Një ambient i sigurt, i dashur dhe edukativ për zhvillimin e fëmijës tuaj 🌼 Kopshti Andrra ofron përkujdesje ditore për fëmijët e moshës 9 muaj deri në 6 vjeç. Qasja jonë edukative bazohet në filozofinë e punës Montessori, e cila mundëson që fëmijët përmes punës vetë-drejtuese, të mësuarit përmes shqisave dhe lojës bashkëpunuese të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Kopshti ofron mundësitë më të mira që fëmijët të fillojnë jetën e tyre në një mjedis të dashur dhe të sigurtë duke ju mundësuar përvojat më të mira të të mësuarit, zhvillimit intelektual, mbështetjes emocionale, sociale dhe zhvillimit të personalitetit në tërësi. Për më tepër kopshti ofron një ambient të pastër ekologjik sipas standardeve më të larta, hapësira të përshtatura mirë sipas nevojave të fëmijëve si dhe një meny të pasur duke përfshirë produkte të ushqimit bio, bazuar në standardet nderkombëtare të të ushqyerit. Nën përkujdesjen e ngrohtë të një stafi profesional dhe të trajnuar mirë, fëmijët do të ndjehen gjithmonë të mbështetur, të fuqizuar dhe të motivuar për të kërkuar përvoja te reja të të mësuarit, zhvillimit të konceptit pozitiv për veten, autonomisë, vetëbesimit dhe kreativitetit. Kopshti Andrra mbi të gjitha promovon politika të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, të barazisë dhe jodiskriminimit ku ruajtja e mirëqenies psikologjike dhe fizike është njera ndër objektivat themelore të programit tonë. Shërbimet e kopshtit janë:
•Përkujdesje ditore gjatë 5 ditëve të punës nga ora 07-17:00;
•Shërbim 24h;
•Ofrim të aktiviteteve shtesë për fëmijët me nevoja të vecanta në shërbimet e kopshtit;
•Mbështetje dhe këshillim psikologjik individual dhe grupor për prindër dhe fëmijë, nga psikologe klinike dhe shkollore të punësuara në baza ditore;