Shkolla ''Yll Morina'' - Gjakovë

Shkolla ''Yll Morina'' - Gjakovë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla ''Yll Morina'' - Gjakovë, Public School, Rruga "Hysni Dobruna", Gjakova.

🏃‍♂️ "Nxënësit në lëvizje! 🏃‍♀️Nën kujdesin e kryetarës  së shkollës dhe me planifikim të veçantë nga kryesia,nxënësit t...
16/09/2026

🏃‍♂️ "Nxënësit në lëvizje! 🏃‍♀️
Nën kujdesin e kryetarës së shkollës dhe me planifikim të veçantë nga kryesia,nxënësit tanë morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Gjakova Run Club! 🌳✨
Ata vrapuan 5 km rreth parkut të qytetit bashkë me atletin e njohur Tirron Mamusha dhe grupin e tij. 🏅👏
✨ Përfitimet nga ky aktivitet:
❤️ Shëndet e kondicion fizik nga vrapimi 5 km
⭐ Inspirim e motivim nga përvoja me atletë profesionistë
🤝 Puna në grup & fryma sportive mes nxënësve
🌿 Energji pozitive në natyrën e parkut të qytetit
Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë! 💪🔥

📚 U mbajt mbledhja për përzgjedhjen e Kryesisë së re të Këshillit të Nxënësve të shkollës sonë.Përmes votimit të fshehtë...
16/09/2026

📚 U mbajt mbledhja për përzgjedhjen e Kryesisë së re të Këshillit të Nxënësve të shkollës sonë.

Përmes votimit të fshehtë, nxënësit zgjodhën përfaqësuesit e rinj:

👩‍🎓 Kryetare: Ergisa Himaj
👨‍🎓 Anëtar: Erris Muqaku
👨‍🎓 Anëtar: Dion Bejtullahu

Në takim patëm kënaqësinë të kemi të pranishëm edhe ish-anëtarët e Këshillit të Nxënësve: Arza, Leandra, Arriti, Kaoni dhe Elina, të cilët ndanë me nxënësit përvojat, sfidat dhe momentet më të rëndësishme nga angazhimi i tyre në Këshill. 🤝

I falënderojmë për kontributin dhe përvojën e ndarë, ndërsa Kryesisë së re i urojmë shumë suksese, bashkëpunim dhe ide të bukura në përfaqësimin e zërit të nxënësve dhe në realizimin e aktiviteteve të ardhshme të shkollës. 🌟

🏔️ “Të gjithë në Gjeravicë” 🌿Në kuadër të këtij aktiviteti, shkolla organizoi përzgjedhjen e klasës më kreative, ku nxën...
16/09/2026

🏔️ “Të gjithë në Gjeravicë” 🌿

Në kuadër të këtij aktiviteti, shkolla organizoi përzgjedhjen e klasës më kreative, ku nxënësit patën mundësi të shprehin idetë, bashkëpunimin dhe kreativitetin e tyre përmes dekorimit të klasave.

Përzgjedhja ishte shumë e vështirë, pasi secila klasë kishte sjellë diçka të veçantë dhe ishte angazhuar me shumë përkushtim.

Pas vlerësimit nga komisioni, klasa 9/6 u shpall fituese si klasa më kreative dhe do të marrë pjesë në aktivitetin në Gjeravicë. 🏆🏔️

Po ashtu, klasat 9/3, 9/4, 9/5, 8/6, 8/4 dhe 8/1 treguan kreativitet dhe angazhim të jashtëzakonshëm dhe do të përfshihen në aktivitete të tjera që do të organizohen në vazhdim. 🌱

Një falënderim i veçantë për mësimdhënëset kujdestare Arta, Doreta, Blerina, Flutra, Marjeta, Sonila dhe Aida, si dhe për të gjithë nxënësit dhe prindërit për bashkëpunimin, përkushtimin dhe energjinë pozitive. ❤️👏

Urime klasës 9/6 për fitoren, ndërsa ju lumtë të gjitha klasave për punën dhe kreativitetin e treguar!

📢 THIRRJE PËR NOMINIME – ÇMIMET E VULLNETARIZMIT 2026 🏆Të dashur nxënës, prindër dhe anëtarë të komunitetit,🤝 TOKA ka ha...
11/09/2026

📢 THIRRJE PËR NOMINIME – ÇMIMET E VULLNETARIZMIT 2026 🏆

Të dashur nxënës, prindër dhe anëtarë të komunitetit,

🤝 TOKA ka hapur thirrjen për nominime dhe vetënominime për Çmimet e Vullnetarizmit 2026.

🌟 Kjo është një mundësi e mirë për të vlerësuar të rinjtë dhe individët që, përmes punës vullnetare, kanë dhënë kontribut të çmuar për komunitetin.

🏅 Në kategorinë për të rinjtë ndahen çmimet:
🔹 Vullnetari/ja i/e Vitit
🔹 Vullnetari/ja Guximtar/e i/e Vitit
🔹 Vullnetari/ja në Ngritje i/e Vitit

💶 Secili prej këtyre çmimeve shoqërohet me shpërblim prej 200 €.

📅 Afati i fundit për nominime/vetënominime është 25 tetor 2026.
🔗 Nomino përmes linkut:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/

💙 Le ta njohim, vlerësojmë dhe promovojmë kontributin e vullnetarëve tanë!


TOKA

🚔👮 Aktivitet edukativ në bashkëpunim me Policinë e KosovësNxënësit e shkollës sonë zhvilluan një aktivitet edukativ me P...
04/09/2026

🚔👮 Aktivitet edukativ në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Nxënësit e shkollës sonë zhvilluan një aktivitet edukativ me Policinë e Kosovës, me fokus në sigurinë, përgjegjësinë dhe respektimin e rregullave në komunikacion. 🚦🛑

Aktiviteti u realizua me policët e sektorit, Zeqë Beka dhe Kenon Brahimaj, të cilët bashkëbiseduan me nxënësit dhe ndanë këshilla të rëndësishme për sigurinë dhe sjelljen e përgjegjshme. 👮‍♂️📚

🙏 Falënderojmë Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin dhe kontributin në edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve tanë.

📚✨ Klasa 8/6 – fillimi i një viti të ri shkollor!Me energji, buzëqeshje dhe synime të reja, nxënësit e klasës 8/6, së ba...
03/09/2026

📚✨ Klasa 8/6 – fillimi i një viti të ri shkollor!

Me energji, buzëqeshje dhe synime të reja, nxënësit e klasës 8/6, së bashku me kujdestaren e tyre Marjeta Thaqi, nisën rrugëtimin e ri shkollor. 🌟

Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me suksese, dije, bashkëpunim dhe momente të bukura së bashku! 🎓📖

Suksese klasës 8/6 në vitin shkollor 2026/2027🏫

📚✨ Nxënësit e klasës IX/4, së bashku me mësimdhënësen kujdestare Doreta Dervishi Rizvanolli 👩‍🏫❤️, e nisën vitin e ri sh...
02/09/2026

📚✨ Nxënësit e klasës IX/4, së bashku me mësimdhënësen kujdestare Doreta Dervishi Rizvanolli 👩‍🏫❤️, e nisën vitin e ri shkollor me buzëqeshje 😊, energji pozitive 🌈 dhe synime të reja 🎯🌟.

Ju dëshirojmë një vit të mbarë shkollor 🏫📖, plot dije 💡, suksese 🏆, miqësi 🤝 dhe kujtime të bukura! 💫❤️

📚 🏫 🌟

Një ditë e veçantë sidomos për nxënësit e klasave të gjashta, të cilët nisën një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre shk...
02/09/2026

Një ditë e veçantë sidomos për nxënësit e klasave të gjashta, të cilët nisën një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre shkollor në shkollën tonë🏫💛

Me buzëqeshje, emocion dhe shumë kuriozitet, ata u mirëpritën në ambientet e shkollës sonë, gati për miqësi të reja, dije të reja dhe shumë suksese. 🌟📖

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe plot kujtime të bukura për të gjithë nxënësit tanë, e veçanërisht për klasat e 6-ta. 🎓🍀

Mirë se erdhët në familjen e SHMU “Yll Morina”! 💫

Address

Rruga "Hysni Dobruna"
Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla ''Yll Morina'' - Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category