Shkolla Zekeria Rexha - Faqja zyrtare

Shkolla Zekeria Rexha - Faqja zyrtare SHFMU '' Zekeria Rexha'' - Gjakovë

Më poshtë e keni të bashkëngjitur orarin e ri mësimor, i cili hyn në fuqi nga dita e hënë, 14 shtator 2026.
11/09/2026

Më poshtë e keni të bashkëngjitur orarin e ri mësimor, i cili hyn në fuqi nga dita e hënë, 14 shtator 2026.

MENAXHIMI ELEKTRONIK I TË DHËNAVE – një objektiv i rëndësishëm i PZHSH-së sonëNë kuadër të Fushës së Cilësisë A – Menaxh...
07/09/2026

MENAXHIMI ELEKTRONIK I TË DHËNAVE – një objektiv i rëndësishëm i PZHSH-së sonë

Në kuadër të Fushës së Cilësisë A – Menaxhimi dhe Qeverisja, PZHSH-ja e SHFMU “Zekeria Rexha” parasheh zhvillimin e një sistemi të unifikuar për menaxhimin elektronik të të dhënave dhe dokumentacionit të shkollës.

Pas punës së vazhdueshme në digjitalizimin e proceseve: biblioteka shkollore, libri amë, hyrje-daljet e mësimdhënësve, raportimi ditor, vlerësimi i nxënësve dhe statistika, e tash së fundi edhe një sistem i unifikuar për të dhënat dhe planifikimin digjital të mësimdhënësve, po krijojmë një mënyrë të re të organizimit dhe menaxhimit të shkollës.

Qëllimi i PZHSH-së është që të dhënat, dokumentet dhe planifikimet të jenë të organizuara, të qashme, të sigurta dhe funksionale, duke reduktuar administrimin në letër dhe duke rritur efikasitetin, transparencën dhe përgjegjësinë.

Një falënderim i veçantë për z. Berat Bejtullahu, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, përkushtimin dhe kontributin në realizimin e këtyre proceseve.

Krijimi i këtyre sistemeve nuk është thjesht digjitalizim. Është ndryshim i mënyrës së funksionimit të shkollës dhe një tjetër dëshmi se SHFMU “Zekeria Rexha” po ndërton një model të menaxhimit modern në disa dimensione.

“Ideja ekziston, realizimi digjital i saj po ndodh… sepse inovacioni nuk është vetëm të mendosh ndryshe, por ta kthesh të pamundurën në një zgjidhje që ndryshon të ardhmen.”

Me respekt
Pleurat Rudi

Për të na uruar një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, në shkollën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim drejtorin e...
04/09/2026

Për të na uruar një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, në shkollën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim drejtorin e Arsimit, z. Hysen Brahimaj, i shoqëruar nga zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit.

Vizita e tyre në fillim të vitit të ri shkollor ishte një mbështetje dhe vlerësim i veçantë për nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë stafin e SHFMU “Zekeria Rexha”.

Gjatë vizitës u përcollën urime për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me rezultate, bashkëpunim e përkushtim. Njëkohësisht, u vlerësuan përgatitjet e bëra në shkollën tonë dhe kushtet e krijuara për një fillim sa më të mirë të procesit mësimor.

Faleminderit z. Hysen Brahimaj dhe ekipit të Drejtorisë së Arsimit për vizitën, urimet dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Shoqata humanitare “Bereqeti” Dega - Gjakovë, gëzoi nxënësit e familjeve me ndihmë sociale, duke u dhuruar çanta së bash...
03/09/2026

Shoqata humanitare “Bereqeti” Dega - Gjakovë, gëzoi nxënësit e familjeve me ndihmë sociale, duke u dhuruar çanta së bashku me materialet e nevojshme shkollore.

Shoqata humanitare “Bereqeti”me udhëheqës Hoxhë Abdurrahman Bejtullahu, për nëntê vite me radhë gëzon nxënësit tanë.

që çdo herë mbështesni shkollën tonë!

Me respekt
Pleurat Rudi

31/08/2026

Një shkollë e bukur, e sigurt dhe e denjë për nxënësit tanë!

Nesër, më 1 shtator, dyert hapen për një vit të ri shkollor, me ambiente të pastra, me kushte të mira dhe shumë energji për të mësuar, krijuar e ëndërruar.

Mirë se vini, nxënës të dashur! Shkolla është shtëpia juaj e dytë. Na qoftë një vit i mbarë e plot suksese!

31/08/2026

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës të shkollës sonë

Më 1.9.2026 ditë e fillon procesi mësimor për Gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2026/27, për klasët parafillore deri në klasën e 9 sipas këtij orari mësimor:

:

nga ora 8:00 :
Klasa e katërt nga (IV-1 deri tek IV-8)
Klasa e dytë nga (II-1 deri tek II-7)
Klasa e tretë nga (III-1 deri tek III-4)
Klasët parafillore të mësimdhënëses D. Mamusha dhe A. Ponosheci.

nga ora 12:30 :
Klasa e pestë nga (V-1 deri tek V-7)
Klasa e parë nga (I-1 deri tek I-7)
Klasa e tretë nga (III-5 deri tek III-8)
Klasët parafillore të mësimdhënëses L. Zeka dhe K. Delija.

:
vetëm ditën e Marte duhet të jenë në ora 9:00 në objektin e shkollës për ta kuptuar për ditët në vazhdim, grupin, mësuesen, paralelen e tyre dhe orarin.

vetëm ditën e Marte duhet të jenë në ora 11:30 në objektin e shkollës për ta kuptuar për ditët në vazhdim mësuesen, paralelen e tyre dhe orarin.

:

nga ora 08:00: Klasa e VIII dhe IX

nga ora 13:00: Klasa e VI dhe VII.

e shkollës ju uron fillimin e mësimit, me shëndet dhe suksese për të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e shkollës.

Me respekt
Pleurat Rudi

Prindêr Më poshtë e gjeni të bashkëngjitur listën e librave për klasën e parë.
28/08/2026

Prindêr

Më poshtë e gjeni të bashkëngjitur listën e librave për klasën e parë.

Urime ditëlindjen! Urime pensionimin, mësimdhënësi i artit figurativ, z. Fiduli Axhemi!Pas shumë viteve punë të palodhsh...
24/08/2026

Urime ditëlindjen! Urime pensionimin, mësimdhënësi i artit figurativ, z. Fiduli Axhemi!

Pas shumë viteve punë të palodhshme, përkushtimi dhe dashurie për arsimin dhe artin, mësimdhënësi i Artit Figurativ, z. Fiduli Axhemi, i dha fund karrierës së tij në mësimdhënie.

Të shkruash dhe të flasësh për mësimdhënësin Fiduli, për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij ndër vite, nuk mjaftojnë as letrat, as orë të tëra. Ai nuk ishte vetëm një mësimdhënës i përkushtuar, por edhe artist në plot kuptimin e fjalës, i cili përmes ngjyrave, formave dhe krijimtarisë ka ditur ti u përcjellë brezave jo vetëm njohuri, por edhe dashurinë për artin dhe bukurinë.

Shkolla e njeh atë si punëtor të madh, parimor, të respektuar dhe, mbi të gjitha, si pedagog të mirë dhe artist të veçantë, i cili ka lënë gjurmë te shumë gjenerata nxënësish.

Sot, me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit, i urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë e të lumtur, ditë të mbushura me paqe, krijimtari dhe kënaqësi, si dhe një pensionim të rehatshëm pranë familjes së tij.

Fiduli, faleminderit për çdo ngjyrë që i dhe shkollës sonë, për çdo vepër që krijove dhe për çdo brez që e frymëzove!

Me respekt të veçantë,
Drejtoria e SHFMU “Zekeria Rexha”

E filluam sot vitin shkollor 2026/2027 me mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve, me këtë rend dite:1. Planifikimet vjet...
24/08/2026

E filluam sot vitin shkollor 2026/2027 me mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve, me këtë rend dite:

1. Planifikimet vjetore dhe dymujore
-Plani vjetor i punës së Aktivit Profesionale;
-Plani vjetor dhe dymujore të mësimdhënies;
-Plani vjetor i vlerësimit të nxënësve;
-Harmonizimi dhe afatet për përfundimin/dorëzimin e tyre.
2. Të ndryshme
-Licencimi i mësimdhënësve;
-Kujdestarët e klasave të VI-ta;
-Organizimi dhe çështjet që lidhen me klasat e I-ra;
-Uniformat e nxënësve;
-Çështje të tjera me rëndësi për fillimin e vitit shkollor 2026/2027.

U zotuam së bashku me kolegët mësimdhënës për më shumë punë, respekt, bashkëpunim dhe angazhim gjatë këtij viti të ri shkollor, me synimin që 2026/2027 ta bëjmë një vit edhe më të suksesshëm për nxënësit dhe shkollën tonë.

Me respekt
Pleurat Rudi

RIKUJTIM!Me datë 17.8.2026, fillon afati i dytë i regjistrimit të nxënësve për nivelin parafillor dhe për klasën e parë ...
14/08/2026

RIKUJTIM!

Me datë 17.8.2026, fillon afati i dytë i regjistrimit të nxënësve për nivelin parafillor dhe për klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027.

Ftojmë të gjithë prindërit që ti regjistrojnë fëmijët e tyre brenda afatit të paraparë, duke sjellë dokumentacionin e nevojshëm sipas udhëzimeve të shkollës.

Address

Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 07:00 - 19:00
Tuesday 07:00 - 19:00
Wednesday 07:00 - 19:00
Thursday 07:00 - 19:00
Friday 07:00 - 19:00

Telephone

+381390324333

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Zekeria Rexha - Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Zekeria Rexha - Faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category