SHFMU "Ganimete Tërbeshi" Ponoshec

Në shenjë nderimi dhe respekti për mësuesen tonë të dashur, Xhevahire Ukshini, sot në ambientet e shkollës sonë u mbajt ...
07/03/2026

Në shenjë nderimi dhe respekti për mësuesen tonë të dashur, Xhevahire Ukshini, sot në ambientet e shkollës sonë u mbajt një mbledhje komemorative.

Në këtë ditë të veçantë për arsimin dhe mësuesit, në vend që të festonim 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, ne u mblodhëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit një mësueseje të përkushtuar, e cila mbi 40 vite ia kushtoi arsimit dhe edukimit të brezave të tërë.

Me punën, përkushtimin dhe dashurinë e saj për dijen, ajo mbolli te nxënësit jo vetëm diturinë, por edhe dashurinë për atdheun dhe vlerat njerëzore. Kontributi i saj do të mbetet i paharruar në kujtesën e kolegëve, nxënësve dhe gjithë komunitetit.

Mbledhja u përcoll me emocione të thella, me lot dhe me shumë kujtime të ndara nga të pranishmit, të cilët vlerësuan lart jetën dhe veprën e saj të çmuar në shërbim të arsimit.

Në këto momente dhimbjeje, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të mësojnë prej saj.

Kujtimi dhe vepra e saj do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona.

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta ish  mësimdhënësja jonë e respektuar, Xhevahire  Ukshini.Ajo i...
06/03/2026

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta ish mësimdhënësja jonë e respektuar, Xhevahire Ukshini.

Ajo i kushtoi mbi 40 vite arsimit me përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për nxënësit, duke ndikuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave.
Largimi i saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin e të punojnë me të.
Kujtimi dhe kontributi i saj në arsim do të mbeten gjithmonë të çmuara.

Nesër, më 07.03.2026, në ora 10:00, në shkollë do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së saj.

Varrimi bëhet më 07.03.2026, në ora 14:00, në fshatin Morinë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që ndajnë këtë dhimbje.

Sot në shkollën tonë u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së mësuesit Ibër Sadrija.Të pranishmit ...
04/03/2026

Sot në shkollën tonë u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së mësuesit Ibër Sadrija.

Të pranishmit folën me respekt dhe mirënjohje, duke ndarë kujtime të çmuara dhe duke vlerësuar kontributin e tij të madh për shkollën dhe komunitetin tonë.

Me pikëllim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta mësimdhënësi ynë i nderuar, Ibër  Sadrija.Për 44 vite me radhë a...
03/03/2026

Me pikëllim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta mësimdhënësi ynë i nderuar, Ibër Sadrija.

Për 44 vite me radhë ai i shërbeu arsimit me përkushtim, ndershmëri dhe dashuri për dijen, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e shumë brezave. Humbja e tij është e madhe, por kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë në zemrat tona.

Nesër, më 04.03.2026, në ora 10:00, në shkollë do të mbahet mbledhje komemorative.

Varrimi bëhet më 04.03.2026, në ora 14:00, në fshatin Brovinë.

Ngushëllime të sinqerta familjes.

16/02/2026

Sot në shkollën tonë, përveç procesit të rregullt mësimor, u zhvilluan edhe aktivitete të shumta në kuadër të festës së 17 Shkurtit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ora e parë e mësimit iu kushtua kësaj date historike. Nxënësit dhe mësimdhënësit diskutuan për sakrificën ndër vite, për luftën çlirimtare, për dëshmorët e kombit dhe për momentin e shpalljes së pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e lirisë dhe shtetndërtimit.

Më pas u organizua programi festiv, ku nxënësit interpretuan këngë patriotike, recitime dhe valle, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot emocion. Aktiviteti u përmbyll me duartrokitje dhe krenari për rrugëtimin e shtetit tonë.

Në shkollën tonë u mbajt një aktivitet sportiv me rastin e Festës së Pavarësisë. Me këtë rast, arsimtari Veton Sadiku or...
13/02/2026

Në shkollën tonë u mbajt një aktivitet sportiv me rastin e Festës së Pavarësisë.
Me këtë rast, arsimtari Veton Sadiku organizoi gara sportive në pingpong, të cilat u zhvilluan brenda ambienteve të shkollës.
Nxënësit u përfshinë me shumë entuziazëm në lojëra sportive, duke u argëtuar dhe duke treguar frymë gare e bashkëpunimi.
Në përfundim të aktivitetit, u ndanë mirënjohje për nxënësit fitues, si vlerësim për angazhimin dhe suksesin e tyre.

10/02/2026
27/11/2025

Aktivitete për nder të Festës së Flamurit 🇦🇱

Në shkollën tonë u mbajt një takimshumë interesant me fotografin dhe adhuruesin e kafshëve të egra, kunxenësit patën mun...
26/11/2025

Në shkollën tonë u mbajt një takim
shumë interesant me fotografin dhe adhuruesin e kafshëve të egra, ku
nxenësit patën mundesine të shohin
foto dhe video të rralla të kapura nga vetë ai. Gjatë bashkëbisedimit u fol
per jetën e kafshëve të egra,
rëndesinë e mbrojtjes së natyrës,
kujdesin që ato kërkojnë, si dhe
dashurine ndaj tyre pa i rrezikuar.

Kjo orë u zhvillua pas përfundimit të
mësimit të rregullt, ndërsa nxënësit
morën pjesë vullnetarisht.

Falënderojmë sinqerisht fotografin
Blerim Gjoci dhe fotografin Shkelxen Rexha për ketë atmosferë të veçantë
dhe kontributin e tyre edukativ.

Aktivitet në kuadër të Muajit Rozë 🎀Nxënësit e klasave VI, VII, VIII dhe IX, nën udhëheqjen e mësueses Zylfie Osmani, zh...
24/10/2025

Aktivitet në kuadër të Muajit Rozë 🎀

Nxënësit e klasave VI, VII, VIII dhe IX, nën udhëheqjen e mësueses Zylfie Osmani, zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues për shënimin e Muajit Rozë – muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.

Gjatë aktivitetit, nxënësit prezantuan postera me mesazhe motivuese, duke përçuar frymën e solidaritetit dhe kujdesit për shëndetin.
Me këtë aktivitet, shkolla jonë përcolli mesazhin se kujdesi, dashuria dhe ndërgjegjësimi shpëtojnë jetë.

Lënda: BiologjiKlasa -VI- Njësia mësimore: Bimët – Farëzhveshurat dhe FarëveshuratArsimtarja: Zylfie Osmani
21/10/2025

Lënda: Biologji
Klasa -VI-
Njësia mësimore: Bimët – Farëzhveshurat dhe Farëveshurat
Arsimtarja: Zylfie Osmani

Address

Fshati Ponoshec
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 07:30 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38345556632

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Ganimete Tërbeshi" Ponoshec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Ganimete Tërbeshi" Ponoshec:

Shortcuts

Share