Shfmu "Anton Ҫetta" Dol

Shfmu "Anton Ҫetta" Dol Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu "Anton Ҫetta" Dol, School, Gjakova.

01/09/2026
URIME PER 1 SHTATORIN – FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënësMe rastin e fi...
31/08/2026

URIME PER 1 SHTATORIN – FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju urojmë mirëseardhje dhe një fillim të mbarë.

Urojmë që ky vit të sjellë shëndet, bashkëpunim, përkushtim dhe suksese të shumta për të gjithë.

Gëzuar 1 Shtatorin dhe punë të mbarë në vitin e ri shkollor! 📚🏫

🎉 Ditëlindja e 65 dhe pensionimi i kolegut tonë, Nikollë Lushi! 🎉Shënuam një ditë të veçantë për kolegun tonë Nikollë Lu...
10/08/2026

🎉 Ditëlindja e 65 dhe pensionimi i kolegut tonë, Nikollë Lushi! 🎉

Shënuam një ditë të veçantë për kolegun tonë Nikollë Lushi me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe pensionimit të tij.

Nikolla ishte një punëtor i mirë i përkushtuar dhe i sinqertë, i cili gjatë viteve të punës u dallua për korrektësinë, përgjegjësinë dhe respektin ndaj kolegëve.

Puna dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e kujtimeve të bukura të kolektivit tonë. E falënderojmë për çdo ditë pune, për bashkëpunimin dhe për respektin që ka treguar ndër vite.

I urojmë nga zemra shëndet, jetë të gjatë, pension të mbarë dhe shumë momente të lumtura pranë familjes! 🥂🎂

28/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

20/06/2026

Kujtime që mbeten, ëndrra që vazhdojnë!

Një kapitull mbyllet, një aventurë e re fillon. 📚✨Ju uroj shumë suksese, shëndet dhe arritje në rrugëtimin tuaj të ri ar...
20/06/2026

Një kapitull mbyllet, një aventurë e re fillon. 📚✨
Ju uroj shumë suksese, shëndet dhe arritje në rrugëtimin tuaj të ri arsimor. Vazhdoni të mësoni, të ëndërroni dhe të besoni në veten tuaj.

Suksese nxënës të dashur! 🌟

Qershor, 2026! Mirëmbajtja e ambientit të shkollës 🌸Në kuadër të mirëmbajtjes së ambientit shkollor, nxënësit mbollën lu...
08/06/2026

Qershor, 2026! Mirëmbajtja e ambientit të shkollës 🌸

Në kuadër të mirëmbajtjes së ambientit shkollor, nxënësit mbollën lule në oborrin e shkollës, duke e bërë atë më të bukur dhe më të gjelbëruar. Ky aktivitet promovon kujdesin për mjedisin dhe zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë tek nxënësit. 🌺🌿🏫
Falemiderit prindit Palush Nikolla për lulet !

📚 Festa e Abetares 2026 📚Nxënësit e klasës së parë kremtuan me gëzim dhe krenari Festën e Abetares, duke shënuar një hap...
07/06/2026

📚 Festa e Abetares 2026 📚

Nxënësit e klasës së parë kremtuan me gëzim dhe krenari Festën e Abetares, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes.

Përmes recitimeve, këngëve dhe aktiviteteve të ndryshme, ata dëshmuan njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë vitit shkollor, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të veçantë dhe suksese të vazhdueshme në rrugën e dijes!

Urime për mësimdhënësen Anita Gjini për përkushtimin me nxënësit gjatë këtij viti shkollor.
📖🎓

🌟 Mbrëmja e Gjysmëmaturës 2026 🌟Mbrëmja e gjysmëmaturës së nxënësve të klasës së IX ishte një mbrëmje e mrekullueshme, e...
05/06/2026

🌟 Mbrëmja e Gjysmëmaturës 2026 🌟

Mbrëmja e gjysmëmaturës së nxënësve të klasës së IX ishte një mbrëmje e mrekullueshme, e mbushur me emocione, gëzim dhe kujtime të bukura.

Së bashku festuam një etapë të rëndësishme të rrugëtimit shkollor të nxënësve tanë, duke ndarë momente të veçanta në një atmosferë të ngrohtë e festive.

Urojmë nxënësit tanë për sukseset e deritanishme dhe për rrugëtimin e tyre të mëtejmë drejt arritjeve të reja.

Urime dhe suksese të gjithëve! 🎓✨

Nxënësit e klasës së nëntë realizuan një shëtitje njëditore, e cila kaloi në një atmosferë shumë të mirë dhe të këndshme...
03/06/2026

Nxënësit e klasës së nëntë realizuan një shëtitje njëditore, e cila kaloi në një atmosferë shumë të mirë dhe të këndshme. Kjo veprimtari kishte karakter njohës dhe edukativ, duke u ofruar nxënësve mundësinë të mësojnë, të socializohen dhe të krijojnë përvoja të reja jashtë mjedisit shkollor.

Gjatë shëtitjes, nxënësit treguan sjellje shembullore, përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke e bërë këtë aktivitet një përvojë të suksesshme dhe të paharrueshme.

Falënderojmë nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin e kësaj shetitje !📚🚌

Address

Gjakova

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu "Anton Ҫetta" Dol posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shfmu "Anton Ҫetta" Dol:

Shortcuts

Share

Category