07/09/2026
💡 Hapen aplikimet për dy akademitë e BONEVET Gjakova!
🔹 Academy of Makers — Edicioni IV | 15–18 vjeç
Pjesëmarrësit ndërthurin teknologjinë, inxhinierinë, artin dhe ndërmarrësinë për të zhvilluar ide, ndërtuar e testuar zgjidhje dhe prezantuar punën e tyre.
Për më shumë info: https://bonevet.org/academyofmakers/
🔹 Juniors Academy — Edicioni II | 11–14 vjeç
Përmes eksperimenteve dhe projekteve të përshtatura për moshën, pjesëmarrësit zbulojnë interesat, zhvillojnë aftësi praktike dhe fitojnë besim për të provuar idetë e tyre.
Për më shumë info: https://bonevet.org/juniorsacademy/
Falë përkrahjes nga RRONIFER, pjesëmarrësit e përzgjedhur përfitojnë 50% bursë. Aplikuesit me nevojë financiare mund të kërkojnë bursë të plotë në formular. Bursat janë të kufizuara.
⏳ Aplikimet: 7-20 shtator 2026.
👉 Zgjidh akademinë dhe plotëso formularin: https://forms.gle/q7C1JqBMBAvvbFR27