëna.
90. Ai që duhet të japë ushqim (si kompensim), lejohet ta autorizojë një njeri të
besueshëm për këtë.
91. Dalja e medhjit dhe uedjit nuk e prish agjërimin, pavarësisht shkakut. Medhji
është lëng i hollë ngjitës që del nga epshi dhe i paraprinë spermës, ndërsa uedji
është lëng i bardhë që del para apo pas urinës dhe nuk ndërlidhet me epsh.
92. Prej hajnave të Ramazanit është edhe gjuha kur ajo lihet e lirë në përgojim, në
gënjeshtër, në bartje të fjalëve e mëkate të tjera.
93. Dalja e gjakut nga hundët apo nga mishi i dhëmbëve nuk e prish agjërimin,
porse nuk duhet të përpihet.
94. Prej vlerave të Ramazanit është se për çdo natë, prej fillimit e deri në fund,
Allahu liron numër të madh të njerëzve nga zjarri.
95. Nuk lejohet vonimi i ezanit të akshamit dhe as vonimi i iftarit qëllimisht për të
qenë më të sigurt, sepse në këtë ka kundërshtim të qartë ndaj Sunetit.
96. Nuk është kusht që ditët e lëna me arsye të kompensohen njëra pas tjetrës.
97. Disa femra kur t'u vijë cikli, turpërohen nga familja dhe agjërojnë se bashku
me të tjerët. Kjo vepër është haram dhe ato duhet të pendohen.
98. Burrave nuk u lejohet të mos falin në xhami namazin e akshamit, me
Rruga e drejtë - WordPress.com
arsyetimin se kanë për të ngrënë iftar. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
bënte iftar me hurma të njoma, apo të pjekura, apo pinte ujë dhe dilte në xhami.
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuk