Shërbimet për fëmijë përfshijnë:
Klasat parafillor, mosha (5-6 vjeç),
Klasat (I-V) dhe (Vl-IX) mësim shtesë-detyra të shtëpisë,
Kurse të gjuhëve të huaja:(gjuhë angleze dhe gjermane),
Seanca pedagogjike për fëmijë me nevoja të veçanta,
Shkolla verore të organizuara çdo vitë duke përfshirë moshat (7-12 vjeç). Shërbimet për të rritur:
Kurse të gjuhëve të huaja
• Gjuhë angleze duke përfshirë të gjitha nivelet (A1-C2),parapërgaditje për TOELF
• Gjuhë gjermane duke përfshirë të gjitha nivelet(A1-C2),parapërgaditje për OSOL-TELC,
• Seanca pedagogjike dhe vlerësime psikologjike. Ky program ofron edukim cilësor për fëmijët parashkollorë, ndihmë dhe mbikqyrje në pregaditjen e detyrave të shtëpisë si dhe përforcimin e mësimeve, nga të gjitha lëndët mësimore. Mësueset e qendrës janë të gjitha të kualifikuara në profilet që qendra kërkon.Gjithashtu përkujdesen për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe përkushtim në punën e vazhdueshme është që tek nxënësi të mbjell shprehi pune dhe mësimi duke synuar vlerat bazë të nxënjes së dijes
Misioni
Të zhvillojmë shkathtësit akademike te nxënësit në të gjitha lëndët mësimore. Po ashtu t’i inkurajojmë ata që të bëhen sa më të sukseshëm
Vizioni
Qëllimi jonë është që të ofrojmë edukim dhe mësim për nxënës bashkëkohorë të cilët do jenë të pregaditur t’i tejkalojnë sfidat e jetës moderne. Synojmë që brezat e rinjë ti paisim me përkushtim dhe dituri adekuate që do ti avansojnë në rrugën e suksesit. Jemi udhërrëfyes në realizimin e qëllimeve të tyre arsimore dhe profesionale.