SHFMU Dëshmorët e Hereçit

SHFMU Dëshmorët e Hereçit Shkolla Fillore e Mesme e Ulët

31/08/2026

📚 URIME FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/27!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, urojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të mbarë, me shëndet, përkushtim, dije dhe shumë suksese! ✨

Qoftë ky fillim i një rrugëtimi të bukur, plot mësime të reja, miqësi, buzëqeshje dhe arritje të mëdha. 📖💙

Me dije, përkushtim dhe besim, çdo ëndërr mund të bëhet realitet!

Suksese të gjithëve! 📚✨🏫

Sot në shkollën tonë u organizua turniri i futbollit ndërmjet paraleleve. Aktiviteti u organizua nga mësimdhënësit e Edu...
16/06/2026

Sot në shkollën tonë u organizua turniri i futbollit ndërmjet paraleleve. Aktiviteti u organizua nga mësimdhënësit e Edukatës Fizike, Gentiana Gashi dhe Egzon Nezaj.
Falënderojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, korrektësinë dhe sjelljen e mirë sportive gjatë gjithë turnirit. Urime ekipit fitues dhe suksese të gjithëve në aktivitetet e ardhshme sportive!

Sot në SHFMU "Dëshmorët e Hereçit " në Hereç u mbajt festa e shkollës "Dëshmorët e Hereçit " që është një ditë e veqantë...
23/04/2026

Sot në SHFMU "Dëshmorët e Hereçit " në Hereç u mbajt festa e shkollës "Dëshmorët e Hereçit " që është një ditë e veqantë që kujton rënien e Dëshmorëve të Hereçit të cilët me 23 prill 1998 u bënë gur në themelet e shtetit të Kosovës .

Të pranishëm në këtë manifestim ishin familjar dhe miq të dëshmorëve të Hereçit fshatit që ka dhënë 20 dëshmor dhe 15 martir për lirinë e Kosovës .

Na nderuan me pjesmarrje Institucionet komunale konkretisht Drejtoria e Arsimit e përfaqësuar nga Drejtori Hysen Brahimaj .

Nxënësit përgatitën një program festiv me këngë dhe valle ku u rikujtua sakrifica dhe heroizmi i Dëshmorëve të Hereçit .

Poashtu me mirënjohje u nderuan të mbijetuarit e pritës së 23 Prillit 1998 ku u vlerësua edhe kontributi i tyre në këtë histori lufte dhe mbijetese .

Ata janë krenaria e shkollës sonë ,ranë me mbet Kosova .

Sot në ditën e Tokës shkolla "Dëshmorët e Hereçit " mori disa aksione që kanë të bëjnë me shënimin e kësaj dite të veqan...
22/04/2026

Sot në ditën e Tokës shkolla "Dëshmorët e Hereçit " mori disa aksione që kanë të bëjnë me shënimin e kësaj dite të veqantë ,kështu së bashku me nxënës u mbjellën fidane të dhuruara nga Drejtoria e Arsimit të cilat e zbukuruan ambientin e shkollës .
Duke qenë se jemi në prag të festës së shkollës dhe kujtimit për Dëshmorët e Hereçit poashtu së bashku me nxënës në një aksion simbolik është bërë pastrimi deri tek memoriali i Dëshmorëve .

Dita është përmbyllur me ligjëratë mbi rëndësinë e ditës së Tokës në ruajtje të ambientit kudo që jemi si shoqëri .

22/04/2026
Në prag të përvjetorit të rënies së Dëshmorëve të Hereçit dhe festës së shkollës që me krenari mban këtë emër të rinjet ...
09/04/2026

Në prag të përvjetorit të rënies së Dëshmorëve të Hereçit dhe festës së shkollës që me krenari mban këtë emër të rinjet e fshatit Hereç me aksion vullnetar kanë ndërruar panon e shkollës duke vendosur një pano të re që simbolizon sakrificën dhe vlerat e dëshmorëve të fshatit që nderojnë shkollën tonë .

Drejtori dhe mësimdhënësit falënderojnë të rinjët e fshatit pëŕ këtë kontribut domethënës .

Sot, në ambientet e shkollës tonë u festua dita e numrit π (Pi), e njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Matematikës.Ek...
13/03/2026

Sot, në ambientet e shkollës tonë u festua dita e numrit π (Pi), e njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Matematikës.

Ekspozita e përgatitur nga nxënësit së bashku me arsimtarët e matematikës tregon se matematika nuk është vetëm numra dhe formula, por edhe kreativitet, logjikë dhe imagjinatë.

Në këtë ditë të shënuar të 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës SHFMU "Dëshmorët e Hereçit " uron nxënësit ...
17/02/2026

Në këtë ditë të shënuar të 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës SHFMU "Dëshmorët e Hereçit " uron nxënësit ,mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e kësaj feste të madhe të shtetit tonë .

Gjaku dhe sakrifica edhe e dëshmorëve të Hereçit janë udhërrëfyese për ne dhe gjeneratat e reja .

Të gëzojmë së bashku këtë ditë të madhe feste .

Në kuadër të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me psikologen Xufe Sadiku-Fetahaj, n...
05/12/2025

Në kuadër të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me psikologen Xufe Sadiku-Fetahaj, nxënësit tanë nga cikli i ulët dhe ai i lartë u bashkuan në një aktivitet të veçantë për të shprehur mbështetjen, dashurinë dhe respektin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta. ✨

Nëpërmjet mesazheve të shkruara me dorë, fëmijët ndanë mendime të sinqerta që përcjellin empati, mirëkuptim dhe solidaritet. 📝❤️

Ky aktivitet jo vetëm që i afron nxënësit me njëri-tjetrin, por edhe i mëson ata vlerën e pranimit dhe mirësisë.

🤗 Le të vazhdojmë të ndërtojmë një mjedis ku çdo fëmijë ndihet i përfshirë, i respektuar dhe i vlerësuar!

Sot në SHFMU "Dëshmorët e Hereçit " u organizua program festiv për nder të 28 Nëntorit festës së flamurit.Nxënësit u par...
27/11/2025

Sot në SHFMU "Dëshmorët e Hereçit " u organizua program festiv për nder të 28 Nëntorit festës së flamurit.
Nxënësit u paraqitën me pika të ndryshme muzikore ku u kujtua lufta, historia dhe pavarësia kombëtare.
Kjo datë e shënuar na kujton sakrificën dhe kujtesën historike në formimin e identitetit tonë kombëtar.

Address

Gjakova
50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU Dëshmorët e Hereçit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU Dëshmorët e Hereçit:

Shortcuts

Share

Category