SHME "Kadri Kusari" Gjakovë faqja zyrtare

SHME "Kadri Kusari" Gjakovë faqja zyrtare Shkolla Profesionale : drejtime:Ekonomi,Juridike, Turizëm-Hoteleri,Bujqësi,Tek.ushqimore

Shkolla ofron keto drejtime: ekonomi, juridik, hoteleri, bujqesi, teknologji ushqimore.

KËRKESË PËR OFERTË- Uniforma shkollore për nxënës.
10/09/2026

KËRKESË PËR OFERTË- Uniforma shkollore për nxënës.

31/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës.

Më datë 01.09.2026 ditë e martë fillon procesi mësimor, viti i ri shkollor 2026/2027.

Ju njoftojmë se mësimi do të zhvillohet në dy ndërrime, sipas këtij orari:

Ndërrimi i paraditës klasët: 12/1; deri në 12/11; dhe klasët 11/1; deri në 11/9; nga ora 08 : 00.

Ndërrimi i pasditës klasët: 11/10; deri në 11/12; dhe klasët 10/1; deri në10/13; nga ora 13 : 00.

Një mirëseardhje të veçantë u dëshirojmë nxënësve të rinj të klasave të 10-ta, të cilët këtë vit për herë të parë bëhen pjesë e ShMLE “Kadri Kusari”.

Ju dëshirojmë të gjithëve një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm!

Mirë se vini në ShMLE “Kadri Kusari”!

Ju lutemi që të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit të respektojnë kodin e veshjes, duke u paraqitur në shkollë me veshje të përshtatshme për ambientin shkollor.

16/08/2026

* NJOFTIM *

REGJISTRIM NË KLASËN E 10 -TË – AFATI I DYTË

Të dashur nxënës dhe prindër,

Shkolla jonë ju njofton se regjistrimi i nxënësve në afatin e dytë do të zhvillohet më 17, 18 dhe 19 gusht 2026 nga ora 08:00 - 16:00.

Drejtimet dhe profilet që ofron shkolla jonë:

📊 EKONOMI:
Kontabilitet dhe tatime
Banka, financa dhe sigurime
Marketing dhe sh*tje
Shpedicion dhe logjistikë
Tregti me pakicë dhe shumicë

⚖️ JURIDIKË:
Nëpunës i administratës dhe shërbime të zyrës.

🥐🍞🥨 TEKNOLOGJI USHQIMORE:
Përpunues i ushqimeve dhe profesione të ngjashme.

🌲🌿 BUJQËSI: Agrobiznes.

Mos e humbni mundësinë për të ndërtuar të ardhmen tuaj profesionale!


Ju mirëpresim në shkollën tonë!

NJOFTIMNjoftohen të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturë...
12/08/2026

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026. Të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.

Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit do të mbahet më 29 gusht 2026, në ora 10:00.

Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen dhe për faktin që gjithmonë i jeni përgjigjur ftesave për nëntë mbledhjet e mbajtur...
13/07/2026

Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen dhe për faktin që gjithmonë i jeni përgjigjur ftesave për nëntë mbledhjet e mbajtura gjatë vitit shkollor 2025/2026, shprehim mirënjohjen tonë për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj.
Në mbledhjen e sotme u trajtuan këto pika të rendit të ditës:
1.Analiza e suksesit të nxënësve për vitin shkollor 2025/2026.
2.Miratimi i lëndëve zgjedhore për vitin shkollor 2026/2027.
3.Aprovimi i prioriteteve nga ana e KDSH-së për PZHSH-në 2026–2029.
Ju falenderojmë edhe një herë për bashkëpunimin gjatë këtij viti shkollor dhe ju urojmë shëndet, pushime të mbara dhe suksese në vazhdim!

11/07/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër dhe nxënës,
Ju njoftojmë se, pas përfundimit të procesit të aplikimit për regjistrim në klasën e 10-të, rezultatet janë publikuar në ambientet e shkollës.

Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë prindërit dhe nxënësit që na besuan dhe zgjodhën shkollën tonë për të vazhduar rrugëtimin e tyre arsimor. Besimi juaj është motivim dhe përgjegjësi për ne që të vazhdojmë të ofrojmë arsim cilësor dhe një mjedis të sigurt e frymëzues për çdo nxënës.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë mësimdhënësit që ishin pjesë e procesit të pranimit, si dhe për Komisionin për Përzgjedhjen dhe Regjistrimin e Nxënësve, për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur gjatë këtij procesi.

Nxënësit të cilët gjenden në listën e nxënësve që nuk janë pranuar kanë të drejtë të paraqesin ankesë më datë 13 dhe 14 korrik, tek sekretarja e shkollës, nga ora 09:00 deri në 12:00.

Ankesat e paraqitura pas kësaj periudhe nuk do të merren në shqyrtim.
Të gjithë nxënësve të pranuar u urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre të ri në shkollën tonë!

Drejtoria e Shkollës

Në kuadër të zbatimit të Planit për Zhvillim Profesional të shkollës, një grup mësimdhënësish kanë përfunduar me sukses ...
10/07/2026

Në kuadër të zbatimit të Planit për Zhvillim Profesional të shkollës, një grup mësimdhënësish kanë përfunduar me sukses trajnimin me titull "Economic Pedagogy Training", të organizuar nga EFI Kosovo në bashkëpunim me HATS dhe Florida State University.

Ky trajnim u mundësoi pjesëmarrësve të përvetësojnë njohuri dhe praktika bashkëkohore në fushën e pedagogjisë ekonomike, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit profesional të vazhdueshëm.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për trajnerët Fisnik Reçica, Ermal Lubishtani si dhe Instituti Riinvest të përfaqësuar nga znj. Alma Bajramaj për mbështetjen dhe mundësinë e ofruar për pjesëmarrje në këtë trajnim të vlefshëm.

Kositja e barit në pemishten e shkollës është një përkushtim dhe obligim i vazhdueshëm, që kontribuon në mirëmbajtjen e ...
10/07/2026

Kositja e barit në pemishten e shkollës është një përkushtim dhe obligim i vazhdueshëm, që kontribuon në mirëmbajtjen e ambientit.

SHMLE "Kadri Kusari" – GjakovëSHPALL KONKURS për pranimin e nxënësve në klasën e X (dhjetë) për vitin shkollor 2026/2027...
06/07/2026

SHMLE "Kadri Kusari" – Gjakovë
SHPALL KONKURS për pranimin e nxënësve në klasën e X (dhjetë) për vitin shkollor 2026/2027.
Ftohen të gjithë nxënësit që kanë përfunduar arsimin e mesëm të ulët të aplikojnë për regjistrim i cili fillon me 7,8,9 korrik.

Address

Normalja E Gjakoves, Nr. 27
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+383390327863

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHME "Kadri Kusari" Gjakovë faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHME "Kadri Kusari" Gjakovë faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category